| Gjuha e paimitueshme e Kuranit |
Gjuha e paimitueshme e Kuranit
Dr. Dildar Ahmed
Dijetarėt myslimanė dhe jomyslimanė e kanė pranuar se Kurani, libri i shenjtė islam, ėshtė i paimitueshėm jo vetėm pėr sa i pėrket pėrmbajtjes, por edhe pėr gjuhėn dhe stilin e tij. Nė kėtė artikull ėshtė bėrė njė pėrpjekje pėr tė nėnvizuar disa prej bukurive gjuhėsore tė Kuranit, duke marrė parasysh pikėpamjet dhe komentet e disa dijetarėve tė shquar tė Kuranit.
Kurani ėshtė njė mrekulli linguistike
Kurani i shenjtė ėshtė unik jo vetėm pėr sa i pėrket kuptimit, mendimit dhe mesazhit tė tij, por edhe nė lidhje me formėn, intonacionin dhe diksionin e tij. Ai iu shpall Muhamedit a.s. mė shumė se 1400 vjet mė parė dhe ėshtė pa dyshim njė kryevepėr e letėrsisė. Forca dhe bukuria e pakrahasueshme e gjuhės, ritmit dhe intonacionit kanė frymėzuar dijetarėt myslimanė, po ashtu dhe ata jomyslimanė. Dijetari francez Paul Casanova flet pėr gjuhėn e mrekullueshme tė Kuranit me kėto fjalė: "Sa herė qė Muhamedit i kėrkohej njė mrekulli, si provė e vėrtetėsisė sė misionit tė tij, ai pėrmendte pėrbėrjen e Kuranit dhe pėrsosmėrinė e tij tė pakrahasueshme, si prova tė origjinės sė tij hyjnore. Faktikisht dhe pėr ata qė nuk janė myslimanė, nuk ka asgjė mė tė mrekullueshme sesa gjuha e tij, e cila me njė tėrėsi tė kuptueshme dhe njė tingullsi mbėrthyese, i mahniti ato popuj primitivė shumė tė dhėnė pas gojėtarisė. Shumica e rrokjeve tė tij me intonacion madhėshtor dhe ritėm tė mrekullueshėm kanė pasur shumė rėndėsi nė konvertimin e njeriut mė armiqėsor dhe mė skeptik".1 Duke pasur parasysh stilin dhe strukturėn e Kuranit dr. Fadl al-Rahman Ensari, teolog i shquar, shprehet: "Ēėshtja mund tė shikohet nė tre dimensione (1) tek intonacioni (2) diksioni (3) mendimi, dhe Kurani ėshtė i paimitueshėm dhe unik pėr secilėn prej tyre".2 Ai vazhdon "intensiteti i Kuranit nė dimensionin e kuptimit dhe lartėsia e tij pėr sa i pėrket madhėshtisė sė tij, janė thjesht tė pamatshme nga aftėsia njerėzore. Dijetari amerikan Harry Gaylord Dorman e konsideron stilin e Kuranit si njė mrekulli: "Ai (Kurani) ėshtė njė shpallje falė pėr fjalė nga Zoti, qė iu diktua Muhamedit nga Xhibrili dhe ėshtė i pėrsosur nė ēdo shkronjė. Ai ėshtė njė mrekulli e pėrhershme qė ėshtė dėshmitar pėr veten e tij dhe pėr profetin Muhamed. Cilėsia e tij e mrekullueshme gjendet pjesėrisht nė stilin e tij, qė ėshtė kaq i pėrsosur dhe i lartė, saqė as njerėzit dhe as xhindet nuk mund tė krijojnė qoftė dhe njė kapitull tė vetėm qė tė krahasohet me kapitullin e tij mė tė shkurtėr, dhe pjesėrisht nė pėrmbajtjen e mėsimeve, profecive pėr tė ardhmen dhe tek tė dhėnat e tij tė sakta, qė Muhamedi, i cili nuk dinte shkrim e kėndim, nuk mund t\'i mblidhte asnjėherė vetė".3
Gjuha e paimitueshme e Kuranit
