| Shėn PALI - Arkitekti i Krishterizmit (Pjesa e parė) |
Shėn PALI
Arkitekti i Krishterizmit
Şinasi Gündüz
Pėrktheu: Arben Tahiri
(Shkėputur nga libri i cili pėrkthyesi ėshtė duke e pėrkthyer nė tėrėsi: "PAVLUS: Hristiyanligin Mimari" - Prof. Dr. Sinasi Gunduz, shtepia botuese Ankara olkulu yayinlari, Ankara 2001)
HYRJE
Gjatė historisė njerėzimi ka qitur nė dritė personalitete tė njohura. Personaitete siē ishin heronjtė, liderėt, gjenitė, artistėt, filozofėt, mbrojtės tė drejtėsisė dhe moralit etj, gjithmonė kanė marrė pėrsipėr rrole tė ndryshme gjatė jetės sė tyre nė periudha tė ndryshme historike, disa nga kėto kanė lėnė pėrshtypje tė mėdha si gjatė kohės qė kanė jetuar poashtu edhe pėr brezat e ardhshėm dhe kanė dhėnė mesazhe pėr tė mirėn e njerėzimit nė ardhmėrinė e tij. Nuk ka dyshim se ndėr kėto personalitete meritė tė posaēme marrin themeluesit dhe perfaqėsuesit e religjioneve tė cilėt njerėzve ia kanė paraqitur njė sistem tė caktuar tė tė menduarit, tė pėrceptuarit tė jetės dhe sipas kėsaj i kanė prezentuar njerėzimit njėfarė stili jetėsor qė ridhte nga besimi dhe botėkuptimi i tyre, stil tipik ky, qė gjithashtu pėrmbante edhe ca ligje tė tė sjellurit dhe qė pėrpiqej tė rregullonte jetėn natyrore dhe sociale tė njeriut. Duke marrė parasysh kėtė, si profetėt, spjeguesit e fesė dhe thirrėsit nė fe qė kishin kėtė mision, ashtu edhe reformatorėt, filozofėt, prift-mbretėrit, magjistarėt dhe ideologėt duke u munduar tė ndikojnė nė formėsimin dhe orientimin e tė menduarit dhe tė sjellurit e njerėzve, kanė lėnė gjurmė tė pėrjetshme nė jetėn e njeriut.
Kėta liderė dhe themelues fetarė, sadoqė intenzivisht kanė qendruar nė misionet e tyre dhe sado tė rėndėsishėm pėr njerėzit ishin misionet e tyre, me kalimin e kohės njė pjesė e tyre ka filluar tė fshihet nga kujtimi i njerėzve dhe kanė filluar tė humbasin vendin qė kishin patur fituar gjatė historisė sė tyre. Nga ana tjetėr, disa nga kėto pėr shkak tė botkuptimeve qė patėn mbrojtur, misioneve qė kishin ushtruar dhe pėr shkak tė rroleve qė kishin luajtur, asnjėherė nuk patėn rėnė nga e pėrditshmėja e as qė patėn humbur rėndėsinė e tyre. Njė pjesė e rėndėsishme kėtyre personaliteteve pėr shkak qėndrimeve tė tyre dhe stilit jetėsor qė paraqitnin i patėn dhėnė kah rrjedhės sė historisė; jetesa e tyre u pat bė njė zanafillė, shikuar nga kėndvėshtrimi i llojllojshmėrisė sė zakoneve tė ndryshme fetare qė po vazhdojnė edhe deri nė ditėt e sotme. Botėkuptimi i kėtyre personaliteteve edhe me mijėra vjetė mė vonė ka arritur tė jetė i rrepektur nga njė pjesė mjaft e madhe e rruzullit tokėsor dhe ka arritur tė bėhet ndėr lėvizjet mė tė mėdha fetare.
Kėto personalitete qė lanė gjurmė nė histori ende po vazhdojnė pėrditshmėrinė e tyre jo vetėm nga fakti se edhe deri nė ditėt e sotme po ia vazhdojnė ekzistencėn ithtarėt dhe xhematet e tyre, por edhe nga ai fakt se qėndrimet e tyre spekulative, stilet jetėsore dhe botėkuptimet e tyre ende po debatohen.
Ja pra, Pali ėshtė njėri nga kėto personalitete. Sadoqė personaliteti, jeta, vepra dhe mendimet e Palit qė vetveten e quan i zgjedhur nga ana e Zotit pėr kėtė mision qė nė mitrėn e nėnės (Gal. 1:15-16), janė bėrė temė diskutimi, qoftė nga kėndvėshtrimi i historisė sė tė menduarit dhe tė besuarit qoftė edhe nga kėndvėshtrimi i Krishterizmit, rėndėsia e tij ka mbetur fakt qė nuk ka nevojė tė diskutohet.
