rahmen links Ballina · Libraria · Web LidhjeTuesday, September 07, 2010 rahmen rechts

Menyja
Ballina
Artikuj Autorial
Artikuj tė Bashkėpuntorėve
Artikuj nė gj.tė huaja
Lajme-Njoftime
Publikime
Pse Web Faqja
Libraria
TV Bibla dhe Kurani
Video
Kontakti
Web Lidhje
Kėrko
bottom
BIBLA Online
Kliko pėr ta Vizituar
bottom
KURANI Online
Kliko pėr ta Vizituar
bottom
Botim mė i ri:
Kliko pėr ta Vizituar
**Sadržaj i zaključci ove knjige na bosanskom jeziku
**Summary and conclusion of this book in English
bottom
Pse Bibla dhe Kurani
APELOJ qė kjo web faqe nuk ka pėr qėllim urrejtjen ndaj asnjė besimi religjioz dhe inkurajon vizitorėt pėr njė studim vetanak tė mirėfillt tė gjitha atyre qė thuhen nė kėtė faqe dhe jo pranim i verbėr i tyre. <>Lexo mė shumė
bottom
TV Online:
Kliko pėr ta Shikuar
bottom
Doli nė shitje Libri:
Kliko pėr ta Vizituar
bottom
Libri Online:
Kliko pėr ta Zbritur
bottom
Ju rekomandojmė kėto Libra Online:
*ISLAMI DHE KRISHTERIMI
*A ĖSHTĖ BIBLA FJALĖ E ZOTIT?
*KUNDĖRGODITJEVE BIBLIKE
*BIBLA, KURANI DHE SHKENCA
*DIALOGU NĖ MES MUSLIMANIT DHE TĖ KRISHTERIT
*MREKULLITĖ E KURANIT
*TRIUMFI I SĖ VĖRTETĖS
*PRIFTĖRINJĖT PYESIN - HOXHALLARĖT PĖRGJIGJEN
*ISTINA O KRŠĆASTVO KROZ HISTORIJU
*ŠTA KAŽE BIBLIJA O MUHAMEDU?
*ISLAM AND CHRISTIANITY
*PROPHET JESUS: A PROPHET, NOT A SON, OF GOD.?
*A ĖSHTĖ KURANI VEPĖR E MUHAMEDIT?
*WHAT DID JESUS REALLY SAY?
*WHO WROTE THE QURAN?
*CONTRADICTION IN THE BIBLE
*JESUS & THE BIBLE
*MUHAMED IN THE BIBLE
*CHRIST IN ISLAM
***Libra tė tjera Online***
bottom
RUAJTJA E KURANIT
Ruajtja e Kuranit


SABIL AHMED


Fakte pėr Kuranin:

Shkronjat nė total: 323 760
Fjalėt nė total: 86 430
Ajetet nė total: 6 666
Kapituj:114
Shpallja e parė: 610 e.r.
Shpallja e fundit: 633 e.r.


"Ndoshta nuk ekziston ndonjė libėr tjetėr nė botė qė ka mbetur i pandryshuar pėr 12 (tani 14) shekuj". William Muir

Nė botė ekzistojnė shumė fe si Krishterimi, Islami, Budizmi, Sikizmi, Hinduizmi, Budizmi, Judaizmi, Bahaizmi, Babizmi, Zoroastrianizmi, Mormonizmi, Dėshmitarėt e Jehovait, Jainizmi, Konfucianizmi, etj. Secila prej kėtyre feve deklaron se shkrimet e tyre tė shenjta janė ruajtur qė nga dita e shpalljes deri nė kohėn tonė. Njė besim fetar ėshtė po aq autentik sa autenticiteti i shkrimit tė shenjtė qė ndjek. Dhe qė njė shkrim i shenjtė tė emėrtohet i ruajtur autentikisht, duhet tė plotėsojė disa kritere konkrete dhe racionale.

Imagjinoni kėtė skenar: Njė profesor jep tre orė leksion. Imagjinoni sikur asnjė prej studentėve tė mos e ketė mbajtur mend dhe tė mos e ketė shkruar leksionin e profesorit. Tani, dyzet vjet pas leksionit, nėse tė njėjtėt studentė tė vendosnin tė pėrsėrisnin leksionin fjalė pėr fjalė, a do tė mund ta bėnin kėtė? Sigurisht qė jo. Sepse, historikisht, dy mėnyrat e vetme tė ruajtjes, arrihen nėpėrmjet shkrimit dhe mėsimit pėrmendėsh. Prandaj qė tė deklarosh se shkrimi i shenjtė ėshtė ruajtur i saktė, duhet tė japėsh fakte konkrete se shkrimi u shkrua i plotė dhe u mėsua pėrmendėsh i plotė, nga koha e shpalljes deri nė kohėn tonė, nė njė zinxhir tė vazhdueshėm dhe tė pandėrprerė. Nėse mėsimi pėrmendėsh nuk ekziston paralelisht me pjesėn e shkruar, e cila tė shėrbejė si ekuilibėr dhe mėnyrė kontrollimi pėr tė, atėherė ekziston mundėsia reale qė shkrimi i shkruar ta humbasė saktėsinė e tij nėpėrmjet ndėrshtėnieve tė paqėllimshme dhe tė qėllimshme, pėr shkak tė gabimeve nė shkrim, korrupsionit tė armiqve, prishjes sė faqeve etj. dhe kėto gabime pėrfshihen njėkohėsisht nė tekstet pasuese, duke bėrė qė shkrimi ta humbasė saktėsinė me kalimin e kohės.