Nga ana gjuhėsore, Kurani nuk ėshtė as poezi, as prozė, por ai i ka tė dyja kėto cilėsi nė njė mėnyrė tė shkėlqyer, saqė ėshtė mė i bukur se poezia dhe mė i rrjedhshėm se proza. Nė hyrjen e pėrkthimit tė tij tė Kuranit, Ahmed Ali e pėrshkruan bukurinė e gjuhės kuranore me kėto fjalė: "Arabishtja e Kuranit dallohet nga madhėshtia dhe pėrsosmėria e tingullit dhe elokuencės, e retorikės dhe metaforės, asonancės dhe aliteracionit, onomatopesė dhe rimės, elipsit dhe paralelizmit. Kadenca dhe ritmi i tij, ndalesat dhe pushimet, nėnkuptojnė fjalėn e tij shprehėse dhe kohėzgjatjen".4
Kurani ėshtė i pakrahasueshėm nė stilin e tij. Nė tė gjitha llojet e shprehjes dhe adresimit si tė inkurajimit, lavdėrimit, censurimit, demonstrimit, shpjegimit dhe interpretimit tė Kuranit, ai ėshtė i shkallės mė tė lartė. Ai ka kaq shumė ėmbėlsi dhe bukuri, saqė asnjė gjuhė e njeriut nuk mund t\'i ngjasojė. Ėshtė fakt i pranuar se Kurani nuk ndoqi stilin e panatyrshėm qė ishte i pėrhapur nė kohėn e shpalljes sė tij. Nė vend qė tė ndiqte temat mė tė preferuara tė kohės sė romancės dhe ekspeditave ushtarake tė kohės, Kurani prezantoi njė varg tė gjerė temash qė lidhen me aspekte tė ndryshme tė jetės individuale dhe kolektive si ajo shpirtėrore, etike, sociale, ekonomike, politike dhe ligjore etj.
Ndikimi i Kuranit nė gjuhėn arabe
Madhėshtia e pakrahasueshme e gjuhės sė Kuranit ka pasur njė ndikim tė fortė nė gjuhėn arabe dhe i ka dhėnė asaj njė pozicion unik mes gjuhėve tė tjera. Sipas orientalistit francez Ernest Renan (1823-1894): "Gjuha arabe ėshtė ngjarja mė mahnitėse e historisė njerėzore. E panjohur gjatė periudhės klasike, ajo u shfaq papritur si njė gjuhė e plotė. Pas kėsaj, ajo nuk pėsoi ndryshime tė dukshme, prandaj nuk mund tė pėrcaktojmė pėr tė njė etapė tė hershme apo tė mėvonshme. Ajo ėshtė e njėllojtė sot, po ashtu si ishte kur u shfaq".5 Faktikisht ky ėshtė njė pranim i natyrės sė mrekullueshme tė Kuranit, qė ėshtė njohur nga dijetarėt e tė kaluarės dhe tė tashmes. Xhurxhi Zejdan (1861-1914) pėr shembull, thotė "Asnjė libėr fetar nuk ka pasur njė ndikim tė tillė nė gjuhėn nė tė cilėn ėshtė shkruar, ashtu si Kurani kishte nė letėrsinė arabe".6 Autori dhe historiani i njohur amerikan i librit tė famshėm "The 100", Michael Hart e jep mendimin e tij me fjalėt e mėposhtme: "Pozicioni qendror i Kuranit nė fenė myslimane dhe fakti se ėshtė shkruar nė arabisht, ndoshta e kanė parandaluar gjuhėn arabe qė tė ndahet nė dialekte tė pakuptueshme, tė cilat nė rastin e kundėrt mund tė kishin ndodhur gjatė trembėdhjetė shekujve".7 Gorge Sale, orientalist i njohur dhe pėrkthyes i Kuranit, e konsideron gjuhėn e Kuranit si "standardi i gjuhės amtare arabe".8
Njė sfidė pėr jobesimtarėt
Kurani i ka sfiduar jobesimtarėt, sepse nėse ndonjė njeri mendon se ėshtė prodhim i imagjinatės sė njeriut dhe jo njė libėr hyjnor, atėherė ai duhet tė bėjė tė pamundurėn dhe tė pėrpiqet shumė qė tė krijojė dhjetė sure, ose njė tė vetme, qė tė ketė tė njėjtėn meritė. Sfida shfaqet nė katėr vende tė ndryshme: 2:23-24, 10:38, 11:13-14 dhe 17:88.