Pali, shikuar nga njėra anė, ėshtė njė njeri qė gati dy mijė vjet mė radhė po diskutohet rreth mendimeve dhe qėndrimeve tė tija, kurse nga ana tjetėr, ai , sipas rolit qė muar pėrsipėr gjatė historisė, nga gati tė gjithė ėshtė pranuar si njė mendimtar, misjoner, teolog the themelues i fesė. Gjatė historisė, Pali ka qenė vatėr interesimi si i ithtarėve tė tij poashtu edhe kundėrshtarėve te tij. Sipas disave ai ishte njė epileptik qė shihte halucinacione dhe njė histerik qė pajandarė shihte vizjone. Kurse sipas tjerėve ai ishte njė mendimtar kreativ dhe njė reformator i teologjisė. Ndėrsa sipas besimtarėve tė thjeshtė qė pėrvetsuan mendimet e Palit, ai paraqitte njė profet tė zgjedhur nga ana e Zotit qė njerėzimit tia kumtojė mesazhin e Mesiut Jezus Birit tė Perėndisė. Pėrveē kėtyre definicioneve tė ndryshme se kush ėshtė Pali, kemi disa tema rreth vlerėsimeve tė ndryshme mbi mėsimet e Palit, pėrmbajtjen dhe burimet e kėtyre mėsimeve si dhe sasinė e pasimit tė kėtyre mėsimeve pas jetės sė tij.
Mirėpo, shikuar nga ana e personalitetit tė Palit si dhe nga ana e mėsimeve tė tija, cilat nga kėto definicione dhe vlerėsime janė tė sakta? Kush ėshtė (nė tė vėrtetė) Pali; ēfarė lidhje ka nė mes Palit dhe Jezusit pėr tė cilin ai kėmbėngul tė jetė i zgjedhur tė kumtojė mesazhin e tij dhe a ka me tė vėrtetė ndonjė lidhje nė mes mėsimeve tė Palit dhe Jezusit? Tė gjitha kėto pyetje zėnė vendin kryesor qė tė jipet pėrgjigja nė to poqese duam tė kuptojmė me tė vėrtetė Palin dhe mesazhin e tij.
1. Shėn Pali Themelues i Fesė
Sa zė vend jeta dhe personaliteti i Palit tė jetė temė kryesore e studijuesve qė moti, aqė zė vend edhe roli i tij nė formimin e Krishterizmit dhe formėsimin e kredos dhe mėsimeve krishtere. Shumica e studijuesve janė tė mendimit unanim qė Pali pėrveē se ishte njė misjoner ambicioz ishte edhe njė mendimtar dhe teolog i rėndėsishėm. P.sh., Räisänen pohon se Pali ėshtė me tė vėrtetė njė mendimtar krijues dhe origjinal, bile krahas kėsaj mė sė pari vė nė pah se ai ėshtė njė misjoner shumė aktiv.[1] Kurse, Küng qė mendon se Pali ėshtė teologu i parė Krishter, pohon se misioni dhe kėndvėshtrimi teologjik i Palit ėshtė njė revolucion i historisė botėrore.[2]
Pali nė letrat e tija vetveten e definon si njeri i zgjedhur - apostull (Gal. 1:1-2, 2:7; 1Kor. 11:23; 1Sel. 4:2) tė pėrcjellė mesazhin e Zotit Mesia Jezus i cili pas kryqėzimit vdiq dhe pastaj pėrsėri u ringjall. Siē do tė spjegohet mė tutje, nė mėsimet e Palit qė misjonin e tij e zhvillonte nė Anadolli, Greqi, Thraki, ishujt e Egjeut dhe vende tjera, zėnė vend kėto koncepte: Mesia, mesazhi (Ungjilli), ēlirimi, pagėzimi etj. Pali si teologjinė etij ashtu edhe botkuptimet pėr njeriun, historinė dhe ēlirimin i bazon nė themelet e vlerėsimit tė kėtyre koncepteve. Kuptimi i ngarkuar mbi tė gjithė kėto koncepte tė mėsimeve tė Palit formojnė themelin e teologjisė Krishtere. Siē edhe me plotė tė drejtė pohon edhe Küng, pa Palin nuk mund tė flitet as pėr Kishėn Katolike, as pėr atė Greke ose teologjinė patristike Latine e as pėr kulturėn Krishtero-Helenistike.[3]
Mirėpo, tani Pali ėshtė njė themelues feje apo ėshtė vetėm njė pėrfaqėsues i njė zakoni fetar qė veē ėshtė prezent? Nė mėnyrė tė njėjtė, mėsimet e Palit, a janė mėsime qė Pali pėr herė tė parė i shtjelloi apo janė reformim i mėsimeve qė kishin qenė mė parė nė atė kohė? Nga aspekti i pėrgjigjjeve tė mundshme nė kėso llojė pyetjesh, lidhja nė mes Jezusit, Apostujve, zakoneve krishtere dhe Krishterizmit nė pėrgjithėsi me Palin, ėshtė njė problem i marrur nė debatim nga ana e shumicės sė studijuesve.
