rahmen links Ballina · Libraria · Web LidhjeThursday, September 09, 2010 rahmen rechts

Menyja
Ballina
Artikuj Autorial
Artikuj tė Bashkėpuntorėve
Artikuj nė gj.tė huaja
Lajme-Njoftime
Publikime
Pse Web Faqja
Libraria
TV Bibla dhe Kurani
Video
Kontakti
Web Lidhje
Kėrko
bottom
BIBLA Online
Kliko pėr ta Vizituar
bottom
KURANI Online
Kliko pėr ta Vizituar
bottom
Botim mė i ri:
Kliko pėr ta Vizituar
**Sadržaj i zaključci ove knjige na bosanskom jeziku
**Summary and conclusion of this book in English
bottom
Pse Bibla dhe Kurani
APELOJ qė kjo web faqe nuk ka pėr qėllim urrejtjen ndaj asnjė besimi religjioz dhe inkurajon vizitorėt pėr njė studim vetanak tė mirėfillt tė gjitha atyre qė thuhen nė kėtė faqe dhe jo pranim i verbėr i tyre. <>Lexo mė shumė
bottom
TV Online:
Kliko pėr ta Shikuar
bottom
Doli nė shitje Libri:
Kliko pėr ta Vizituar
bottom
Libri Online:
Kliko pėr ta Zbritur
bottom
Ju rekomandojmė kėto Libra Online:
*ISLAMI DHE KRISHTERIMI
*A ĖSHTĖ BIBLA FJALĖ E ZOTIT?
*KUNDĖRGODITJEVE BIBLIKE
*BIBLA, KURANI DHE SHKENCA
*DIALOGU NĖ MES MUSLIMANIT DHE TĖ KRISHTERIT
*MREKULLITĖ E KURANIT
*TRIUMFI I SĖ VĖRTETĖS
*PRIFTĖRINJĖT PYESIN - HOXHALLARĖT PĖRGJIGJEN
*ISTINA O KRŠĆASTVO KROZ HISTORIJU
*ŠTA KAŽE BIBLIJA O MUHAMEDU?
*ISLAM AND CHRISTIANITY
*PROPHET JESUS: A PROPHET, NOT A SON, OF GOD.?
*A ĖSHTĖ KURANI VEPĖR E MUHAMEDIT?
*WHAT DID JESUS REALLY SAY?
*WHO WROTE THE QURAN?
*CONTRADICTION IN THE BIBLE
*JESUS & THE BIBLE
*MUHAMED IN THE BIBLE
*CHRIST IN ISLAM
***Libra tė tjera Online***
bottom
Disa dallime ndėrmjet Biblės dhe Kuranit
Disa dallime ndėrmjet Biblės dhe Kuranit


Senad Maku



“Ai ta zbriti ty (Muhamed) librin me argument, qė ėshtė vėr­tetues i librave tė mėparshėm. Ai e zbriti mė parė Tevratin dhe Inxhilin”.
(Kuran: Ali Imran, 3)



Librat e shenjtė tė Hebraizmit janė tė pėrmbledhur bashkė me librat e shenjtė tė Krishterimit dhe sė bashku pėrbėjnė njė pėr­mb­ledhje tė quajtur Bibėl. Ky emėr vjen nga greqishtja “He bi­blos” (apo biblion), qė do tė thotė “Libri”, kurse nė trajtėn diminutive “ta biblia” (apo bibla), d.m.th. libėrthat, pėrmbledhje librash.[1] Pėrbėhet nga dy pjesė kryesore: Dhiata e vjetėr dhe Dhiata e re. Dhiata e vjetėr, libri i shenjtė i hebrenjve dhe Dhiata e re, libri i shenjtė i tė krishterėve.

Ndėrsa libri i shenjtė i fundit, i zbritur prej Zotit tė Madhė­ru­ar, ėshtė Kurani, i shpallur pėr tėrė njerėzimin. Kuran do tė thotė “i lexueshėm”, qė nė kuptimin etimologjik rrjedh nga fjala Ka­re’e, qė domethėnė me lexue, lexim.

Kur’an ėshtė Fjalė pa konkurrencė e Allahut xh. sh.. Ai, nė­pėrmjet tė besueshmit Xhibril, i ėshtė shpallur vulės sė pejga­mbe­rėve Muhamedit (s.a.v.s.), ėshtė shkruar nė Mus-hafe dhe ėshtė transmetuar nė mėnyrėn mė tė besueshme (tevaturen) deri tek ne; leximi i tij ėshtė ibadet, fillon me suren “El-Fatiha” dhe pėrfu­nd­on me suren “En-Nas”.[2]

Bibla nuk ėshtė njė libėr po njė pėrmbledhje librash. Bibla – sipas versionit protestant, pėrmban 66 libra, kurse Bibla - sipas versionit romano-katolik, pėrmban 73 libra.[3]

Bibla ėshtė njė pėrzierje e thėnieve hyjnore dhe e komenteve njerėzore tė atyre qė erdhėn mė pastaj, duke falsifikuar e ndry­shuar shkrimin e shenjtė dhe duke vendosur mendimet dhe fjalėt e veta. (Shih p.sh., Jeremia 8:8, Luka 1:1-4, 1 Korintasve, 7:25) Ori­gjinalet e kėtyre librave, si tė Dhiatės sė vjetėr ashtu dhe tė Un­gjijve, kanė humbur. Kurani nuk pėrmban komente dhe ndėr­hyrje njerėzore siē ka ndodhur me vetė Biblėn, madje as fjalėt e Muhamedit a.s. nuk janė pjesė tė Kuranit, ato quhen Hadithe.