E nė qoftė se jeni nė dyshim nė atė qė Ne ia shpallėm gradualisht robit tonė, atėherė silleni ju njė kaptinė tė ngjashme si ai (Kurani) dhe thirrni (pėr ndihmė) dėshmitarėt tuaj (zotėrat) pos Allahut, nėse jeni tė sinqertė (nė thėniet tuaja se Kurani nuk ėshtė prej Zotit). E mos e paēit bėrė (deri mė tash), e as qė do ta bėni kurrė (edhe nė tė ardhmen), atėherė ruajuni zjarrit, lėndė e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt, qė ėshtė i pėrgatitur pėr mosbesimtarėt. (2:23-24)
Pėrkundėr kėsaj, ata (idhujtarėt) thonė se atė e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: Silleni pra ju njė kaptinė tė ngjashme me kėtė, madje thirrni kė tė doni nė ndihmė, pos Allahut, po qe se jeni tė drejtė nė atė qė thoni. (10:38)
Apo, pse ata thonė: Ai (Muhammedi) e trilloi atė (Kuranin). Thuaj: Formuloni pra dhjetė kaptina si ai (Kurani) ashtu tė trilluara (siē thoni ju) dhe thirrni, pos Allahut, po qe se jeni tė drejtė (ēka thoni), kė tė mundeni pėr ndihmė! E nėse nuk u pėrgjigjen juve, atėherė pra ta keni tė qartė se ai (Kurani), ėshtė i zbritur me dijen e Allahut dhe se nuk ka zot pos Tij. A jeni pra muslimanė? (11:13-14)
Thuaj: Edhe sikur tė bashkoheshin njerėzit dhe xhinėt pėr tė sjellė njė Kuran tė tillė, ata nuk do tė mund tė bėnin si ky, sado qė do ta ndihmonin njėri - tjetrin. (17:88)
Shumė njerėz si Musejlemeh ibn Habib, Tulejhah ibn Huvejlid, Nadhr ibn el-Harith, Ibn el-Rauandi, Ebu el-Ala el-Maarri, Ibn el-Mukafa, el-Mutenabi janė pėrpjekur tė krijojnė njė libėr tė ngjashėm me Kuranin, por ata dėshtuan dhe pėrfundimisht iu desh tė pranojnė, se nuk ishte e mundur tė krijohej njė libėr i ngjashėm me librin hyjnor. F.F. Arbuthnot vėren: "Nga pikėpamja letrare, Kurani konsiderohet si njė shembull i arabishtes sė pastėr, i shkruar si gjysmė poezi dhe gjysmė prozė. Thuhet se nė disa raste gramatikanėt kanė pėrvetėsuar rregullat e tyre pėr tė pėrshtatur disa shprehje dhe fraza tė pėrdorura nė tė, dhe se janė bėrė shumė pėrpjekje pėr tė krijuar njė vepėr tė ngjashme me tė, por asnjėri nuk ka qenė i suksesshėm".9
Nė komentin e tij pėr Kuranin, Sheikhu Tantavi Xhauhri tregon njė histori mahnitėse, e cila dėshmon paimitueshmėrinė e Kuranit. Ai tregon se njė shkrimtar egjiptian Xhemil Gilani i tha se njė ditė kishte qenė me njė orientalist amerikan tė quajtur Finkle, me tė cilin kishte njė marrėdhėnie tė thellė intelektuale. "Mė trego! Akoma je nga ata tė cilėt e konsiderojnė Kuranin si mrekulli?", pėshpėriti Finkle nė veshin e Gilanit dhe pastaj qeshi pėr tė treguar se