Pėrkundėr faktit se nė letrat e Palit shumė shpesh kalon termi Christ (Krisht, Mesia) dhe veēėnarisht teologjia qė ėshtė e mbėshtetur nė domėthėnien e kėtyre termave, nė letrat e tija, termi Krishter hiē nuk pėrdoret. Nga ana tjetėr, nė kohėn para Palit, dmth. nė kohėn e Jezusit dhe Apostujve, termi Krishter nuk u pėrdorte fare. Nė burimet qė i takojnė epokės sė hershme, Jezusi dhe ndjekėsit e tij u njihnin me emrin Nasuran ose Nazoran. Jezusi nė Ungjillin e Mateut duke qenė i emėrtuar si njė Nazoran (Mat. 2:23), pėr te nė Ungjillin e Gjonit bėhet fjalė nė kėtė formė: Jezus Nazareni Mbreti i Judejėve (Gjn. 19:19). Iesus de Nazareth Rex Iudeorum I.N.R.I*
Pėrsėri nė tekstet apokrife (joautentike, shnm. prkth. A.T) siē ėshtė Libri Apokrif i Gjonit (Apocryphon of Johannis) tregohet qė Jezusi ėshtė emėrtuar me ofiqin Nazoran edhe nga ana e Hebrenjėve.[4]Dhe sė fundi, nga tekstet Gnostike Nag Hammadi nė Ungjillin e Egjiptianėve dhe nė Zoastrianos pėr Jezusin pėrdoret termi Nazareus marrur nga kjo fjalė: Yasseus Mazareus (Nazareus) Yessedekus qė kalon nė tekstet e lartpėrmendura.[5] Pėratarsye, siē thotė edhe njė prift me emrin Epifanius[6], Hebrenjtė nė kohėn qė jetonte Jezusi pėr tė dhe ithtarėt e tij pėrdornin emrin Nazoran (Nazoraiou). Bile, nė kapitullin Veprat e Apostujve, duke treguar nė Palin, kalon njė fjalė qė tregon nė emėrtimin e tij se ai ishte udhėheqės i sektit tė Nazarenėve me tė ciliėn gjė ai ishte i fajėsuar nga ana e Hebrenjėve (Vap. 24:5).
Ēfarė domėthėnie ka termi Nazoran qė po pėrdoret kėtu ėshtė gjithashtu njė temė diskutimi. Nė pėrgjithėsi, shkrimtarėt Krishterė domėthėnien e kėtij termi e spjegojnė duke e lidhur me faktin se Jezusi ėshtė i lindur nė Nasira (ar.) Nazarath . Ndėrsa studijues tė ndryshėm janė tė mendimit qė ky term mund tė ketė ndonjė lidhje me disa terma tjerė tė gjuhės Hebreje si p.sh. nazir (zgjedhės, ndarės), nasar (ruajtės, rojtar) ose nesher (degė). Nga njė anė tjetėr nė Ungjillet Gnostike siē ėshtė Ungjilli i Filipit pohohet se ky term ka kėto domėthenie: zbulues i njė fshehtėsie dhe e vėrtetė absolute.[7] Tjetėr nga kėto, duke u bazuar nė thėniet e Epifaniusit se qysh prej kohės para Jezusit nė Palestinė-Jordani ekzistonte njė sekte heterodokse hebreje, ne veē kemi dituri pėr ekzistencėn e Nazorenėve. Epifaniusi duke numėruar cilėsitė e kėtij sekti, tregon se ata veten e njihnin si ndjekės dhe ruajtės tė vėrtetė tė ligjit fetar tė Moisiut, ndėrsa Hebrenjtė e Jerusalemit i konsideronin si prishės sė mėsimeve tė Moisiut.[8] Ne jemi tė mendimit se nė mes termit grek Nazoran me tė cilin Hebrenjėt emėrtonin Jezusin dhe nxėnėsit e tij ka njė lidhje me termin Nazarenė me tė cilin njiheshin pjesėmarrėsit e sektit heterodoks qė ekzistencėn e tij e filloi qysh para kohės sė Jezusit dhe e vazhdonte edhe nė kohėn e priftit Epifanius (sh. IV.e.r). Ndonėse, Hebrenjtė e Jerusalemit, siē ishin tė fajėsuar nga Nazarenėt heterodoksė ashtu edhe nga vetė Jezusi se kanė prishur dhe keqpėrdorur Ligjin Hyjnor (Ligjin e Moisiut)*, mund tė kenė fajėsuar Jezusin dhe ithtarėt e tij sepse mendonin se edhe kėta i takojnė (apo janė ithtrė tė) sektit tė Nazarenėve. Termi grek Nazoran qė kalon nėpėr ungjij duhet tė ketė domėthėnien e fjalės Nasoran apo Nasoraj tė dy tė gjuhės Aramaike. Sepse nė tekstet e ndryshme hebrike tė Talmudit, Jezusi emėrtohet me termin Nusri, kurse ithtarėt e tij Nusrim. Pėrsėri nė tekste syrjanike, kur bėhėt fjalė pėr Krishterėt kalon termi Nasranaje.[9]
Nė njė anė tjetėr, termi Nazoran/Nasura me tė cilin Hebrenjtė emėrtonin Jezusin dhe ithtarėt e tij nuk ishte pėrvetėsuar nga ana tyre sepse ata vetveten e quanin Nxėnėsit/Apostujt e Jezusit. Megjithkėtė, Epifaniusi pohon se ithtarėt e Jezusit nuk treguan kurrėfarė reagimi kundėr kėtyre emertimeve siē ėshtė ai Nazoran edhepse veteveten e quanin ndryshe.[10]
Emėrtimi Nazoran/Nasura i Hebrenjėve tė Jerusalemit dhe rrethinės nuk zgjati shumė kohė. Ngadalė-ngadalė Hebrenjtė filluan ta kuptojnė dallimin nė mes sektit heterodoks Nazoran dhe lėvizjes sė re nė krye tė sė cilės ishte Jezusi, pėrkėtarsye duke asociuar nė emrin Jezus-Jeshu (hbr.), ata pėr Jezusin dhe grupin (xhematin) e tij zgjodhėn emėrtimin Jeshuan. Epifaniusi qėndron nė disa alternativa tė mundėhme tė rrėnjės sė emėrtimit tė tillė Jeshuan dhe sė fundi spjegimi i tij mė i logjikshėm del ai se ky emėrtim rrjedh nga termi Jezus Jeshu.[11] Nė kėtė rast termi Jeshuanėt nėnkupton Ithtarėt e Jezusit ose Jezuitėt. Pos kėsaj Epifaniusi thotė qė njė shkrimtar hebre Philo (v. 25 PES v. 40 ER) ka shkruar njė libėr me titullin Jeshuanėt (Jassaeans) nė tė cilin ai rradhit cilėsitė e kėtij grupi qė jetonte nė rrethin e njė vendi moēalik me emrin Maraen. Epifaniusi thekson se ky grup pėr tė cilin flet Philo nė librin e tij nuk ėshtė tjetėr vetėm se Krishterėt vetė.[12]
Siē shihet termi Krishter, -izėm nuk ėshtė emėr qė pėrdoret pėr emėrtim tė Jezusit dhe nxėnėsve tė tij. Ka mundėsi se ky edhe ėshtė shkaku qė nėpėr ungjij nuk hasim nė emėrtim tė tillė.