Nė Bibėl gjenden disa libra qė janė shkruar shumė vjet pasi pejgamberėt pėrkatės kishin vdekur dhe jo nė gjuhėn e atyre pej­gamberėve, duke krijuar kėshtu njė numėr vėshtirėsish nė analizi­min e tyre, duke hasur nė tė gabime, kontradikta, mospėrputhje faktesh etj., sa kohė qė i tėrė Kurani u shkrua gjatė jetės sė pejga­mberit Muhamed s.a.v.s. dhe u mėsua pėrmendsh nga qindra njerėz nė gjuhėn origjinale.

Tė katėr Ungjijtė kanonikė nuk ishin ungjijtė e vetėm. Vendi­mi, se ēfarė duhet tė jetė nė Bibėl dhe ēfarė jo, u mor sipas gjyki­mit tė njerėzve. Nė Islam nuk u mbajt asnjė konferencė, nė tė cilėn do tė pėrcaktohej se cila sure duhet tė jetė e cila tė mos jetė nė Kuran. Nė Dhiatėn e re, tė katėr Ungjijtė japin jetėn dhe misi­o­nin e Isait, Jezusit a.s., kurse Kurani nuk ėshtė njė biografi e Muhamedit a.s. shkruar nga pasuesit e tij. Ky ėshtė njė dallim shumė i madh ndėrmjet Biblės dhe Kuranit.

Po t’i analizojmė disa dallime esenciale nė tė dy librat, do tė vėrejmė ekzistencėn e dallimeve themelore nė besim, qė i gjejmė nė tė dy tekstet. Kėto dallime janė: Nė konceptin e Zotit. Bibla Zotin e tregon si njė Zot qė lodhet (Ekzodi, 31:17- Zanafilla 2:2); njė Zot qė harron (Psalmi, 13:1- Vajtimet, 5:20); i pafuqishėm (Zanafilla, 32:28); njė Zot qė fle (Psalmi, 44:23- 78:65); i pamė­shirshėm (Psalmi, 77:7-9); dituria e mangėt e Zotit (Zanafilla, 3:8); Zoti pėrshkruhet nė formėn e njeriut (Zanafilla, 1:26- 9:6); njė Zot qė ka familje (Ekzodi, 4:22- Ligji i pėrtėrirė, 32:19- Eze­kieli, 16:3-32- Hebrenjve, 5:5- Psalm,i 2:7); njė Zot qė ka nevojė pėr udhėheqjen e njeriut (Ekzodi, 12:13); padrejtėsia e Zotit (Jo­bi, 19:6-7); njė Zot qė prish premtimin (Levetiku, 26:44); njė Zot qė pendohet pėr atė qė bėn (Zanaflilla, 6:6-7), dhe shumė “ar­gu­mente” tė tjera, qė janė nė kundėrshtim me Qenien e Zotit xh.sh., kurse Kurani i hedh poshtė kėto trillime. Shih ajetet qė u kundėr­vihen kėtyre citateve biblike: Kaf, 38, Ta-Ha 52, Haxh 74, Beka­re 255, Zumer 53, Bekare 115, Shuara 11, Nahl 74, Ihlas 1-4, Maide 18, Furkan 6, En-Am 59, Junus 44, Nisa 40, Ibrahim 42, Rrum 6, e shumė ajete tė tjera.

Cilėsitė e Allahut xh.sh., qė tregohen nė Kuranin Famėlartė, janė absolutisht tė pėrkryera, tė pėrhershme. Fjalėt qė flasin pėr vetitė e Allahut tė Madhėruar, tėrėsisht dallohen nga kuptimi i fjalėve qė i pėrdorim pėr ndonjė veti tė qenieve tė gjalla. Ndėr­kaq, nė Bibėl nė disa citate, gjejmė tė kundėrtat e kėsaj, ato cilėsi janė mbėrthyer nga teprimet, tejkalimet, pėrdhosja e deri tek de­gje­nerimet e asaj qė ėshtė thelbi i tyre, d.m.th. fjalėt i janė shma­ngur thelbėsores dhe kuptimit tė sė vėrtetės. Vetitė e Zotit nė Bibėl nė tė vėrtetė janė pasqyrim i ėndjeve, cilėsive dhe dėshi­rave tė pikėpamjeve e qėndrimeve njerėzore; Zoti cilėsohet pėr tė gji­tha vetitė qė cilėsohen dhe njerėzit. Pra, koncepti biblik i Zotit ėshtė krejt i ndryshėm nga ai i Kuranit. E Allahu i Madhėruar, nė Kuranin Famėlartė, thotė: “I Lartėsuar ėshtė Zoti yt, Zot i fuqisė nga ajo qė i pėrshkruajnė”. (Saffat, 180)