Tani, nga tė gjitha fetė e pėrmendura mė lart, a i zotėron ndonjėra prej tyre shkrimet e shenjta tė plota, tė shkruara po ashtu edhe tė memorizuara, qė nga dita e shpalljes deri nė kohėn tonė. Asnjėra prej tyre nuk i pėrmbush kėto kritere pėrveē njėrės: Shkrimi unik i shenjtė ėshtė Kurani – shpallja qė iu dha profetit Muhamed a.s 1 418 vjet mė parė, si udhėzim pėr njerėzimin.

Transmetimi i Kurani: gojor dhe i shkruar

Krijuesi - ALLAHU
Xhibrili
Muhamedi
Shokėt e profetit
Ebu Bekri
Uthmani
Kopja e Tashkentit
Viti aktual 2008




Le tė analizojmė deklarimin e ruajtjes sė Kuranit:

1. Mėsimi pėrmendėsh.

Nė kohėt e lashta, kur shkrimi pėrdorej rrallė, ushtrohej kujtesa dhe transmetimi gojor qė u forcua nė atė shkallė qė tani pothuajse nuk njihet, shprehet Michael Zwettler.1

Profeti Muhamed a.s ishte ai qė e mėsoi i pari Kuranin pėrmendėsh.

Nė kėtė shoqėri gojore lindi profeti Muhamed nė Mekė nė vitin 570 e.r. Nė moshėn 40-vjeēare filloi tė merrte shpalljen hyjnore nga Zoti, nėpėrmjet engjėllit Xhibril. Ky proces i shpalljes hyjnore vazhdoi pėr rreth 22 vjet e gjysmė.

Profeti Muhamed e mėsonte ēdo shpallje dhe ua thoshte shokėve tė tij. Engjėlli Xhibril ia pėrforconte Profetit memorien nė lidhje me Kuranin ēdo vit.

Profeti Muhamed a.s ishte njeriu mė bujar, dhe ai bėhej mė shumė bujar veēanėrisht nė muajin e Ramazanit, sepse Xhibrili e takonte atė ēdo natė tė muajit tė Ramazanit. I dėrguari i Allahut e lexonte Kuranin pėr tė. Kur Xhibrili e takonte, ai ishte bėrė mė i shpejtė sesa era nė bėrjen e punėve tė mira.2

Xhibrili e pėrsėriste leximin e Kuranit me profetin njėherė ēdo vit, por ai e pėrsėriti me tė dy herė, vitin qė (profeti) ndėrroi jetė".3

Profeti qėndronte zgjuar pjesėn mė tė madhe tė natės duke u falur dhe thoshte Kuranin pėrmendėsh.

Shokėt e profetit: Brezi i parė i hafėzėve

Profeti Muhamed a.s i nxiti shokėt e tij tė mėsojnė Kuranin:

"Mė i miri prej jush (myslimanėve) ėshtė ai qė e mėson Kuranin dhe ua mėson atė tė tjerėve".4

Disa prej shokėve tė profetit qė e mėsuan Kuranin pėrmendėsh ishin Ebu Bekri, Uthmani, Umeri, Aliu, Ibn Mesudi, Ebu Hurejra, Abdullah bin Abasi, Abdullah bin Amr bin al-As, Aishja, Hafsa dhe Umm Salama.5

Ebu Bekri, burri i parė mysliman qė pranoi Islamin, e lexonte Kuranin publikisht para shtėpisė sė tij nė Mekė.6

Profeti e dėgjonte gjithashtu leximin e Kuranit dhe nga shokėt e tij: "I dėrguari i Allahut mė tha mua (Abdullah bin Masud): "Lexoje Kuranin pėr mua". Unė i thashė: "Tė ta lexoj unė kur tė ėshtė shpallur ty?!" Ai tha: "Dua ta dėgjoj nga tė tjerėt". Kėshtu i lexova suren Nisa derisa arrita tek "Dhe si do tė jetė gjendja e atyre (qė nuk besuan), kur Ne do tė sjellim dėshmitarė pėr ēdo popull, e ty do tė sjellim dėshmitarė mbi ata (qė nuk tė besuan)?" (4:41). Pastaj tha: "Ndalo!" Kur e pashė, nga sytė e tij po rridhnin lot".7

Shumė memorizues tė Kuranit (kurra) jetonin gjatė jetės sė profetit. Nė betejėn e Jemames, shumė hafėzė tė Kuranit ranė dėshmorė. Zaid bin Thabit al Ansari, i cili ishte njė prej shkruesve tė shpalljes hyjnore, transmeton: "Ebu Bekri mė dėrgoi tė shoh viktimat e luftėtarėve tė betejės sė Jemames (ku u vranė shumė kurra) Umeri ishte me Ebu Bekrin, i cili tha: "Umeri erdhi tek unė dhe tha "Janė vrarė shumė njerėz ditėn e betejės sė Jemames, dhe kam frikė se do tė ketė shumė viktima dhe mes atyre qė e kishin mėsuar Kuranin pėrmendėsh..."8