Nė anė tjetėr, nė tekstet e BR jashta ungjijve, termi Krishter kalon vetėm tri herė: dy herė nė Veprat e Apostujve dhe njė herė nė Letra e Parė Pjetrit . Nė (Vap. 11:26) theksohet se Nė Antioki nxėnėsit pėr tė parėn herė u quajtėn »tė krishterė«. Nė tė njėjtin kapitull por nė (26:28) termi i krishterė kalon nė njė debatė tė Palit dhe mbretit Herodit II-tė Agripa (vdk. v.100 ER). Mbreti me njė sarkazėm pėrqeshės i drejtohet Palit duke thėnė: Me pak mund po mundohesh tė ma mbushėsh mendjen se mė bėrė tė krishterė. Dhe sė fundi nė Letra e Parė Pjetrit (4:16) vijon: por, nėse vuan si i krishterė, kurrsesi tė mos ketė turp, por ta lavdėrojė Hyjin pėr shkak tė kėtij Emri.
Nė qoftė se analizojmė vendet nė tė cilin kalon fjala i krishterė nė BR do tė kuptojmė se ky term ėshtė pėrdorur nė periudhėn pas Jezusit, pra pėr herė tė parė nė Antioki dhe ate nga ana e kundėrshtarėve (Hebrenjėt dhe/ose Gentilet). Disa studijues pohojnė se fillimi mė i hershėm i pėrdorimit tė kėtij termi ėshtė v. 43 ER. Duke u bazuar nė (Vap. 11:26) kundėrshtarėt e grupit (xhematit) krishterė* nė Antioki i dhanė atyre emrin Krishter. [13] Ndėrsa prifti Epifanius thotė se pas njė kohe shumė tė shkurtė tė pėrdorimit tė termit Jeshuanė vendin e tij e merr termi Krishter.[14] Pa dyshim termi Krishter ka filluar tė pėrdoret shumė vonė pas Jezusit nė Antioki gjatė zgjatjes sė misionit atje dhe pėr tė dalluar misionerėt e doktrinės sė Mesiait (dmth. Krisht, Christ).
Besimi nė Jezusin Mesi nė Krishterizėm ka njė rėndėsi kategorikisht tė madhe. Pėrveē besimit nė Shpėtimtarin Mesi (Messiah, Mesīh)* konsiderimi i tij tė jetė Bir i Hyjit dhe Zot (Kyrios, greq.) ėshtė pjesė e pandarshme e doktrinės Krishtere mbi Jezusin Mesi. Pėrsėri, teologjia e Kryqit nė tė cilėn mbėshtetet besimi se Jezusi Bir vdiq nė kryq dhe u ringjall, botkuptimi historik i Kristocentrizmit qė vė nė qendėr Mesiain (Krishtin), argumenti qė paraqet faktin se Ligji Hyjnor (sheriatit) ka pėrfunduar me Mesiain dhe zvogėlimi i gjithė kėsaj ēėshtjeje nė njė «dashuri», janė disa nga karakteristikat kryesore tė Krishterizmit.