njė gjė e tillė ėshtė qesharake. Ai mendonte se myslimanėt nuk mund ta bazonin kėtė besim nė arsye objektive dhe tė fortė: "Para se tė bėjmė ndonjė deklaratė pėr stilin e Kuranit", tha Gilani, "fillimisht duhet tė shikojmė nėse mund tė krijojmė ndonjė gjė qė mund tė krahasohet me tė". Atėherė Gilani e ftoi Finkle-n tė bashkohej me tė pėr tė paraqitur njė ide tė Kuranit me fjalė arabe. Ajo qė ai zgjodhi ishte: "Ferri ėshtė shumė i gjerė?" Finkle pranoi dhe tė dy u ulėn. Ata shkruan rreth njėzet fjali nė arabisht. "Ferri ėshtė shumė i gjerė", "Ferri ėshtė mė i gjerė se ē\'mund ta imagjinoni", "Intelekti i njeriut nuk mund ta kuptojė gjerėsinė e ferrit", ishin disa nga fjalitė qė ata shkruan. Ata u pėrpoqėn derisa nuk mund tė mendonin mė asnjė fjali tjetėr pėr ta shprehur atė ide. Gilani e pa Finkle-n si fitimtar. "Tani ne kemi bėrė tė pamundurėn, do tė shohim se Kurani qėndron mbi ēdo vepėr tė njeriut", tha ai. "Ēfarė? Pėrse Kurani e ka shprehur kėtė ide nė mėnyrė mė tė qartė?" pyeti Finkle. "Nė krahasim me Kuranin ne jemi si fėmijė tė vegjėl", i tha Gilani. I habitur, Finkle e pyeti se ēfarė kishte nė Kuran. Gilani i lexoi ajetin 30 nga surja Kaf: "Atė Ditė Ne do ta pyesim Xhehenemin: A u mbushe? e ai do tė pėrgjigjet: A ka edhe mė?
Finkle u befasua kur e dėgjoi kėtė ajet. I habitur nga elokuenca e lartė e Kuranit, ai e pranoi hapur humbjen. "Qė ti ta pranosh tė vėrtetėn", iu pėrgjigj Gilani, "nuk ėshtė e ēuditshme, sepse ti je njeri i shkronjave dhe ke dijeni pėr stilin e gjuhės". Ky orientalist fliste rrjedhshėm anglishten, gjemanishten, hebraishten dhe arabishten dhe e kishte kaluar gjithė jetėn e tij duke studiouar literaturėn e kėtyre gjuhėve".10
Kurani ėshtė i papėrkthyeshėm
Gjuha e Kuranit ėshtė kaq e pakapėrcyeshme nė shprehjen e saj, saqė nuk ėshtė e mundur qė njė pėrkthyes apo komentues ta pėrkthejė atė plotėsisht nė njė gjuhė tjetėr. E vėrteta ėshtė se ėshtė thjesht e pamundur qė njė qėnie njerėzore e vdekshme tė pėrfshijė fjalėn e pėrhershme tė Zotit. Kjo pikėpamje ndahet nga tė gjithė dijetarėt dhe pėrkthyesit e Kuranit. Marmaduke Pickthall, pėrkthyesi i njohur anglez i Kuranit, shkruan nė parathėnien e pėrkthimit tė tij: "Kurani nuk mund tė pėrkthehet. Ky ėshtė besimi i dijetarėve klasik dhe pikėpamja e shkrimtarit aktual. Libri ėshtė pėrkthyer pothuajse fjalė pėr fjalė dhe ėshtė bėrė ēdo pėrpjekje qė tė zgjidhet gjuha mė e pėrshtatshme. Por rezultati nuk ėshtė Kurani i lartė, ajo simfoni e paimitueshme, tingulli i vėrtetė qė i bėn njerėzit tė qajnė dhe qė i ngazėllen ata. Kjo ėshtė vetėm njė pėrpjekje pėr tė paraqitur kuptimin e Kuranit nė gjuhėn angleze. Ai nuk mund ta ketė asnjėherė vendin e Kuranit nė gjuhėn arabe dhe as nuk ėshtė ky qėllimi".11