Gjatė shekujve tė epokės islame nėpėr rajonet e botės islame u ngritėn mijėra shkolla pėr tė mėsuar Kuranin, veēanėrisht fėmijėve. Thuhet se kalifi Umer urdhėroi fillimisht ndėrtimin e kėtyre shkollave nė kohėn e zgjerimit tė madh.9

Hafėzėt e brezit tė dytė

"...shkollat e Kuranit u hapėn kudo. Si shembull pėr ta ilustruar kėtė mund t\'i referohem njė dijetari tė madh mysliman, tė brezit tė dytė, Ibn Amirit, i cili ishte gjykatėsi i Damaskut nė kalifatin e Umer ibn Abd al-Azizit. Tregohet se nė shkollėn e tij, pėr tė mėsuar Kuranin kishte 400 pasues qė tė jepnin mėsim nė mungesė tė tij".10

Memorizuesit e brezave pasues

Numri i katatib-ėve dhe shkollat e ngjashme vetėm nė Kajro e kalonin numrin 2 000.11

Aktualisht nė shtetet myslimane dhe jomyslimane ka mijėra shkolla qė u mėsojnė studentėve artin e mėsimit pėrmendėsh tė tė gjithė Kuranit. Nė qytetin e Ēikagos ka rreth 40 xhami, ku nė shumicėn prej tyre u mėsohet Kurani fėmijėve.

Pika tė tjera pėr t\'u marrė parasysh:

- Myslimanėt e thonė pjesė tė Kuranit tė mėsuara pėrmendėsh gjatė pesė namazeve tė tyre ditore.

-Njėherė nė vit, gjatė muajit tė Ramazanit, myslimanėt e dėgjojnė gjithė Kuranin nga njė hafėz (person qė e ka mėsuar gjithė Kuranin pėrmendėsh).

- Ėshtė bėrė traditė mes myslimanėve qė lexohet Kuran para ēdo fjalimi apo prezantimi, martese, apo nė ligjėrata.

Pėrfundim

Kurani ėshtė libri i vetėm, fetar apo laik, nė kėtė planet qė ėshtė mėsuar pėrmendėsh tėrėsisht nga miliona njerėz. Personat qė e dinė Kuranin pėrmendėsh janė nga mosha 6 e mė lart, janė arabė dhe joarabė, tė zinj, tė bardhė, orientalė, tė varfėr dhe tė pasur.

Si rrjedhim procesi i memorizimit ishte i vazhdueshėm nga koha e profetit Muhamed a.s, deri nė kohėn tonė, me njė zinxhir tė pandėrprerė.

"Metoda e transmetimit tė Kuranit nga njė brez nė tjetrin, duke ua mėsuar pėrmendėsh tė rinjve Kuranin gojarisht kishte bėrė qė, qė nga fillimi, tė ulej rreziku i mbėshtetjes vetėm tek kopjet e shkruara" thotė Xhon Burton.12

Ky fenomen i leximit tė Kuranit do tė thotė se teksti i ka kapėrcyer shekujt nė njė seri tė gjallė tė pandėrprerė pėrkushtimi. Prandaj nuk mund tė trajtohet si antikuar dhe as si dokument historik nga e kaluara e largėt. Fakti i mėsimit pėrmendėsh tė Kuranit e ka bėrė Kuranin njė zotėrim tė pranishėm, gjatė gjithė hapėsirės kohore myslimane dhe i ka dhėnė njė qarkullim njerėzor nė ēdo brez, duke mos lejuar kalimin e tij nė njė autoritet tė thjeshtė vetėm pėr t\'u marrė si referencė", shprehet Kenneth Cragg.13


2. Teksti i shkruar i Kuranit

Jeta e profetit a.s

Profeti Muhamed ishte shumė vigjilent pėr ruajtjen e Kuranit nė formė tė shkruar qė nga fillimi e deri nė fund tė shpalljes. Profeti vetė nuk dinte shkrim dhe kėndim, prandaj kėrkoi shumė shkrues qė ta shkruanin shpalljen pėr tė. Pra, Kurani i plotė ekzistonte nė formė tė shkruar qė nė kohėn e profetit.

Kur atij i vinte njė shpallje e re, profeti thėrriste menjėherė njė prej shkruesve qė ta shkruante atė.