Sadoqė Krishterėt nė pėrgjithėsi fenė e tyre ia mbėshtesin Jezusit, nė mesin e shkencėtarėve tė ndryshėm tė krishterė ka studijues qė pohojnė se feja tė cilėn Jezusi ia mėsonte njerėzimit nuk ėshtė ajo fé, karakteistikat e sėcilės i spjeguam mė lart. P.sh. shkencėtarėt si Wilhelm Bousset dhe Wilhelm Heitmüller theksojnė se Jezusi assesi nuk mund tė quhet Krishteri i Parė pasiqė feja e Jezusit Historik nuk ishte Krishteizmi. Sipas mendimit tė tyre, Krishterizmi manifestohet tek besimi nė Mesia (Krisht) ose tek besimi nė Zot (por) nėpėrmjet Krishtit, por pėrkundrazi tek Jezusi i cili nuk u pajtonte qė nė mes tė Zotit dhe njeriut tė ketė ndėrmjetėsues; nuk hasim nė njė gjė tė tillė.[15] Kurse Arnold Meyer thotė se Jezusi nuk mund tė jetė themeluesi i doktrinės Besimi nė Krisht si Bir i Zotit qė mbron Krishterizmi.[16]
Nėse Jezusi nuk qenka themeluesi i Krishterizmit, atėherė kush ėshtė? Nė kėtė temė shumė studijues qė jetonin nė mesin e njė shoqėrie hebreje dhe qė kritikojnė disa ekstremizma dhe teprime qė burojnė nga kujdesi i disa njerzėve pėr Ligjin Hyjnor duke theksuar nė rėndėsinė e moralit dhe ndershmėrisė, janė tė mendimit qė mėsimi i thjeshtė i Jezusit Historik ėshtė braktisur pas vdekjes sė tij dhe ėshtė zėvendsuar me disa mėsime tė natyrės sė huaj kinse nė emėr tė tij qė ai kurr nuk i pėrfaqėsonte. Duke u bazuar nė kėtė, Alfred Rosenberg ėshtė i mendimit se imazhi i lartė i Jezu Krishtit ėshtė prishur menjėherė pas vdekjes sė tij dhe se kėtij imazhi i janė mveshur tipare tė ndryshme qė i takojnė stileve jetėsore dhe kulturave tė huaja siē janė ato tė Lindjes sė Mesme, hebreje dhe afrikane.[17] Nga ky kėndvėshtrim, disa studijues siē ėshtė Adolf von Harnack, nė punimet qė kanė bėrė janė pėrpiqur tė caktojnė kufinjtė e njė feje bazuar vetėm nė mėsimet e thjeshta tė Jezusit duke e pastruar atė prej shtesave qė i janė shtuar mė vonė.[18]
Shikuar nga njė aspekt tjetėr shumica e kėtyre studijuesve ėshtė nė mendim unanim se Pali ėshtė ai i cili e ndryshoi dhe kėshtu e prishi mesazhin e Jezusit Historik. Pali ėshtė akuzuar me tradhėti tė besimit nė Jezusin.[19] Sipas kėsaj, Pali ėshtė personi qė shkatėrroi mėsimet e thjeshta tė Jezusit[20] dhe formoi fenė qė nė e njohim si Krishterizėm.[21] Krishterizmi, i mbėshtetur nė misticizmin e Jezusit nė formėn e fesė sekrete ėshtė formėsuar nė duart e Palit.[22] Ai, ka shpėtuar Krishterizmin nga Hebraizmi[23]; ka krijuar Krishterizmin si njė adaptacion i feve sekrete pagane.[24]
Ky aspekt qė po paraqet se themeluesi i Krishterizmit nuk ėshtė Jezusi por Pali, nga anė tė ndryshme po kritikohet prej anės sė teologėve krishterė. Shkrimtarė siē janė Fitzmeyer, Küng bile edhe Bultmann pohojnė se figurė qendrore e krishterizmit ėshtė Jezusi e jo Pali dhe duke tėrhequr vrejtjen se mėsimet e Palit burojnė nga vetė Jezusi, andaj themelues i Krishterizmit ėshtė Jezusi; mbrojnė tezėn se Pali mund tė konsiderohet vetėm si njė misjoner dhe teolog krishter. P.sh. Küng qė kundėrshton mendimin se Pali ėshtė themeluesi i Krishterizmit pohon se sipas Letrave tė Palit dhe BR nė pėrgjithėsi, ku Jezu Krishti kryqėzohet dhe ringjallet, ai ėshtė figurė kryesore dhe mesazhi i tij pėrbėn themelin e Krishterizmit. Sipas Küng Pali nuk ėshtė themeluesi i Krishteizmit, por teologu i parė krishter i cili Krishterizmin e reformoi nė njė fé universale tė tėrė njerėzimit.[25] Sipas Fitzmeyer Pali nuk ėshtė themelues i Lėvizjes Krishtere, por ėshtė misioneri dhe teologu i kėsaj lėvizjeje.[26]
A ėshtė Pali njė themelues feje apo vetėm njė vazhdues i njė zakoni fetar qė veē ishte prezent? Termi Krishter qė u njihte por nuk u pėrdorte fare nė kohėn e Jezusit dhe shumė kohė pas tij i pėrdorur nė Antioki pėr tė dalluar grupin e ithtarėve tė Krishtit; a ėshtė njė zakon i formėsuar nga botkuptimi i Palit pėr Krishtin? Kush ėshtė figurė kryesore nė Krishterizėm; Jezusi Historik apo Krishti i Palit? Nė tė njėjtėn mėnyrė, a ėshtė Jezusi Historik Krishti i Palit? Kush ėshtė themeluesi i Krishterizmit qė doktrina e tij pėrmban: Kristocentrizmin, Teologjinė e Kryqit, njė botkuptim tė veēantė tė jurisprudencės, botkuptimin mbi autoritetin doktrinal cezaro-papalist dhe botkuptimin e Mėkatit Univerzal; Jezusi Historik apo Pali? Pėrgjigjjet nė kėto pyetje do mundohemi ti japim nė kapitujt vijues tė kėtij punimi qė pėr bazė ka studimin mbi Palin dhe lidhjen e tij me Jezusin.