Muhamed Esad, njė prej pėrkthyesve mė tė mėdhenj tė Kuranit, komentues dhe dijetar bashkėkohor, e konsideron Kuranin si "tė pamundur qė tė \'riprodhohet\' nė ndonjė gjuhė tjetėr".12 Pėr pėrkthimin e tij ai thotė: "Jam shumė i vetėdijshėm se pėrkthimi im nuk mund "tė bėjė drejtėsi" pėr Kuranin dhe kuptimet e tij".13 Ai thotė mė tej qė "lexuesi duhet ta kujtojė se veēantia e Kuranit gjendet nė faktin se, sa mė shumė tė rriten njohuritė tona tokėsore dhe pėrvoja historike, mė shumė kuptime, deri nė atė moment tė padyshuara, shfaqen nė faqet e tij".14 Dhe "Sa mė shumė punoja me kėtė detyrė tė shenjtė, aq mė shumė e kuptoja sa larg ėshtė intelekti i njeriut dhe do tė jetė gjithmonė nga kuptimi i plotė i fjalės sė Zotit".15 Abdullah Jusuf Ali komentuesi i njohur anglez i Kuranit, tregohet se ka thėnė: "Pėrkthyesi mė i mirė i Kuranit ėshtė koha".16 Njė pėrkthyes tjetėr bashkėkohor i Kuranit, Artur J. Arberry, ka bėrė komente tė ngjashme: "Gjatė pėrpjekjes pėr tė bėrė diēka qė mund tė pranohej sado pak si pasqyruese e retorikės sublime tė Kuranit arabisht, jam munduar shumė tė studioj ritmin e ndryshėm, qė pėrveē mesazhit pėrbėn faktin e pamohueshėm qė ai radhitet mes kryeveprave mė tė mėdha tė njerėzimit..." Ky tipar karakteristik, "ajo simfoni e paimitueshme" ashtu si e pėrshkroi Pictkhall librin e shenjtė ėshtė injoruar plotėsisht nga pėrkthyesit e mėparshėm; prandaj nuk ėshtė e habitshme se puna e tyre duket e mėrzitshme dhe monotone nė krahasim me origjinalin e shkėlqyer".17 Dijetari francez Eduard Monet deklaron: "Kurani ... madhėshtia e formės sė tij ėshtė kaq sublime saqė asnjė pėrkthim nė gjuhėn evropiane nuk mund tė na e bėjė tė mundur ta vlerėsojmė atė".18 John Naish, klerik i krishterė, e pranon tė vėrtetėn me fjalėt e mėposhtme: "Kurani nė petkun e tij origjinal nė arabisht ka njė bukuri joshėse dhe njė hijeshi tė vetėn. Me njė stil tė lartė dhe tė saktė, fjalitė e tij tė plota dhe tė shkurtra, shpesh me rimė, zotėrojnė njė force shprehėse dhe energji shpėrthyese, qė ėshtė shumė e vėshtirė tė pėrēohen nga pėrkthimi i tij fjalė pėr fjalė".19
Nė shumė vende Kurani paraqitet si njė libėr udhėzimi pėr gjithė njerėzimin si pėr shembull nė Suren Bekare: (Ato ditė tė numėruara janė) Muaji i Ramazanit qė nė te (filloi tė) shpallet Kurani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra).