Disa njerėz shkuan tek Zaid Ibn Thabit (njė prej shkruesve tė profetit) dhe i kėrkuan t\'u tregonte disa ngjarje pėr tė dėrguarin e Allahut. Ai u tha: "Unė isha fqinji i profetit a.s dhe sa herė i vinte shpallja mė thėrriste dhe unė shkoja e shkruaja pėr tė..."15

Transmetohet se Zaidi ka thėnė: "Ne e pėrpilonim Kuranin nga copat e vogla nė praninė e tė dėrguarit".17

Abdullah Ibn Umer tregon: "I dėrguari i Allahut ka thėnė "Mos e merrni me vete Kuranin gjatė udhėtimeve, sepse kam frikė mos bie nė duart e armikut".18

Gjatė pelegrinazhit tė fundit tė profetit, ai mbajti njė ligjėratė nė tė cilėn tha: "Ju kam lėnė diēka, tė cilės nėse i pėrmbaheni nuk do tė gaboni asnjėherė – njė tregues tė thjeshtė, librin e Zotit (Kuranin) dhe praktikėn e profetit tė Tij..."19

Pėrveē dorėshkrimeve zyrtare tė Kuranit qė i mbante profeti, shumė prej shokėve tė tij kishin kopjet e tyre tė shkruara tė shpalljes20. Disa prej tyre janė: Ibn Mesudi, Ubej bin Kab, Aliu, Ibn Abasi, Abu Musa, Hafsa, Enes bin Maliku, Umeri, Zaid bin Thabit, Ibn Al-Zubair, Abdulla, ibn Amr, Aishja, Salim, Ummu Seleme, Ubaid bin Umar.21 Mė tė njohurit prej tyre janė Ibn Mesudi, Ubej bin Kab dhe Zaid bin Thabit.22

Aishja dhe Hafsa, gratė e profetit kishin dorėshkrimet e tyre tė shkruara pas vdekjes sė profetit.23

Pėrfundim

Kurani i plotė u shkruajt nė prani tė profetit, nga disa prej shkruesve tė tij, dhe shokėt e tij kishin kopjet e tyre tė Kuranit kur profeti jetonte ende. Megjithatė materiali i shkruar i Kuranit qė zotėronte profeti nuk ishte i lidhur ndėrmjet dy kapakėve nė formėn e njė libri, sepse periudha e shpalljes sė Kuranit vazhdoi deri disa ditė para vdekjes sė profetit. Detyra pėr ta mbledhur Kuranin si njė libėr, u ndėrmor nga Ebu Bekri, pasuesi i parė i profetit.

Gjatė betejės sė Jemames (633 e.r.), gjashtė muaj pas vdekjes sė profetit, u vranė shumė myslimanė, tė cilėt kishin mėsuar Kuranin pėrmendėsh. Prandaj ekzistonte frika se, nėse nuk shkruhej njė kopje zyrtare e Kuranit, mund tė humbiste njė pjesė e madhe e shpalljes.

Zeid bin Thabit el Ensari, i cili ishte njė prej shkruesve tė shpalljes hyjnore, transmeton: \'Ebu Bekri mė dėrgoi tė shoh viktimat e luftėtarėve tė betejės sė Jemames (ku u vranė shumė kurra) Umeri ishte me Ebu Bekrin, i cili tha: "Umeri erdhi tek unė dhe tha se janė vrarė shumė njerėz ditėn e betejės sė Jemames, dhe kam frikė se janė vrarė shumė prej atyre qė e dinin Kuranin pėrmendėsh dhe si rrjedhim mund tė na humbasė njė pjesė e madhe e Kuranit nėse ti nuk e mbledh (nė njė dorėshkrim apo libėr)..." Prandaj Ebu Bekri mė tha: "Ti je i zgjuar dhe nuk dyshojmė tek ti (se mund tė gėnjesh apo tė harrosh), sepse ti shkruaje shpalljen pėr tė dėrguarin e Allahut. Prandaj kėrko Kuranin dhe mblidhe "nė njė dorėshkrim)". Kėshtu qė fillova tė mbledh materialet kuranore nga pergamenat, shpatullat, bishtat e pemėve tė hurmave dhe nga memoria e njerėzve (tė cilėt e dinin pėrmendėsh)..."24

Pastaj u krijua njė komitet pėr t\'i mbledhur materialet e shkruara kuranore nė formėn e njė libri. Komiteti drejtohej nga Zaid bin Thabit, i cili e dinte gjithashtu Kuranin pėrmendėsh.

"...Zaid bin Thabit e kishte mėsuar gjithė Kurani pėrmendėsh..."25

Pėrpiluesit e kėtij komiteti caktuan disa kritere tė rrepta qė t\'i ruanin nga gabimet.

1. Materiali duhej tė ishte shkruar fillimisht nė praninė e profetit; asgjė e shkruar mė vonė, duke u bazuar vetėm tek kujtesa, nuk do tė pranohej.26

2. Materiali duhej tė konfirmohej nga dy dėshmitarė, pra nga dy persona tė besueshėm tė cilėt tė dėshmonin se e kishin dėgjuar profetin ta thoshte atė pjesė.27

Dorėshkrimin e mbledhur e mbajti Ebu Bekri derisa ndėrroi jetė, pastaj Umeri, pasuesi i dytė, derisa dhe ai ndėrroi jetė, pastaj, Hafsa, vajza e Umerit (dhe gruaja e profetit)\'.28

Kjo kopje e Kuranit e pėrgatitur nga komiteti i shokėve kompetentė tė profetit ishte e aprovuar njėzėri nga gjithė bota myslimane. Nėse komiteti do tė kishte gabuar qoftė dhe njė shkronjė tė vetme, kurra (memorizuesit e Kuranit) qė ishte me qindra mijėra, do ta kishin kuptuar menjėherė dhe do ta kishin rregulluar. Kėtu duket kontrolli i rregullt dhe sistemi i ekuilibruar i ruajtjes sė Kuranit, por qė u mungon shkrimeve tė tjera tė shenjta, pėrveē Kuranit.