2. Vėshtirėsia e studimit mbi Sh. Palin
Shoeps nė punimin e tij mbi Palin, respektivisht nė pjesėn e hyrjes, pohon se duke ia filluar prej Marcionit, Karl Barthit, Augustinit, M. Lutherit, A Schweizerit e deri te R. Bultmann askush nuk e ka kuptuar nė tėrėsi sa duhet Palin ose veē e ka kuptuar pjesėrisht.[27] Nė rrjedhimin e historisė kanė kaluar shmė vlerėsime tė ndryshme nė lidhje me Palin dhe mėsimet e tija. Sipas kėsaj, mbi Palin janė rreshtuar pikėshikime tė ndryshme nganjėherė tė dalura nga vlerėsime fare tė kundėrta ndaj njėra-tjetrės duke e paraqitur ate si njė monoteist, Helenist, Gnostik, mistik, njeri nėn influencėn e feve secrete, Rabbi, gjeni, teolog, histerik ose epileptik i cili gjithnjė shihte vizjone, hakmarrės ndaj Hebraizmit sepse nuk gjeti prehje nė tė ose edhe njė i zgjedhur nga ana e Pėrėndisė i cili mund tė komunikonte edhe me shtazė tė egra etj.
Vėshtirėsia e studimit mbi Palin rrjedh sė pari nga burimet mbi jetėn dhe mendimet e tija qė janė tejet tė kufizuara si dhe nga paqartėsia qė ėshtė prezente posaēėrisht rreth Palit dhe mendimeve tė tija nė burimet qė i kemi nė dispozicion poashtu edhe nga komente dhe vlerėsime tė ndryshme qė marrin pjesė nė tė njėjtat burime. Pa dyshim nė qoftė se marrim parasysh kėndvėshtrimin e Krishterėve tė cilėt i besojnė Palit dhe mėsimeve tė tija nuk mund tė flasim pėr ndonjė paqartėsi ose absurditet nė jetėn e Palit dhe nė mėsimet e tija. Nė aspektin historik, duke ia filluar nga vitet e para qė pėrcjellin periudhėn e Palit e deri nė ditėt e sotme shumė studijues tė ndryshėm tė kėtij subjekti, sadoqė kanė vlerėsime tė ndryshme pėr Palin, secili pėr vete ka mbrojtur tezėn se burimet mbi studimin e Palit janė tė mjaftueshme dhe krejtsisht tė qarta pėr tė arritur deri tek vėrtetimi i teorive dhe vlerėsimeve tė veta.
Qė nga periudhat e hershme tė studimit rreth Palit po haset nė ndryshime ndėrmjet vlerėsimeve tė studijuesve. Shkrimtari i Ungjillit Luka qė poashtu ishte ndjekės i afėrm dhe nxėnės i Palit, Palin e sheh si misjoner i cili Gentileve i pėrcolli Ungjillin (mesazhin e pėrgėzimit) e Mesiait dhe i cili qe njohur nga ana e Kishės sė Jerusalemit. Luka nė thėniet e ndryshme tė tija qė kalojnė nė (Vap. 16:10 etj.) poashtu pohon se ka shoqėruar Palin nė udhėtimet e tija misionare. Duke qenė kėshtu, Luka duke tėrhequr vėrejtjen dallimeve nė lidhje me kuptimin e mėsimeve tė Palit, i drejtohet nxėnėsve tė Palit qė nuk mendojnė si ai dhe i kritikon ashpėr disa mendime tė tyre qė ai nuk i pėrvetsonte. Lidhur me kėtė, Lüdemann duke u nisur nga disa studime tė letrave tė Palit vjen deri te pėrfundimi se nė peridhėn e hershme ithtarėt e Palit u ndanė nė dy grupe tė mėdha dhe kėto i quajti: krahu i majtė paulinist dhe krahu i djathtė paulinist.[28]
Qasjet e ndryshme pėr tė kuptuar Palin ende vazhdojnė edhe nė periudhat vijuese. P.sh. nė fillet e sh. II-tė ER Marcion mori pėr bazė Ungjillin e Lukės pėr tė cilin besonte se reflekton teorinė pauliane dhe 10 Letrat e Palit, dhe kėshtu Palit ia mveshi njė teori dualiste mbi Pėrendinė dhe disa mendime gnostike. Marcion, nė veprėn e tij me titullin Antitheses mbron tezėn se Pėrėndia i BV ėshtė ligjdhėnės, gjykatės zot i drejtė por njėkohėsisht edhe pėrėndi dhespot qė krijon mundėsi tė vdekjes edhe mėkatit, ndėrsa Pėrėndia i BR ėshtė qė i jep pėrparėsi dashurisė, qė pezullon ligjin zot i mirė. Duke u bazuar nė kėso lloj mendimesh, Marcion vė nė pah se Ungjilli i Lukės vatėr e doktrinės sė Palit dhe Letrat e Palit shtjellojnė njė lloj debate ndėrmjet doktrinės sė Krisht Shpėtimtarit dhe doktrinės sė BV qė thekson Ligjin Hyjnor.[29] Nė anėn tjetėr studijues si Franz Overbeck dhe Adolf von Hernack thonė se Gentile Marcion nga Sinopi qė ia mveshi Palit mendimet e tija e ka kuptuar Palin, por gabimisht.[30]
