Libri i Proverbave
Rezart Beka
Ashtu siē e pamė edhe nga trajtimi qė bėn autori, megjithėse libri i Proverbave nė hyrjen e tij ia njeh tė gjithė veprėn Salomonit, e vėrteta ėshtė se ajo nuk ėshtė shkruar nga ky i fundit, ose tė paktėn nuk ėshtė shkruar tėrėsisht prej tij.
Megjithėse autori i librit ka sjellė prova tė qarta nė lidhje me kėtė fakt, ne do ta mbėshtesim atė duke cituar pohimet e studiuesve tė krishterė nė punimet e tyre pėr tė njėjtin problem.
Dom Simon Filipaj, nė pėrkthimin e Biblės nė gjuhėn shqipe thotė: Sikurse pesėlibėrshi pėr autorėsi iu mbėshtet Moisiut, po ashtu edhe librat e letėrsisė sė urtėsisė iu mbėshtetėn Mbretit Salomon, birit tė Davidit, megjithėse dihet se autori nuk mund tė jetė Salomoni (Bibla- pėrkthim dhe shtjellim nga Dom Simon Filipaj, vep. e cit., f. 831); ndėrsa nė njė nga pėrkthimet e Biblės nė gjuhėn italiane pranohet se: Autori ėshtė i panjohur (La Sacra Bibbia, Edizioni Paoline, Romė 1968, f. 723)
Nė njė komentar biblik nė gjuhėn angleze thuhet: Emri i Salomonit shfaqet nė tri pjesė tė librit - 1:1; 10:1 dhe 25:1. Ekziston, pra, njė pretendim i autorėsisė salomonike pėr seksionin mė tė madh apo nė tė vėrtetė pėr gjithė seksionin, pėrveē pjesėve III, 22:17-24:22; IV, 24:23-24, dhe V, 30:1-31:31. Ky pretendim ėshtė kundėrshtuar nga studiuesit kritikė. (The Wycliffe Bible Commentary, vep. e cit., f. 554). I tė njėjtės vije mendimi ėshtė edhe njė tjetėr komentar i njohur biblik nė gjuhėn angleze, nė tė cilin thuhet: Tė vjetrit e konsideronin pėrmbledhjen e proverbave si tė hartuar tėrėsisht nga Salomoni
Zbatimi i kriticizmit historik ēoi nė pėrfundimin se autorėsia e drejtpėrdrejtė salomonike e cilėsdo pjese tė madhe tė Proverbave ishte tejet e pamundur (Marvin Tate, The Broadman Bible Commentary, Proverbs, f 4; cituar nga The KJV Parallel Bible Commentary; Thomas Nelson Publishers; Neshvil, Tenesi 1994, f. 1198).
Nga sa u pa mė lart, mund tė themi me siguri tė plotė se ndryshe nga ēfarė pohohet nė prologun e librit tė Proverbave, ai nuk ėshtė vepėr e Salomonit, ose sė paku nuk ėshtė i tėri vepėr e tij.
Njė tjetėr problem qė shfaqet gjatė studimit tė kėtij libri ka tė bėjė me shtesat dhe pėrpunimet qė ka pėsuar libri gjatė shekujve. A ėshtė ky libėr vepėr e njė autori tė vetėm nga fillimi deri nė fund, apo versioni origjinal i librit ka pėsuar pėrpunime, rishikime, shtesa dhe modifikime tė ndryshme shekull pas shekulli nga njerėz tė panjohur qė kanė jetuar nė distancė tė madhe kohore ndėrmjet njėri-tjetrit?
Njė nga pėrkthimet biblike nė gjuhėn italiane shprehet kėshtu mbi kėtė ēėshtje: Libri nuk gėzon unitet tė brendshėm, por pėrkundrazi, ai ėshtė njė pėrpunim, duke qėnė se janė mbledhur sė bashku pjesė tė ndryshme nga kohė edhe autorė tė ndryshėm. Pėrpunimi, me rishikime tė mėvonshme tė pakta, mund tė shkojė deri nė shekullin e V [p.e.s.] (La Sacra Bibbia, Edizioni Paoline, Romė 1968, f. 723).
Pėr Dom Simon Filipajn ky libėr ...duhet mbajtur si vepėr qė ėshtė krijuar gjatė shekujsh dhe redaktori i ka pėrmbledhur diku pas shpėrnguljes nė Babiloni dhe na i ka dhėnė nė trajtėn qė ne kemi sot (Bibla- pėrkthim dhe shtjellim nga Dom Simon Filipaj, vep. e cit., f. 831).