Kopja zyrtare e Uthmanit

Kurani u shpall fillimisht nė dialektin kurejshit tė gjuhės arabe. Por pėr t\'ua lehtėsuar tė kuptuarit e tij njerėzve qė flisnin dialekte tė tjera, , Allahu e shpalli Kuranin nė shtatė dialekte tė arabishtes. Gjatė periudhės sė kalifit Uthman (pasuesi i dytė i profetit), ndryshimet nė leximin e Kuranit mes fiseve tė ndryshme u bėnė tė dukshme, pėr shkak tė leximeve tė ndryshme sipas dialekteve. Filluan tė shfaqeshin grindje mes tyre, ku ēdo fis e quante leximin e vet tė saktė. Kjo alarmoi Uthmanin, i cili bėri njė kopje zyrtare nė dialektin kurejshit, dialekti nė tė cilin Kurani iu shpall profetit dhe u mėsua pėrmendėsh nga shokėt e tij. Ky pėrpilim i bėrė nga Komiteti i Uthmanit nuk ėshtė njė version tjetėr i Kuranit (si versionet biblike), por e njėjta shpallje qė iu dha profetit nga Zoti.

Enes bin Maliku tregon se Hudhejfe bin El-Jemen shkoi tek Uthmani nė kohėn kur populli i Shamit (Sirisė) dhe populli i Irakut po zhvillonin njė luftė pėr tė pushtuar Armeninė dhe Azerbajxhanin. Hudhejfe u frikėsohej ndryshimeve nė leximin e Kuranit, prandaj i tha Uthmanit: "O i pari i besimtarėve! Shpėtoje kėtė komb para se ata tė grinden pėr Librin (Kuranin), ashti si hebrenjtė me tė krishterėt. Kėshtu Uthmani i dėrgoi njė mesazh Hafsas, ku shkruante: "Na i dėrgo dorėshkrimet e Kuranit qė t\'i pėrpilojmė materialet kuranore nė kopje tė pėrsosura dhe pastaj do tė t\'i kthejmė". Hafsa ia dėrgoi dorėshkrimet. Umthani urdhėroi Zaib bin Thabit, Abdullah bin ez-Zubeir, Seid bin El-As dhe Abdur Rahman bin Harith bin Hisham tė rishkruanin dorėshkrimet nė kopje tė pėrsosura. Uthmani u tha tre burrave kurejshitė: "Nėse nuk pajtoheni me Zeid bin Thabit pėr ndonjė pikė tė Kuranit, atėherė shkruajeni nė gjuhėn kurejshite". Ata vepruan kėshtu dhe pasi kishin shkruar shumė kopje, Uthmani dėrgoi nė ēdo provincė myslimane nga njė kopje dhe urdhėroi qė tė gjitha materialet e tjera tė shkruara, tė plota apo tė pjesshme, tė digjeshin...29

Sėrish, u vendosėn kritere shumė tė rrepta nga komiteti pėr tė parandaluar ndonjė ndryshim tė shpalljes.

1. Kopja origjinale e pėrgatitur nga Ebu Bekri do tė shėrbente si baza kryesore.30

2. Ndonjė dyshim qė mund tė krijohej, si pėr shembull pėr shprehjen e njė pjese tė caktuar nė tekstin e shkruar, do tė largohej duke mbledhur personat qė e kishin mėsuar pjesėn nė fjalė nga profeti.31

3. Vetė Uthmani duhej ta mbikėqyrte punėn e kėshillit.32

Kur u pėrfundua recensioni i plotė, Uthmani dėrgoi njė kopje tė tij nė Mekė, Damask, Kufa, Basra dhe Medina.

Veprimi i Uthmanit pėr tė djegur kopjet e tjera, pėrveē recensionit tė fundit, megjithėse nė dukje drastik, bėhej pėr pėrmirėsimin e harmonisė tė gjithė komunitetit dhe u miratua njėzėri nga shokėt e profetit.