Nė veprėn Acts of Paul and Thecla, pėr tė cilėn mendohet se i takon fundit tė shekullit nė tė cilin jetoi Marcion, Pali prezentohet si njė njeri shembull i asketizmit. Sipas shkrimtarit tė kėsaj vepre, Pali pohon se ata qė vazhdojnė nė modesti dhe pastėrti tė trupave tė tyre do tė jenė tempuj tė Pėrėndisė.[31]
Nė anėn tjetėr, pėrsėri njė gnostik Cerinthus qė jetonte nė sh. II. ER- sipas thėnies sė Dionysius Salibit Palin e akuzon si gėnjeshtar, nxėnėsit e tij si Apostuj tė rrejshėm dhe mashtures.[32]
Kėndvėshtrime tė ndryshme rreth sh. Palit dhe mėsimeve tė tija kanė vazhduar tė formohen edhe nė periudhat vijuese. Disa shkrimtarė Krishterė tė periudhės sė lashtė tė njohur me emrin Etėrit e Kishės, nė veprat e tyre kanė spjeguar tema tė ndryshme mbi jetėn e Palit qė nuk gjinden nė rreshtat e BR siē janė kapitujt Veprat e Apostujve dhe Letrat. Si p.sh. kur bėhet fjalė pėr vdekjen e Palit, BR-nė e gjejmė duke heshtur, kurse nė vepra tė disa shkrimtarėve Krishterė hasim nė spjegime rreth torturimit dhe ekzekutimit tė Palit dhe sh.Pjetrit nė Romė.
Gati tė gjithė etėrit kishtar janė tė mendimit unanim se doktrina mbi Krishtin dhe doktrina Shpėtimi vetėm me anė tė besimit nė Krisht (Mesia) ka njė rėndėsi kryesore. Megjithkėtė, disa nga kėta dijetarė kishtarė mendojnė se disa terma dhe botkuptime tė posaēme qė marrin pjesė nė mėsimet e Palit kanė njė rėndėsi veēėnarisht tė madhe. P.sh. ati i famshėm i Kishės krishtere Augustini (v.v. 430) gjithashtu i njohur me ofiqin Doktori i Kishės ėshtė i mendimit se nė meazhin e Palit termat si mėshira hyjnore dhe mėshirimi kanė mė tepėr peshė dhe vend tė veēantė sesa termat si kėto: ligj-mėkat-vdekje.[33] Poashtu edhe teologėt Krishterė tė periudhės sė reformimit, teorinė falja e mėkteve me anė tė mėshirės hyjnore pėrmes besimit qė manifestohet nė mendimet e Palit e konsiderojnė njė ndėr teoritė kyēe.[34]
Edhe nė kohėrat e vona po shihet se rreth Palit dhe mėsimeve tė tija po mbrohen teza dhe mendime tė ndryshme. P.sh. siē theksuam mė lart, disa nga studijuesit Palin e konsiderojnė si misjoner qė ka prishur mesazhin e Jezusit pėr kėtė apo atė shkak, pastaj qė e ka ndryshuar kėtė mesazh dhe sė fundi disa tjerė ate e shohin si njė teolog dhe misjoner qė e ka vazhduar mesazhin e Jezusit dhe e ka pėrhapur ate nė formė tė sistematizuar. Derisa C.A.A Scott ate e konsideron njė monoteist qė nuk lėshon pé[35], disa tė tjerė ate e cilėsojnė si ndjekės i Helenizmit, Gnostik ose njeė njeri prej rrethit tė feve sekrete. Gjithashtu mendime tė ndryshme thuren edhe pėr doktrinėn e tij qė ėshtė vatra e mėsimeve tė tija. P.sh. derisa Schweitzer mbron qėndrimin se nė vatrėn e doktrinės sė Palit qėndron Misticizmi i Krishtit, disa tjerė besojnė se mendimet helenistike tė mbėshtetura nė Kultin Kyrios zėnė vend tė rėndėsishėm nė mėsimet e Palit.
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Räisänen, H., Paul and the Law, Tübingen: J.C.B. Mohr (Paul Siebeck) 1983, fq. 267
[2] Küng, H., Christianity: Its Essence and History, prk. J. Boėden, London: SCM Press 1995. fq. 114
[3] Küng, H., Christianity: Its Essence and History, fq. 114
* shėnim nga pėrkthyesi, A.T.
[4] Khs. Giversen, S., Apocryphon of Johannis, Copenhagen 1963, fq. 47.
[5] Shih. Bölig, A., F. Wisse (prk.), The Gospel of Egyptians , J.M. Robinson (ed.), The Nag Hammadi Library in English, Leiden: E. J. Brill 1988, fq. 217; Sieber, J. H. (prkh.), Zostrianos, J.M. Robinson (ed.), The Nag Hammadi Library in English, Leiden: E.J. Brill 1988, fq. 416. Pėrveē kėtyre nė Dhjatėn e Re nė gjuhėn Greke shihet se Jezusi emėrtohet me kėto emra: Nazarenos, Nazoraion dhe Nazoraios. Shih. Bruce, F.F., The Acts of the Apostles: The Greek Text with Introduction and Commentary, Michigan: W.M.B. Eerdmans 1984, fq. 90-91.