Pėrkthimi i famshėm i Biblės nė anglisht, RSV e vitit 1952, pohon: Kėto Proverba janė mbledhur pėr shekuj me rradhė derisa rreth vitit 200 (p.e.s.) libri mori formėn qė ka sot. (The Holy Bible- Revised Standard Version, Cokesbury, 1952, f. 13).
Specialisti i ēėshtjeve biblike Davide Levi sqaron se ky libėr ka pėsuar shtesa tė ndryshme qė janė zgjatur nė njė periudhė kohore prej pothuajse tetė shekujsh. Levi, gjithashtu, shkruan: Nė fillim tė librit thuhet se autori i tij ėshtė Salomoni...nė brendėsi pėrmenden edhe autorė tė tjerė. Ka gjasa qė disa pjesė tė kenė me tė vėrtetė pėr autor Salomonin (shek. X); ndėrsa pjesėt e autorėve tė tjerė janė shtuar duke filluar qė nga shek. X e duke pėrfunduar nė shek. e II. (Davide Levi, Lantico Testamento, vėll. i II i serisė Per Capire la Bibbia, vep. e cit., f. 43)
Nga kjo analizė e shkurtėr shihet qartė se libri i Proverbave nuk gėzon unitet tė brendshėm. Ai nuk ėshtė njė vepėr unike, por gjatė shekujve ka kaluar nėpėr procese tė ndryshme rishikimi, shtesash e pėrpunimi, tė kryera nga njerėz tė panjohur.
Ēėshtja e tretė qė duhet marrė nė shqyrtim ka tė bėjė me burimet pagane, tė pėrdorura nga autori i kėsaj vepre. Studiuesit kanė tėrhequr vėmendjen tek paralelizmat e qarta qė ekzistojnė ndėrmjet disa pjesėve tė tij dhe letėrsisė pagane tė lashtėsisė. Ngjashmėritė si nė pėrmbajtje, ashtu edhe nė formė ndėrmjet Proverbave dhe teksteve pagane ishin pėr studiuesit e krishterė prova e qartė e huazimeve tė kėtij libri nga kjo letėrsi.
Ngjashmėri tė mėdha janė konstatuar ndėrmjet shumė pjesėve tė librit tė Proverbave dhe shkrimeve tė ndryshme tė tė urtėve, tė cilat kanė qenė tė pėrhapura nė gjithė Lindjen e Lashtė, si p.sh. proverbat e njėrit prej tė urtėve tė Egjiptit tė lashtė, tė quajtur Amenemope.
Nė njė nga pėrkthimet biblike nė italisht pohohet: Nė kėtė pjesė (pjesa e dytė e librit) gjenden fjalė tė urta shumė tė lashta, disa prej tė cilave ka gjasa tė kenė prejardhje nga jeta e oborrit mbretėror (16, 10-15); ndėrsa disa tė tjera janė mjaft tė ngjashme me ato tė njė tė urti egjiptian tė quajtur Amenemope (22, 17-23, 14). Pjesa e tretė (kapitulli 30-31) ėshtė e pėrbėrė nga katėr pjesė tė pavarura, dy prej tė cilave janė fryt i veprimtarisė sė njerėzve tė urtė joizraelitė (30, 1-14 dhe 31, 1 -9). Shumė pjesė tė librit tė Proverbave kanė ngjashmėri me shkrime tė tjera tė tė urtėve qė kanė qenė shumė tė pėrhapura nė lindjen e Lashtė (La Bibbia- Traduzione Interconfessionale in Lingua Corrente, Torino 1986, f. 899. Theksojmė se pėr daljen nė dritė tė kėtij pėrkthimi biblik kanė kontribuar mėse 90 specialistė, ndėrmjet tė cilėve 45 protestantė, ndėrsa pjesa tjetėr i pėrkasin besimit katolik).
Teologu i njohur, W.F. Albright, ka tėrhequr vėmendjen edhe ndaj njė numri paralelesh nė mendim dhe strukturė tė librit tė Proverbave, veēanėrisht kap. 8-9, me literaturėn ugaritike dhe fenikase (Wisdom in Israel, f. 7-9).