Tregohet se Zeid bin Thabit ka thėnė: "Shokėt e profetit Muhamed thoshin "Pėr Zotin, Uthmani ka vepruar mirė, Uthmani ka vepruar mirė".33

Njė shok tjetėr i vlerėsuar Musab ibn Said ibn Abi Vekas ka thėnė: "Pashė njerėzit qė zbatonin urdhrin e Uthmanit, duke djegur kopjet e mėparshme, dhe ata tė gjithė ishin tė kėnaqur me kėtė veprim; asnjeri nuk foli kundėr tij".34

Ali ibn Abu Talib, kushėriri i profetit dhe pasuesi i katėrt i profetit komentoi: "Nėse do tė kisha qenė nė vendin e Uthmanit, do kisha bėrė tė njėjtėn gjė".35

Nga tė gjitha kopjet e bėra nga Uthmani sot ekzistojnė vetė dy. Njėra ėshtė nė Tashkent (Uzbekistan) dhe tjetra nė Stamboll (Turqi). Mė poshtė vijon njė histori e shkurtėr e kėtyre dy kopjeve:

1. Kopja qė Uthmani e dėrgoi nė Medine u mor nga autoritetet turke nė Stamboll, dhe gjatė Luftės sė I Botėrore u dėrgua nė Berlin. Traktati i Versajės, qė i dha fund Luftės sė Parė Botėrore, pėrmban pikėn e mėposhtme:

Neni 256
Brenda gjashtė muajsh nga hyrja nė fuqi e traktatit aktual, Gjermania do t\'ia kthejė madhėrisė sė tij, Mbretit tė Hedjazit, Kuranin origjinal tė kalifit Uthman, i cili u mor nga Medina nga autoritetet turke dhe thuhet se i ėshtė dorėzuar ish perandorit William II".36

Pastaj ky dorėshkrim arriti nė Stamboll, por jo nė Medine.37

2. Kopja e dytė mbahet nė Tashkent tė Uzbekistanit. "Mund tė jetė dorėshkrimi kryesor ose njė prej kopjeve tė bėra nė kohėn e Uthmanit".38

Ajo u dėrgua nė Samarkandė nė vitin 890 tė hixhretit (1485) dhe u la atje deri nė vitin 1868. Pastaj u dėrgua nė Shen Pitersburg nga rusėt, nė vitin 1869. Qėndroi atje deri nė vitin 1917. Njė orientalist rus bėri njė pėrshkrim tė detajuar tė tij, duke thėnė se shumė faqe ishin dėmtuar dhe disa mungonin. Nga kjo kopje u bėnė 50 tė tjera nga S.Pisareff nė vitin 1905. Njė kopje iu dėrgua sulltanit otoman Abdul Hamid, Shahut tė Iranit, Amirit tė Bukharasė, nė Afganistan, nė Fas dhe disa personaliteteve myslimane. Njė kopje ėshtė tani nė bibliotekėn e Universitetit tė Columbia-sė (SHBA).39

Mė vonė dorėshkrimi u kthye nė vendin e tij dhe arriti nė Tashkent nė vitin 1924, ku ka qėndruar qė atėherė.40

Pėrfundim

Dy prej kopjeve tė Kuranit qė fillimisht u pėrgatitėn nė kohėn e kalifit Uthman, ekzistojnė edhe sot dhe teksti dhe sistemimi i tij mund tė krahasohen sot nga kushdo me ēdo kopje tjetėr tė Kuranit, qoftė i printuar, qoftė i shkruar me dorė, nga ēdo vend apo periudhė kohore. Ato do tė jenė identike.41

Tani mund tė themi nga faktet e dhėna mė sipėr me bindje dhe siguri tė plotė se profeti e kishte mėsuar pėrmendėsh gjithė Kuranin, urdhėroi ta shkruanin para tij, shumė prej shokėve tė tij e mėsuan pėrmendėsh gjithė shpalljen dhe zotėronin tė gjitha kopjet e tyre personale. Ky proces i ruajtjes sė dyfishtė mė shkrim dhe nė kujtesė u vazhdua nė ēdo brez pasues deri nė kohėn tonė, pa ndryshime, ndėrshtėnie apo heqje pjesėsh nga ky libėr hyjnor.

Williams Muir deklaron: "Pra ekziston siguria e brendshme dhe e jashtme, se ne zotėrojmė tekstin qė vetė Muhamedi e ka dhėnė dhe e ka pėrdorur".42

Ai vazhdon: "Ndoshta nuk ekziston ndonjė libėr tjetėr nė botė qė ka mbetur i pandryshuar pėr 12 (tani 14) shekuj".43

Kjo mbrojtje hyjnore qė i ėshtė dhėnė Kuranit, udhėzimit tė fundit tė shpallur pėr njerėzimin deklarohet nga Zoti nė Kuran:

"Ne me madhėrinė Tonė e shpallėm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtės tė tij". (Kuran 15:9)

Krahasojeni kėtė ruajtje hyjnore dhe historike tė Kuranit me ēdo lloj literature, qoftė ajo fetare apo laike dhe bėhet e qartė se asnjėra nuk e ka tė njėjtėn mbrojtje tė mrekullueshme. Dhe siē u tha mė lart, njė besim ėshtė po aq autentik sa autenticiteti i shkrimit tė tij tė shenjtė. Dhe nėse shkrimi i shenjtė nuk ruhet, si mund tė jemi tė sigurt se besimi qė ngrihet nga ky shkrim ėshtė hyjnor apo i bėrė nga njeriu, dhe nėse nuk jemi tė sigurt pėr vetė besimin, atėherė shpėtimi ynė nė botėn tjetėr vihet nė rrezik.