Po ashtu edhe nė konceptimin e pejgamberėve ka dallime. Bi­bla i quan profetėt mėkatarė, gėnjeshtarė, tradhtarė dhe u jep shumė epitete tė tjera, kryerje tė veprave tė shėmtuara e tė ndyra, etj.. Ėshtė pėr ta tėrhequr vėmendjen qėndrimi i Biblės ndaj Pej­ga­mberėve, ngase, kur flet pėr ta, pothuajse tė gjithė Pejgamberėt dalin si mėkatarėt mė tė dalluar. I quan si gėnjeshtarė, tradhtarė, tė padijshėm, autorė (bėrės) gabimesh e mėkatesh, dhe me epitete tė tjera qė u mvishen Pejgamberėve. Nė Bibėl hasim tregime tri­sh­tuese nė lidhje me Pejgamberėt, sepse kėta paraqiten si per­sonazhe kryesore nė kryerjen e veprave mė tė shėmtuara dhe tė ndyra. Kėto veti nuk pėrkasin me njeriun e rėndomtė e jo mė t’i ketė Pejgamberi, njeriu i zgjedhur nga Allahu xh.sh..

P.sh. Luti a.s. bėri zina me dy tė bijat e veta (Zanafilla, 19:30-38); Haruni a.s. si njeriu qė konstruktoi viēin pėr ta adhuruar izra­elitėt (Ekzodi, 32:1-20); Sulejmani u martua me 700 gra dhe 300 konkubina e u bė idhujtar (1 Mbretėrve, 11:3-7); Zoti e urdhėron profetin Osea qė tė martohet me prostitutė, e tė ketė fėmijė tė kur­vėrisė (Osea, 1:2); Jakobin e quan si dinak dhe mjeshtėr intri­gash tė shumta (Zanafilla, 27:16, 19-36/32:24-30); Juda bėri zina me nu­sen e tė birit Tamarėn, dhe ajo mbeti shtatzėnė me tė e lindi dy binjakė, Faresin dhe Zaran, ku prej Faresit, e, si rezultat i kėsaj zinaje, nderohen si stėrgjyshėrit e Jezusit-Isait a.s., Davudi a.s., Sulejmani a.s. (Zanafilla, 38:12-30, Mateu, 1:3-16) etj..

Kurse Kurani Pejgamberėt i ngre nė shkallėn mė tė lartė dhe i bėn shėmbėlltyrė pėr ne. Zoti xh.sh. i nderoi Pejgamberėt e Tij tė zgjedhur, qė tė ishin ndėrmjetėsues ndėrmjet Allahut xh.sh. dhe robėrve tė Tij. I veēoi pėr ta bartur amanetin e Zotit xh.sh. (ama­netin e Shpalljes) pėr thirrje tė vazhdueshme pėr tė besuar nė njė Zot. Zgjodhi njerėz tė pajisur me moral tė lartė, njerėz fisnikė dhe qė rrjedhin nga familjet me prejardhje tė pastėr, njerėz bes­nikė dhe tė kujdesshėm nė punėn e tyre. Kur e lexojmė Kuranin, sho­him se Zoti xh.sh. i pajisi ata me disa cilėsi qė duhet t’i ketė Pej­gamberi. Ata janė: I drejtė, I vėrtetė; Besnik, I sinqertė; Transme­tues i shpalljes sė Zotit; I zgjuar, I menēur; I mbrojtur nga gabimet; Pa tė meta fizike etj..

Domosdoshmėria qė ēdo Pejgamber t’i posedojė kėto veēori a cilėsi dalluese, ėshtė ēėshtje qė pėrputhet me logjikėn e shė­ndo­shė, ngase nuk ka mundėsi qė njė Pejgamber tė posedojė cilėsi negative, tė cilat zbehin moralin e tij si pejgamber. Morali i tyre ėshtė shumė mė i lartė se i njerėzve tė tjerė. Po ata, nė tė njėjtėn kohė, nuk arrijnė gradėn e hyjnisė, ngase mekanizmat kuranore ndalojnė njė gjė tė tillė, sepse shkalla mė e lartė ėshtė “robėria mė e lartė” ndaj Allahut xh.sh.. Pėrshkrimet, shpifjet e tilla ndaj Pej­ga­mberėve jo vetėm qė nuk gjenden nė Kuran, por konsiderohen mėkatarė ata qė u mveshin kėso epitetesh tė dėrguarve tė Zotit xh.sh.. Po tė kemi parasysh Fjalėt e Allahut xh.sh. tė Madhėruar, Qė nė Kuranin famėlartė thotė: “Pasha Allahun, patjetėr do tė merreni nė pėrgjegjėsi pėr atė qė trillonit”. (En-Nahl, 56) “pa dyshim ai qė shpif, ka dėshtuar keq”. (Ta Ha, 61) “Po a nuk ėshtė Xhehenemi vend pėr jobesimtarėt?” (Ankebut, 68)

Gjithashtu dallime thelbėsore gjejmė edhe pėr sa i pėrket besimit nė jetėn e tanishme dhe tė pėrtejme nė konceptin e shpėti­mit dhe drejtimit nė jetė. Po ashtu dallime kemi edhe nė histori - ku Kurani dhe Bibla nuk pėrputhen: p.sh. tek Ademi dhe Havaja, tek Ibrahimi a.s., Ismaili, Ishaku, Luti, Musai, Isai a.s. etj..