George Fohrer shprehet kėshtu pėr kėtė dukuri: Sikurse ėshtė pranuar prej kohėsh, koleksioni i parė ndihmės (22: 17-23:11) ėshtė i lidhur ngushtė me mėsimet Egjiptiane tė Amenemopetit, qė datojnė diku mes shekujve dhjetė dhe gjashtė p.e.s.. Poezia hyrėse (22: 17-21) dhe dhjetė ēėshtjet e diskutuara (22:22-23:11) ndjekin, shpesh fjalė pėr fjalė, burimin e tyre egjiptian... Huazimi ka ndodhur nga fundi i mbretėrisė izraelite (22:29) (George Fohrer nė Introduction to the Old Testament, vep. e cit. f. 321).
Robert Henry Pfeiffer, studiues i njohur dhe asistent profesor nė Universitetin e Harvardit, po nė lidhje me kėtė ēėshtje shprehet: C. Nė kėtė koleksion tė Falės sė tė Urtit (22: 17-24:22), dyvargėshat janė tė rrallė (22:28; 23:29; 24:7-10) dhe mbizotėrojnė seksione mė tė gjata. Pas hyrjes sė fillimit (22: 17-21), tridhjetė dyvargėsha apo pjesė tė spikatura pėrfshijnė koleksionin C dhe ky numėr ėshtė pėrmendur nė 22:20, Tridhjetė prej kėtyre mėsimeve ti kam shėnuar me shkrim; ato janė kėshilla me themel tė shėndoshė. Ato tė tregojnė gjithēka qė duhet tė dish, pėr tė plotėsuar me besnikėri detyrat e kreut tėnd. Hartuesi hebre i C-sė ka pėrdorur nė C1 njė libėr egjiptian, Urtėsia e Amenemope-s (ose Amen-em-Apt), qė daton nė periudhėn 1000-600 p.e.s.. Nė dymbėdhjetė thėniet nė C, dhjetė janė pėrshtatje tė qarta tė aforizmave tė Amenemope-s dhe e fundit (23:12-14) ėshtė marrė, nė pjesėn mė tė madhe, nga thėniet e Ahikar-it (linjat 81-82 tė fragmenteve tė zbuluara ndėr papirusėt e Elefantinės) (Robert H. Pfeiffer nė Introduction to the Old Testament, Harvard University, Harper & Brothers Publisher, Nju Jork 1941, f. 647-48).
Sipas njėrit prej pėrkthimeve mė tė famshme tė Biblės nė gjuhėn italiane, tek dy pėrmbledhjet e para tė Proverbave (kapitulli 10-22 dhe 25-29), tė cilat vlerėsohen si pėrmbledhjet mė tė lashta tė tė gjithė veprės, mbizotėron njė ton urtėsie njerėzore dhe profane, e cila e lė tė tronditur lexuesin e krishterė (La Bibbia di Gerusaleme, Botime Dehoniane, Bologna 1985, f. 1290).
Pėr kėtė arsye, abati J. Steinman, duke cituar nga ana e tij profesorin e njohur Deusburg, thotė: Ėshtė e pamundur ta mėnjanosh librin e Proverbave nga varėsia e tij ndaj literaturės profane (pėr kėtė, tė shihet: J. Chaine- R. Grousset, nė Littérature Religieuse, Paris 1949, f. 242).
Shembujt janė tė shumtė dhe do tė ishte e pamundur ti shtjellonim njė pėr njė nė kėtė punim. Mjafton tė pėrmendet se profesori i literaturės sė Dhjatės sė Vjetėr nė Church Divinity School of the Pacific (Kaliforni), J.B. Pritchard, tė cilin e pėrmendėm gjatė analizės sė librit tė Psalmeve, ka arritur tė verifikojė mė shumė se 126 raste huazimi qė autori i librit tė Proverbave ka bėrė ndaj literaturės profane te lashtėsisė (J.B. Pritchard [nėn kujdesin e], Ancient Near Eastern Texts- Relating to the Old Testament, viti 1955 [tregues dhe referenca biblike f. 520-23]).
Pėr mė shumė, tė shihet: A. Erman Das Weisheitsbuch des Amen-em-ope, OLZ, XXVII (1924), 241- 52; H. Gressmann, Die neugefundene Lehre des Amen-em-ope und die vorexilische Spruchdichtung Israels, ZAW, XLII (1924), 272- 96; tė shihet, gjithashtu: G.A. Barton, Archeology and the Bible; W.O.E. Oesterley, the Wisdom of Egypt and the Old Testament (1927); Artikulli i Griffith dhe Simpson nė Jour. of Egypt. Archeology 12 (1926) 191 ff., 232 ff; Johannes Fichtner, Die altorientalische Weisheit in ihrer israelitisch-jüdischen Ausprägung, p.3, n. 4, dhe 4 ns. 3 dhe 4.
|
|