Prandaj kėto fakte pėr mbrojtjen e Kuranit nga shkatėrrimi janė njė e dhėnė e fortė pėr origjinėn e tij hyjnore. U kėrkojmė tė gjithė personave tė sinqertė ta lexojnė, ta kuptojnė dhe ta jetojnė Kuranin "udhėzimin pėr njerėzimin".

......................................................................................
Shėnime:

1. Michael Zwettler, The Oral Tradition of Classical Arabic Poetry, f.14. Ohio State
Press: 1978.
2. Transmetuar nga Ibn Abasi, i mbledhur nė "Sahih Al-Bukhari", 6.519.
3. Transmetuar nga Ebu Hurejra, i mbledhur nė "Sahih Al-Bukhari", 6.520.
4. Transmetuar nga Uthman bin Affan, nė "Sahih Bukhari", 6.546.
5. Jalal al-Din Suyuti, \'Al-Itqan fi-ulum al-Quran, Vol. I, f. 124.
6. Ibn Hisham, Sira al-nabi, Kajro, Vol. I, f. 206.
7. Al-Bukhari, 6.106.
8. Al-Bukhari, 6.201.
9. Labib as-Said, The Recited Koran, pėrkthyer nga Bernard Weiss, M.A.Rauf, dhe Morroe Berger, The Darwon Press, Princton, New Jersey, 1975, f. 58.
10. Ibn al Jazari, Kitab al-Nash fi al-Qir\'at al-Ashr, Cajro, al-Halabi, vol. 2, f. 254;
gjithashtu Ahmad Makki al-Ansari, al-Difa\' \'An al-Qur\'an. Cajro, Dar al-Ma\'arif, 1973 e.r., pjesa e I, f. 120.
11. Labib as-Said, The Recited Koran, tr. Bernard Weiss, M.A.Rauf, dhe Morroe Berger, The Darwon Press, Princeton, New Jersey, 1975, f. 59.
12. John Burton, An Introduction to the Hadith, Edinburgh University Press: 1994, f. 27.
13. Kenneth Cragg, The Mind of the Qur\'an, George Allah & Unwin: 1973, f.26.
14. Tirmidhi, Mishkat al-Masabih, No. 5823.
15. Al-Bukhari, 6.512.
16. Suyuti, Itqan, I, f. 99.
17. M. M. Azami, Kuttab al-Nabi, Beirut, 1974.
18. Muslimi, III, No. 4606; gjithashtu 4607, 4608; Buhariu, 4.233.
19. Ibn Hisham, Sira al-nabi, f. 651.
20. Suyuti, Itqan, I, f. 62.
21. Ibn Abi Dawud, Masahif, f. 14.
22. Bayard Dodge, The fihrist of al-Nadim: A Tenth Century Survey of Muslim Culture, Nju Jork, 1970, f. 53-63.
23. Imam Malik, Muwatta, tr. M. Rahimuddin, Lahore, 1980, no.307, 308.
24. Buhariu, 6.201.
25. Labib as-Said, The Recited Koran, pėrkthyer nga Bernard Weiss, etj, 1975, f. 21.
26. Ibn Hajar, Fath, Vol. IX, f. 10.
27. E ngjashme, f. 11.
28. Buhariu, 6.201.
29. Buhariu, 6.510.
30. Ibn Hajar, Bath, IX, f. 15.
31. Suyuti, Itqan, Vol.I, f. 59.
32. E njėjta, f. 59.
33. Naysaburi, al-Nizam al-Din al-Hasan ibn Muhammad, Ghara\'ib al-Quran wa-ragha\'ib al-furqan, 4 volume, Kajro, 1962.
34. Ibn Abi Dawud, f. 12.
35. Zarkashi, al-Badr al-Din, Al-Burhan fi-ulum al-Quran, Cairo, 1957, vol. I, f. 240.
36. Fred L. Israel, Major Peace Treaties of Modern History, Nju Jork, Chelsea House
Pub., Vol. II, f. 1418.
37. Makhdum, vepėr e cituar, 1938, f. 19.
38. Ahmad Von Denffer, Ulum Al-Qur\'an, botim i rishikuar, Islamic Foundation, 1994, f. 3.
39. The Muslim World, vol. 30 (1940), f. 357-8.
40. Ahmad von Denffer, Ulum Al-Quran, revised ed., Islamic Foundation, 1994, f. 63.
41. ibid., p. 64.
42. Sir Williams Muir, Life of Mohamet, vol.1, hyrje.
43. E njėjtė.