Duke e parė devijimin e popujve nga rruga e vėrtetė dhe ndryshimin e librave tė shpallur prej tė Madhit Zot, Allahu xh. sh. para 14 shekujsh dėrgoi Pejgamberin e Tij, tė dėrguarin e Tij tė fundit, Muhamedin s.a.v.s., me Fjalėn e Tij finale, dėrguar njerė­zimit. Librat e mėhershėm nuk u ruajtėn ashtu siē u shpallėn. Bib­la e sotme ėshtė njė pėrzierje e gjurmėve tė mbetura tė Fjalėve tė Zotit, me fjalėt e profetėve, tė historianėve, tė autorėve dhe tė njerėzve tė tjerė, kėshtu qė as autorėt e librave nuk dihen saktė­sisht.

Kėtė e vėrteton studiuesi dhe eksperti i Krishterimit tė her­sh­ėm, Bart D. Ehrman[4], i cili thotė: “Skribėt profesionistė janė shfa­qur nė Krishterim nė njė periudhė shumė tė vonshme, aty nga shekulli i katėrt. Pėr kėtė arsye, ėshtė e natyrshme qė nė kopjet e hershme tė jenė bėrė gabime tė shumta gjatė kopjimit. Mirėpo, mė me rėndėsi ėshtė fakti se kėta skribė kanė qenė tė pėrfshirė personalisht nė debatet teologjike, qė kanė marrė plot jetė njerė­zore nė Krishterimin e hershėm.... Duke pasur parasysh polemi­kat, konfliktet e ndryshme, mosmarrėveshjet teologjike, dhe ve­ēa­nėrisht debatet mbi kriptologjinė[5], skribėt e krishterė u nxitėn t’i ndryshonin fjalėt e shkrimit tė shenjtė, nė mėnyrė qė t’i bėnin ato mė tė dobishme pėr debatin. Skribėt e ndryshuan tekstin nė dorėshkrimet e tyre, pėr t’i bėrė tekstet mė qartėsisht “ortodokse” dhe mė pak tė “keqpėrdorshme” nga kundėrshtarėt e tyre.[6] Kjo ka ndodhur sa herė qė skribėt pėrgjegjės, pėr kopjimin e tekstit, ki­shin dashur tė siguroheshin qė teksti tė thoshte pikėrisht atė qė ata dėshironin qė tė thoshte.[7]

Feja islame, Kurani ėshtė ai qė ringjalli dhe e pėrtėriu fenė e tė gjithė tė dėrguarve tė tjerė. Ēėshtje/vlera kryesore me tė cilėn Islami, Kurani ka ardhur, ėshtė sqarimi i konceptit tė Zotit, qė ėshtė edhe esenca e vėrtetė e fesė. Koncepti i Zotit nė Krishterim ka arritur deri nė atė shkallė sa Zoti tė krahasohet me vetitė dhe cilėsitė e njeriut, duke i bėrė shok Zotit, duke i bėrė ortak, duke e adhuruar dikė tjetėr nė vend tė Tij etj..

Kurani ėshtė njė udhėzues qė ndan dritėn nga errėsirat dhe na tregon nė mėnyrė perfekte se ē’ mund tė besohet e ē’nuk mund tė besohet nga Bibla.[8]

Po ashtu nuk duhet harruar se Kurani flet pėr shumė ngjarje qė pėrmenden edhe nė Bibėl. Pra, pikėsėpari, ngjashmėria nuk do tė thotė medoemos kopjim i njė libri prej njė tjetri, siē mendojnė disa - se Kurani na qenka kopje e Biblės. Allahu e bėn tė qartė nė Kuran se mesazhi qė Ai po shpallte nėpėrmjet Muhamedit a.s., nuk ishte diēka e re, veēse ishte njė vazhdim i zinxhirit tė mėher­shėm tė porosive dhėnė nga Zoti, nėpėrmjet Pejgamberėve.

“Ne tė frymėzuam ty me shpallje sikurse patėm frymėzuar Nuhun dhe pejgamberėt pas tij; patėm frymėzuar Ibrahi­m­in, Ismajlin, Is’hakun, Jakubin dhe pasardhėsit e tij, Isa­in, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patėm dhėnė Zeburin”. (Nisa, 163)

“E, sa pejgamberė kemi dėrguar te popujt e lashtė?! (Zuhruf, 6)

“Secili popull kishte tė dėrguarin e vet, e kur u vinte i dėr­guari i tyre, bėhej gjykimi i drejtė nė mes tyre, atyre nuk u bėhet padrejtėsi”. (Junus, 47)

Ėshtė e natyrshme qė mesazhi i atyre Pejgamberėve ishte i njėjtė, duke qenė se ata vinin nga Zoti i njėjtė dhe tash, meqė nė Bibėl kanė mbetur gjurmė tė mesazhit tė vėrtetė tė pėrcjellė nga Pejgamberėt, nuk ėshtė aspak e ēuditshme nėse edhe nė Kuran gjejmė paralelizma me ngjarje tė caktuara. Nėse mendojmė se Kur­ani ėshtė kopje e burimeve hebraiko-krishtere (e Biblės) ve­tėm sepse tė dy librat flasin pėr disa ngjarje tė njėjta, ky ėshtė njė mendim shumė naiv.