Prandaj ėshtė detyrė e ēdo myslimani ta lexojė, ta kuptojė dhe t\'ua komunikojė tė tjerėve mesazhin e tij sipas kapacitetit tė tij ose tė saj. Pėrkthimi i Kuranit nuk ėshtė i barasvlershėm me Kuranin, por ėshtė njė mėnyrė pėr t\'iu afruar mesazhit nė tij, nėse nuk e njohim gjuhėn arabe. Pėr kėtė arsye dijetarėt e tij, janė pėrpjekur ta pėrkthejnė mesazhin e Kuranit nė gjuhė tė tjera dhe ai ėshtė pėrkthyer pothuajse nė tė gjitha gjuhėt kryesore tė botės. Vetėm nė gjuhėn angleze deri sot ekzistojnė mė shumė se tridhjetė pėrkthime tė Kuranit, tė cilat janė bėrė nga myslimanėt dhe jomyslimanėt. Hamilton Gibb ėshtė shprehur:
"Kurani ėshtė i veēantė si njė monument letrar. Ai ėshtė njė prodhim unik i letėrsisė arabe dhe nė shprehjen e tij idiomatike nuk ka as pararendės dhe as pasardhės. Myslimanėt e tė gjitha moshave janė bashkuar pėr tė deklaruar paimitueshmėrinė e pėrmbajtjes dhe gjithashtu tė stilit tė tij".20
Referenca
1. Paul Casanova, LEnseignement de IArabe au College de France (Mėsimi i arabishtes nė kolegjin e Francės), nė Lecon doverture, 26 prill 1909.
2. Fadl al-Rahman Ansari, The Quranic Foundation and Structure of Muslim Society, vol.1 (Karachi: Indus Educational Foundation), 85.
3. Harry Gaylord Dorman, Towards Understanding Islam (Nju Jork: 1948), 3.
4. Ahmed Ali, Al-Quran: A Contemporary Translation (Karachi: Akrash Publication, 1993), 7.
5. Mawlana Wahiduddin Khan, Quran: the Miracle of Prophet, nė: www.alrisala.org/Articles/quranworld/quran_prophets_miracle.htm
6. E njėjtė.
7. Michael Hart, The 100 (: Londėr: Simon dhe Schuster, 1993), 9.
8. George Sale, The Koran: The Preliminary Discourse (Londėr dhe Nju Jork: 1891), 47.
9. F. F. Arbuthnot, The Construction of the Bible and the Koran (Londėr: 1985), 5.
10. Sheikh Tantawi Jawhari, al-Jawahir fi Tafsir al-Quran al-Karim, vol. 23, 111.
11. Marmaduke Pickthall, The Meaning of the Glorious Koran: An Explanatory Translation (New York: 1961), vii
12. Muhammad Asad, parathėnie, The Message of the Quran (Gibraltar: Dar al-Andalus Limited, 1980), v.
13. E njėjta, viii.
14. E njėjta, vii.
15. Malise Ruthven, Muhammad Asad: Ambassador of Islam, 62, cf. Islamic Studies, vol. 39 (Islamabad : IRI), 186.
16. Ismail Ibrahim Nauab, A Matter of Love: Muhammad Asad and Islam, Islamic Studies, vol. 39 (Islamabad: IRI), 186.
17. Arthur J. Arberry, The Koran Interpreted (London: Oxford University Press, 1964), x.
18. Edward Montet, Traduction Francaise du Coran (Paris: 1929), 53.
19. John Naish, M. A. (Oxon), D. D., The Wisdom of the Quran (Oxford: 1937), viii.
20. H. A. R. Gibb, Arabic Literature-An Introduction (Oxford: Clarendon Press, 1963), 36.
www.vizion-islam.com
|
|