[6] Epiphanius, The Panarion of Epiphanius of Salamis, Book I (Sects 1-46), prk. F. Williams, Leiden 1987, XXIX, 1,2.
[7] Isenberg, W.W., The Gospel of Philip, J.M. Robinson (ed.), The Nag Hammadi Library in English, Leiden: E.J. Brill 1988, fq. 144, 147.
[8] Shih. Epiphanius, The Panarion, XVIII, 1-3.
* Ligjin qė ėshtė dhėnė Moisiut tia pėrcjellė Hebrenjėve. Shn.prkh. A. T.
[9] Pėr njė vlerėsim mė tė gjėrė rreth kėsaj teme shih. Gündüz, Ş., İslamda Ötekinin Bilimi: Kuranın nasara terimine etimolojik ve tarihsel bir yaklaşım, Tezkire, 9-10, Vjeshtė 1994-Dimėr 1995, fq. 127-146.
[10] Epiphanius, The Panarion, XXIX, 6,7.
[11] Epiphanius, The Panarion, XXIX
[12] Epiphanius, The Panarion, XXIX
* Grupi i sh.Palit shn. prkth. A.T.
[13] Sh. Davis, J.D., H.S., Gehman, The Westminster Dictionary of the Bible, London: Collins 1944, fq. 101
[14] Epiphanius, The Panarion, XXIX
* shn. prkth. A.T.
[15] Bultmann, R., Jesus and Paul, S.M. Ogden (thjeshtsoi dhe pėrktheu nė anglisht) Existence and Faith: Shorter Writings of Rudolph Bultmann, London: Collins (1973), fq. 219
[16] Bultmann, R., Jesus and Paul, fq. 217-218
[17] Bultmann, R., Jesus and Paul, fq. 217
[18] Bultmann, R., Jesus and Paul, fq. 218
[19] Bowden, J., Jesus: The Unanswered Questions, London: SCM Press, 1988, fq. 47
[20] Reumann, J., Variety and Unity in New Testament Thought, Oxford University Press 1991, fq. 75
[21] Armstrong, K., A History of God. From Abraham to the Present: 4000-year Quest for God, London: Mandarin Paperbacks 1993, fq. 103
[22] Scott, C.A.A., Christianity According to St. Paul, Cambridge University Press 1927, fq. 122
[23] Harnack, A. von, What is Christianity?, New York: G.P. Putnams Sons 1901, fq. 190
[24] Howard, W.F., The Fourth Gospel and the Mandean Gnosticism, LQR, 1927, fq. 72
[25] Küng, Christianity: Its Essence and History, fq. 114
[26] Fitzmeyer, J.A., Pauline Theology, R.E. Brown, J.A. Fitzmeyer, R.E. Murphy (ed.), The New Jerome Biblical Commentary, Student Edition, Cassell 1998, fq. 1386
[27] Shoeps, H.J., Paul: The Theology of the Apostle in the Light of Jewish Religious History, prk. H. Knight, Philadelphia: The Westminster Press 1961, fq. 13.
[28] Sh. Lüdemann, G., Heretics: The Other Side of Early Christianity, prk. J. Bowden, London: SCM Press 1996, fq. 146 etj.
[29] Shk. Tertullian, Adversus Marcionem, I, II, XIX; IV, VI, http://www.ccel.org/fathers2/ANF-03/anf03-26.htm#P3772_1256569 (the Christian Classic Etheral Library at Calvin College. Last updated on May 27, 1999); Irenaeus, Against Heresies, XXVII, 2 http://www.ccel.org/fathers2/ANF-01/anf01-57.htm#P6151_1380339 (the Christian Classic Etheral Library at Calvin College. Last updated on May 27, 1999); Hippolytus, The Refutation of All Heresies, VII, XVII, XIX, http://newadvent.org/fathers/050107.htm (copyright © 2000 by Kevin Knight). Gjithashtu shk. Reumann, Variety and Unity in New Testament Thought, fq. 74
[30] Shk. Lüdemann, Heretics: The Other Side of Early Christianity, fq. 148.
[31] The Acts of Paul and Thecla, http://www.newadvent.org/fathers/0816.htm, (1999, Kevin Knight).
[32] Shk. North, J.L., Pauls protest that he does not lie in the light of his Cilician origin, JTS, 47: (2), 1996, fq. 461.
[33] Shk. Augustine, The City of God, G.G., Walsh edhe tė tjerėt (prk.), V.J. Bourke (ed.), New York: Image Books 1958, fq.274, etj.
[34] Reumann, Variety and Unity in New Testament Thought, fq. 74. P.sh. pėr mendimet e Martin Lutherit dhe ndjekėsve tė tij rreth kėsaj teme shk. Luther, M., The Bondage of the Will, prk. J.I. Packer, O.R. Johnson, New Jersey: Fleming h. Ravell Comp. 1975. fq. 288-289; Tapert, T.G. (ed., prk.), The Book of Concord, Philadelphia: Fortress Press 1959, fq. 30.
[35] Scott, Christianity According to St. Paul, fq. 6.
(Vijon nė pjesėn e dytė)
|
|