Ndėrsa pėr ndryshimin dhe falsifikimin e Biblės, Zoti u drej­tohet njerėzve nėpėrmjet Kuranit famėlartė: "Mjerė ata qė me duart e tyre shkruajnė Librin, e pastaj thonė: “Kjo ėshtė prej Allahut”, qė pėr kėtė tė kenė ndonjė dobi tė vogėl (materiale). Mjerė ata pėr ēfarė kanė shkruar me duart e tyre dhe mjerė ata pėr ēfarė kanė fituar!" (Bekare, 79)

Por njėkohėsisht, meqė Kurani na tregon pėr shtrembėrimin e Biblės dhe falsifikimin e saj, shtrohet pyetja a thua na tregon edhe vetė Bibla pėr ndryshimin e saj. Kėtė mė sė mirė na e tre­gojnė disa nga citatet e Biblės, si p.sh.:

a) Tek Jeremia 8:8, thuhet: "Si mund tė thoni: "Ne (Hebre­njtė) jemi tė urtė dhe ligji i Zotit ėshtė me ne"? Por ja, pena e rreme e shkruesve e ka bėrė njė falsitet".

b) “Kur Moisiu mbaroi sė shkruari nė njė libėr tėrė fjalėt e kėtij ligji, u dha kėtė urdhėr Levitėve qė mbanin arkėn e besė­lidh­jes tė Zotit, duke thėnė: "Merreni kėtė libėr tė ligjit dhe vendoseni nė arkėn e besėlidhjes tė Zotit, Perėndisė suaj, me qėllim qė tė mbetet si njė dėshmi kundėr teje; sepse unė e njoh frymėn tėnde rebele dhe fortėsinė e qafės sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallė midis jush, ju u bėtė rebelė kundėr Zotit; aq mė tepėr do tė bėheni mbas vdekjes sime! (Ligji i Pėrtėrirė, 31:24-27)

Mblidhni pranė meje tė gjithė pleqtė e fiseve tuaja dhe zyr­tarėt tuaj, me qėllim qė tė dėgjojnė kėto fjalė dhe unė tė thė­rras tė dėshmojnė kundėr tyre qiellin dhe Tokėn. Sepse unė e di qė, mbas vdekjes sime, do tė korruptoheni plotėsisht dhe do tė largoheni nga rruga qė ju kam urdhėruar, dhe ditėt e fundit do tė goditeni nga fatkeqėsia, sepse keni pėr tė bėrė atė qė ėshtė e keqe pėr sytė e Zotit, duke provokuar indinjatėn e Tij me veprėn e duarve tuaja". (Ligji i Pėrtėrirė, 31:28-29)

Nga kjo vėrehet se Moisiu/Musai a.s. paralajmėroi dhe e dinte se Tevrati (pesėlibėrshi i tij) do tė shtrembėrohej dhe do ta ndry­shonin mbas vdekjes sė tij, dhe ashtu ndodhi.

c) Po ta analizojmė mirė edhe Dhjatėn e Re, do tė vėrejmė se edhe aty kemi tė bėjmė jo me Fjalėn e Perėndisė, po me shkrime tė njerėzve tė ndryshėm dhe pa inspirimin e Perėndisė, si p.sh.:

Tek Ungjilli sipas Lukės, shkruan: “Mbasi shumė vetė ndėr­morėn tė renditin tregimin e ngjarjeve qė ndodhėn nė mesin tonė, ashtu si na i pėrcollėn ata qė ishin bėrė nga fillimi dėshmitarė okularė dhe shėrbyes tė fjalės, M`u duk e mirė edhe mua, pasi i hetova tė gjitha gjėrat me kujdes qė nga fillimi, tė t`i shkruaj sipas radhės, fort i nderuari Teofil, qė ti tė njohėsh vėrtetėsinė e gjėrave qė tė kanė mėsuar.” (Luka, 1:1-4).

Nga vargu i lartshėnuar tregohet qartė se:

- Sė pari, Ungjilli sipas Lukės ishte vetėm njė ndėr shumė narracionet e shkruara nė dekadat e para pas Jezusit nga njerėz tė ndryshėm (Mbasi shumė vetė ndėrmorėn tė renditin tregimin e ngjarjeve qė ndodhėn nė mesin tonė);

- Sė dyti, ky shkrim i drejtohej Teofilit personalisht nga Luka dhe jo njerėzimit nga Perėndia (fort i nderuari Teofil, qė ti tė njohėsh vėrtetėsinė e gjėrave qė tė kanė mėsuar); dhe

- Sė treti, mė e rėndėsishmja ėshtė se ky Ungjill nuk ishte shkruar nėn frymėzimin e Zotit, por ishte shkruar pasi Luka kishte konsultuar burime tė ndryshme (pasi i hetova tė gjitha gjėrat me kujdes qė nga fillimi); qoftė tė shkruara, qoftė gojore, origjinėn e tė cilave as nuk e dimė e as qė mund ta verifikojmė. E njėjta gjė vlen edhe pėr shumė nga shkrimet e tjera tė Dhiatės sė re e edhe tė sė vje­trės.

d) Njė rast tjetėr ka tė bėjė me Palin, me Letrat e tij, tė cilat nė fakt pėrbėjnė pjesėn mė tė madhe tė Dhiatės sė re, ku shihet mjaft qartė se nuk ka kurrfarė dėshmie se ai ishte i frymėzuar nga Zoti pėrderisa i shkruante ato letra. Nė njė mori rastesh ai e bėn tė qartė se nė letra po e shprehte mendimin e tij dhe jo tė Perėndisė:

“... s’kam urdhėr nga Zoti, por po jap njė mendim si njeri ...” ( 1 Korintasve, 7:25)

“…sipas gjykimit tim….” (1 Korintasve, 7:40)

“…dhe mendoj se edhe unė kam Frymėn e Perėndisė….” (1 Korintasve, 7:40)

“…Ja, unė, Pali, po ju them …” (Letra e Palit Galatasve, 5:2)

Si shihet, tek 1 Korintasve 7:40 vihet nė dyshim edhe frymė­zimi i mėsimeve tė Palit nė tėrėsi. Aty tregohet se ai nuk ishte i sigurt as nėse e kishte Frymėn e Perėndisė apo jo. Pėrse duhet tė besohen pėr fjalė tė Zotit letrat e Palit, nėse ai vetė e bėn tė njo­hur aty se pohimi qė ai e kishte frymėn e Zotit, ishte mendim i tij personal dhe nuk ishte i konfirmuar nga Perėndia.

Duke pasur parasysh se nė njė artikull nuk mund tė elaboro­het gjithēka pėr sa u pėrket dallimeve nė mes dy librave - Biblės dhe Kuranit, jam pėrpjekur tė shtjelloj disa nga gjėrat mė eleme­ntare pėr tė dėshmuar dallimet dhe vėrtetėsinė e tyre nė lidhje me tė dy tekstet.

Dua ta pėrfundoj kėtė artikull me Fjalėt e Allahut Fuqiplotė, Qė nė librin e Tij tė fundit, nė Kuranin famėlartė, thotė:

“Ky Kuran nuk ėshtė i tillė qė tė mund tė bėhej prej dikujt tjetėr pėrveēse prej Allahut. Pėrkundrazi, ai ėshtė vėrtetues i shpalljeve tė mėparshme dhe shpjegues i Ligjit (pėr njerėzit) dhe, pa dyshim, ėshtė zbritur nga Zoti i botėve!”. (Junus, 37)

“Ai ta zbriti ty (Muhammed) Librin me argument qė ėshtė vėrtetues i librave tė mėparshėm. Ai e zbriti mė parė Tevra­tin dhe Inxhilin. Udhėrrėfim pėr njerėz, e zbriti edhe Furka­nin (dalluesin e sė vėrtetės nga gėnjeshtra). S’ka dyshim se ata qė mohojnė argumentet e Allahut, i pret ndėshkimi i rreptė. Allahu ėshtė ngadhėnjyes, shpagimtar”. (Ali Imran, 3-4)

Thuaj: “O ithtarėt e Librit, ejani tė biem nė njė fjalė tė pėr­bashkėt nė mes nesh dhe jush: se do ta adhurojmė vetėm Allahun, se nuk do t’I shoqėrojmė Atij asgjė (nė adhurim) dhe se nuk do ta mbajmė pėr zot njėri-tjetrin, nė vend tė Allahut!” (Ali Imran, 64)

“Nuk ka detyrim nė fe, rruga e drejtė ėshtė dalluar shumė qartė nga ajo e padrejta” (Bekare, 256).


--------------------------------------------------------------------------------

[1] Bibla, pėrktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj, Ferizaj, 1994, fq. 11; dhe Ekrem Murtezai, “Fjalori i feve”, fq. 62.

[2] “Kur’ani- Pėrkthim dhe komentim” nga H. Sherif Ahmeti, fq. 10.

[3] Duhet theksuar se dallimi kryesor nė mes Biblės katolike dhe Biblės protes­ta­n­te ka tė bėjė me ēėshtjen e librave qė gjenden nė tė. Nė Biblėn katolike (Bibla – Pėrktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj, Ferizaj, 1994) dhe nė atė prote­stante (Bibla- Diodati i ri, pėrkthim 1991-94) dallimi qėndron nė faktin se Bi­bla katolike ka 7 libra mė tepėr se Bibla protestante, kurse tė dyja sektet lib­rin e tyre e quajnė tė shenjtė. Atėherė, shtrohet pyetja - pse ky dallim ndėrmjet biblave? Cila ėshtė, nė tė vėrtetė, Fjalė e Perėndisė?

[4] Bart Ehrman ėshtė njė studiues i njohur i Dhiatės sė re si dhe njė ekspert i Kri­shterimit tė hershėm. Masterin dhe doktoratėn i ka kryer nė Seminarin Teo­lo­gjik tė Princentonit. Aktualisht ėshtė shef i departamentit tė studimeve fetare nė Universitetin “Chaper Hill” tė Karolinės sė Veriut. (Biografi nga libri i tij: “Tė keqcitosh Jezusin....”, nė fund tė librit.)

[5] Kriptologji-a: shkenca qė merret me shifrimin dhe me deshifrimin e shkrimeve tė fshehta. (Mikel Ndrecaj, “Fjalor fjalėsh e shprehjesh tė huaja”, Prishtinė, 2000, fq. 415.)

[6] Bart D. Ehrman, “Tė keqcitosh Jezusin-Si dhe pėrse u ndryshua Bibla”, fq. 10.