http://www.vizion-islam.com
Ju rekomandojmė
*DISA DALLIME NDĖRMJET BIBLĖS DHE KURANIT
*Triniteti dhe vėrtetėsia e tij -Rreth citateve tė doktrinės sė trinitetit (Pjesa e parė)
*Triniteti dhe vėrtetėsia e tij -Rreth citateve tė doktrinės sė trinitetit (Pjesa e dytė)
*Triniteti dhe vėrtetėsia e tij -Rreth citateve tė doktrinės sė trinitetit (Pjesa e tretė)
*Trajtimi Biblik dhe Kuranorė nė lidhje me konsiderimin e Marisė si “Nėna e zotit”
*Trajtimi Biblik dhe Kuranor nė lidhje me fjalėn “Jezusi Bir i Zotit”
*RELIGJIONI I JEZU KRISHTIT APO RELIGJIONI I SHĖN PALIT?
*Librat e humbura tė Biblės
*FENOMENI I SHPIFJEVE NDAJ KURANIT FAMĖLARTĖ
*Fenomeni i shpifjeve rreth shumėsisė sė bashkėshortėve tė Muhamedit a.s.
*A eshte Bibla fjala e Perendise?
*Nje raport historik mbi Jezusin
*A ėshtė Bibla kontradiktore?
*Pėrse do tė lejonte Zoti qė tė ndėrrohej Bibla?
*Pesė pyetje pėr tė Krishterėt, Dėshmitarėt e Jehovait, Adventistėt, Evangjelistėt
*A thotė Kur'ani se Bibla ėshtė Fjalė e Zotit?
*Historia e Ungjillit te Barnabait
*Jezu Krishti (Isau a.s.) Hyjnor apo Njerėzor?
*KURANI: Vepėr e Muhamedit a.s. apo fjalė e Allahut xh.sh.
*Ungjilli i Jezusit apo Ungjilli i Palit
*Mrekullitė e Jezusit (Isaut a.s.)A e shėndrrojnė atė nė qenie Hyjnore?
*Njoftimet pejgamberike pėr ardhjen e Muhammedit a.s.
*Koncepti i Zotit nė Bibėl dhe Kuran.
*Koncepti Pejgamberik nė Bibėl dhe Kuran.
*Kristianizmi Paulian
*A ėshtė Kurani kopje e Biblės?.
*Rreth frymėzimit tė Biblės
*A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė ''JO'' .
*ISAI a.s.-Nga Biri i Njeriut tek Jezusi Perėndi.
*Jezu Krishti (Isai a.s.) profet dhe i dėrguar vetėm te beni israilėt, sipas Kur’anit dhe Biblės.
*A ėshtė Bibla tė cilėn e kemi nė duar sot e njėjtė me atė tė kohės sė Muhamedit *A u kryqezua Jezusi!?
bottom
Web Faqja e vjetėr:
Kliko pėr ta Vizituar
bottom
Bosanski Jezik
*KONTRADIKCIJE I PROTIVURJEČNOSTI IZMEĐU ČETIRI JEVANĐELJA
*MESIJA I NJEGOVO PORIJEKLO
*SVETO TROJSTVO I NJEGOVA LAŽNOST
*NAUČNO POREĐENJE QURANA I BIBLIJE
*Biblija negira božansku prirodu Isusa
*Dragi Hrišćani, upitajte se!
*ISAOVE alejhisselam RIJEČI SAME DOKAZUJU LAŽNOST TROJSTVA
*Istina o Jahvinim Svjedocima
*ANALIZA ČETIRI KNJIGE POZNATE POD NAZIVOM JEVANĐELJA (INDŽIL)
*Bog u Hrišćanstvu
*Da li je Isus odnosno Isaa, bio Bog, Božiji sin ili iskreni Allahov rob i poslanik?
*EN-NASRANIJE – KRŠĆANSTVO
*NESLAGANJA O MESIJINOM USKRSNUĆU IZ GROBA
*ODGOVOR NA KRŠĆANSKE ZABLUDE O ISUSOVIM ČUDIMA NA OSNOVU KOJIH TVRDE DA JE ON BOG
bottom
English Language
*Pauline Theology
*The New Testament
*The Old Testament
*Religious Mysteries 101 – The Crucifixion
*Where is the Christ in Christianity?
*INTRODUCTION TO JUDAISM
*ISAIAHS VISION
*Jesus & Muhammad Compared
*The Trinity, or 1+1+1=1
*Who was Immanuel?
*Women in the Quran and Women in the Bible
*Enigma in the Bible
*The God That never Was
*Murder in the Bible
*How many Sons does God have?
*Son Of Who?
*101 Clear Contradictions in the Bible
*CONCEPT OF GOD IN CHRISTIANITY
*Corruption of the Torah
*IS JESUS GOD ?
*Problems with the Old Testament
*RELIGION OF JESUS CHRIST OR RELIGION OF SAINT PAUL
*SIMILARITIES BETWEEN ISLAM AND CHRISTIANITY
*PROPHET MUHAMMAD IN THE BIBLE
bottom
Identifikohu
Pseudonimi

Fjalėkalimi



Keni harruar fjalkalimin tuaj?
Kėrko njė tė ri Ketu.
bottom
BibladheKurani.com © 2006-2010

Materiali nė kėtė web faqe mund tė publikohet dhe shumėfishohet lirisht pėr nevoja personale, pėrderisa pėrmendet burimi i origjinalit. Pėr tė gjitha nevojat tjera nė lidhje me materialet, paraprakisht duhet tė na lajmeroni nė email adresat tona. Poashtu www.bibladhekurani.com nuk qėndron domosdoshmėrisht pas ēdo teksti tė autorėve. Ju faleminderit pėr mirėkuptim.

Dizajnuar nga: www.kosovahosting.com


rahmen rechts rahmen links