[7] Po aty, fq. 78. Gjatė shekujve II dhe III, po ashtu gjatė kohės sė Konstantinit, Bart Ehrman tregon se “kėta dy shekuj kanė qenė veēanėrisht tė pasur nė ndryshime teologjike ndėrmjet tė krishterėve tė hershėm. Nė tė vėrtetė, dalli­met teologjike ishin kaq shumė tė shtrira, saqė grupe qė e quanin veten e tyre tė krishtera ndiqnin besime dhe praktika qė shumė tė krishterė sot do tė kėm­bėngulnin se nuk kanė tė bėjnė aspak me krishterizmin”. (Po aty, fq. 78) Po ashtu Bart D. Ehrman thotė: “Ē’dobi ka tė thuash se tekstet origjinale tė Bi­b­lės janė tė frymėzuara? Ne nuk i zotėrojmė tekstet origjinale, por kemi vetėm njė kopje tė mbushura me gabime dhe shumica e kėtyre dorėshkrimeve janė prodhuar shekuj mė vonė se origjinalėt”. (Po aty, fq. 27.) “Ishte e qartė se ki­shte njė problem nė pohimin se Bibla ishte verbalisht e frymėzuar nė ēdo fjalė tė saj. Siē mėsuam nė njė nga kurset e para tė ndjekura nė institut, ne nuk i zo­tėrojmė dorėshkrimet origjinale tė Dhiatės sė Re. Ajo qė ne kemi pėrbėhet nga kopje tė kėtyre shkrimeve, tė bėra vite mė vonė. Mbi tė gjitha, asnjėra prej kėtyre kopjeve nuk ėshtė krejtėsisht e saktė, duke qenė se skribėt qė i ka­nė prodhuar ato, pa dashje ose qėllimisht, i kanė ndryshuar nė vende tė ndry­sh­me. Tė gjithė skribėt e kanė bėrė kėtė. Kėshtu, nė vend qė tė kemi fjalėt e frymėzuara tė autorėve (d.m.th. origjinalet) tė Biblės, ajo ēka kemi janė vetėm kopje tė shkruara nė gabime tė shumėfishimeve”.( Po aty, fq. 23.)

[8] Dallimi ndėrmjet Kuranit dhe Biblės qėndron nė faktin se Kurani vazhdimisht pohon burimin e tij hyjnor nga Zoti i botės. (Shih kėto ajete: Ali Imran, 164; Ni­sa, 82; Nisa, 105; Junus, 57; Nahl, 64; Fussilet, 53; Ali Imran, 3; Ibrahim, 1) Feja islame ėshtė njė fe qė ėshtė e argumentuar me Kuran, ashtu siē u argu­mentua qė Kurani ėshtė burim hyjnor, nga Zoti i Plotfuqishėm, sa kohė qė nė Bibėl nuk gjejmė ndonjė citat qė tė argumentojė Krishterimin. Askund nė Bi­bėl nuk keni pėr tė gjetur se Zoti i drejtohet popullit tė Musait, ose pasar­dhė­s­ve tė kėtij populli, duke u thėnė se feja e tyre quhet judaizėm, ose - se u shpall pasuesve tė Krishtit qė feja e tyre quhet krishterim. Me fjalė tė tjera, emrat judaizėm dhe krishterim nuk kanė pasur origjinė dhe miratim hyjnor. Vetėm shumė kohė pas largimit tė Jezusit nga kjo botė, fesė sė tij iu vu emri Krish­te­rim. E, sa pėr Islamin, Kurani thotė: “Feja e pranueshme tek Allahu ėshtė Islami, e atyre qė u ėshtė dhėnė libri, pasi mėsuam pėr tė vėrtetėn, ata vetėm nga zilia nė mes tyre, kundėrshtuan. E kush i mohon argumentet e Allahut, le ta dijė se Allahu shpejt do t'ia japė llogarinė”. (Ali Imran, 19) “E, kush kėrkon fe tjetėr, pėrveē fesė islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai nė botėn tjetėr ėshtė nga tė dėshpėruarit”. (Ali Imran, 85)

Me rastin e Haxhit lamtumirės, nė tė cilin Pejgamberi s.a.v.s. mbajti fjalimin e fundit, dhe mbasi e mbajti fjalimin e tij para masės, po atė ditė, Zoti xh.sh. shpalli ajetin e Kuranit: “Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time dhe zgjodha pėr ju Islamin fe”. (El Maide, 3) Kėto citate tė lartpėrmendura tregojnė se Kurani pėrmban pohimin pėr vulėn e autorėsisė sė Allahut xh.sh., dhe se feja islame ėshtė feja sė cilės duhet t’i bashkohemi. Po ashtu, Zoti jo vetėm qė e shpalli Kuranin, po edhe, duke qenė se ai duhej tė mbetej si mesazh pėr njerėzimin deri nė fundin e botės, duhej tė ruhej ashtu siē ėshtė shpallur, edhe premtimi i Zotit pėr ruajtjen e Kuranit ėshtė i mre­kullueshėm, pėr se thotė: “Ne me madhėrinė Tonė e shpallėm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtės tė tij”. (El Hixhr, 9)
Ju rekomandojmė
*DISA DALLIME NDĖRMJET BIBLĖS DHE KURANIT
*Triniteti dhe vėrtetėsia e tij -Rreth citateve tė doktrinės sė trinitetit (Pjesa e parė)
*Triniteti dhe vėrtetėsia e tij -Rreth citateve tė doktrinės sė trinitetit (Pjesa e dytė)
*Triniteti dhe vėrtetėsia e tij -Rreth citateve tė doktrinės sė trinitetit (Pjesa e tretė)
*Trajtimi Biblik dhe Kuranorė nė lidhje me konsiderimin e Marisė si “Nėna e zotit”
*Trajtimi Biblik dhe Kuranor nė lidhje me fjalėn “Jezusi Bir i Zotit”
*RELIGJIONI I JEZU KRISHTIT APO RELIGJIONI I SHĖN PALIT?
*Librat e humbura tė Biblės
*FENOMENI I SHPIFJEVE NDAJ KURANIT FAMĖLARTĖ
*Fenomeni i shpifjeve rreth shumėsisė sė bashkėshortėve tė Muhamedit a.s.
*A eshte Bibla fjala e Perendise?
*Nje raport historik mbi Jezusin
*A ėshtė Bibla kontradiktore?
*Pėrse do tė lejonte Zoti qė tė ndėrrohej Bibla?
*Pesė pyetje pėr tė Krishterėt, Dėshmitarėt e Jehovait, Adventistėt, Evangjelistėt
*A thotė Kur'ani se Bibla ėshtė Fjalė e Zotit?
*Historia e Ungjillit te Barnabait
*Jezu Krishti (Isau a.s.) Hyjnor apo Njerėzor?
*KURANI: Vepėr e Muhamedit a.s. apo fjalė e Allahut xh.sh.
*Ungjilli i Jezusit apo Ungjilli i Palit
*Mrekullitė e Jezusit (Isaut a.s.)A e shėndrrojnė atė nė qenie Hyjnore?
*Njoftimet pejgamberike pėr ardhjen e Muhammedit a.s.
*Koncepti i Zotit nė Bibėl dhe Kuran.
*Koncepti Pejgamberik nė Bibėl dhe Kuran.
*Kristianizmi Paulian
*A ėshtė Kurani kopje e Biblės?.
*Rreth frymėzimit tė Biblės
*A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė ''JO'' .
*ISAI a.s.-Nga Biri i Njeriut tek Jezusi Perėndi.
*Jezu Krishti (Isai a.s.) profet dhe i dėrguar vetėm te beni israilėt, sipas Kur’anit dhe Biblės.
*A ėshtė Bibla tė cilėn e kemi nė duar sot e njėjtė me atė tė kohės sė Muhamedit *A u kryqezua Jezusi!?
bottom
Web Faqja e vjetėr:
Kliko pėr ta Vizituar
bottom
Bosanski Jezik
*KONTRADIKCIJE I PROTIVURJEČNOSTI IZMEĐU ČETIRI JEVANĐELJA
*MESIJA I NJEGOVO PORIJEKLO
*SVETO TROJSTVO I NJEGOVA LAŽNOST
*NAUČNO POREĐENJE QURANA I BIBLIJE
*Biblija negira božansku prirodu Isusa
*Dragi Hrišćani, upitajte se!
*ISAOVE alejhisselam RIJEČI SAME DOKAZUJU LAŽNOST TROJSTVA
*Istina o Jahvinim Svjedocima
*ANALIZA ČETIRI KNJIGE POZNATE POD NAZIVOM JEVANĐELJA (INDŽIL)
*Bog u Hrišćanstvu
*Da li je Isus odnosno Isaa, bio Bog, Božiji sin ili iskreni Allahov rob i poslanik?
*EN-NASRANIJE – KRŠĆANSTVO
*NESLAGANJA O MESIJINOM USKRSNUĆU IZ GROBA
*ODGOVOR NA KRŠĆANSKE ZABLUDE O ISUSOVIM ČUDIMA NA OSNOVU KOJIH TVRDE DA JE ON BOG
bottom
English Language
*Pauline Theology
*The New Testament
*The Old Testament
*Religious Mysteries 101 – The Crucifixion
*Where is the Christ in Christianity?
*INTRODUCTION TO JUDAISM
*ISAIAHS VISION
*Jesus & Muhammad Compared
*The Trinity, or 1+1+1=1
*Who was Immanuel?
*Women in the Quran and Women in the Bible
*Enigma in the Bible
*The God That never Was
*Murder in the Bible
*How many Sons does God have?
*Son Of Who?
*101 Clear Contradictions in the Bible
*CONCEPT OF GOD IN CHRISTIANITY
*Corruption of the Torah
*IS JESUS GOD ?
*Problems with the Old Testament
*RELIGION OF JESUS CHRIST OR RELIGION OF SAINT PAUL
*SIMILARITIES BETWEEN ISLAM AND CHRISTIANITY
*PROPHET MUHAMMAD IN THE BIBLE
bottom
Identifikohu
Pseudonimi

Fjalėkalimi



Keni harruar fjalkalimin tuaj?
Kėrko njė tė ri Ketu.
bottom
BibladheKurani.com © 2006-2010

Materiali nė kėtė web faqe mund tė publikohet dhe shumėfishohet lirisht pėr nevoja personale, pėrderisa pėrmendet burimi i origjinalit. Pėr tė gjitha nevojat tjera nė lidhje me materialet, paraprakisht duhet tė na lajmeroni nė email adresat tona. Poashtu www.bibladhekurani.com nuk qėndron domosdoshmėrisht pas ēdo teksti tė autorėve. Ju faleminderit pėr mirėkuptim.

Dizajnuar nga: www.kosovahosting.com


rahmen rechts rahmen links