| Shėn PALI - Arkitekti i Krishterizmit (Pjesa e dytė) |
Shėn PALI
Arkitekti i Krishterizmit
Şinasi Gündüz
Pėrktheu: Arben Tahiri
(Shkėputur nga libri i cili pėrkthyesi ėshtė duke e pėrkthyer nė tėrėsi: "PAVLUS: Hristiyanligin Mimari" - Prof. Dr. Sinasi Gunduz, shtepia botuese Ankara olkulu yayinlari, Ankara 2001)
3. Burimet e dorės parė rreth shėn Palit
Tė dhėnat rreth jetės dhe mėsimeve tė Palit rrjedhin nga literatura Krishtere nė lidhje me kėtė temė. Bazuar nė kėtė, jashtė literaturės Krishtere nuk hasim nė burime tė dorės sė parė mbi Palin.[1] BR ėshtė padyshim burimi kryesor i tė dhėnave mbi Palin. Letrat qė gjinden nė BR dhe qė i mėveshen Palit edhe libri Veprat e Apostujve pėrmbajnė tė dhėna tė rėndėsishme mbi jetėn dhe veprėn e Palit. Vap 7:58, 8:1-3, 9:1-30, 11:25-30, 12:25 dhe 13:1-28:31 pėr temė kanė Palin. Posaēėrisht pjesa e Vap (13:1) deri nė fund tė tekstit, fillon me spjegimin e periudhės me Palin si misjoner nė Antioki dhe pastaj vazhdon tė rradhitė veprimtarinė e tij misjonere mė tutje.
Autori i Vap qė ėshtė burimi kryesor mbi Palin nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe autori i Ungjillit tė tretė me radhė autori i Ungjillit sipas Lukės, pra Luka vetė.[2]
Kjo dukuri diktohet lehtė nga fjalėt qė kalojnė nė fillim tė Vap (1:1-2). Pos kėsaj, analiza gjuhėsore dhe stilistike qė ėshtė bėrė nė Ungjillin e tretė (Ungjilli sipas Lukės) dhe Vap zgjon mendimin se kėto tė dyja kanė pėrbėrje tė njėjtė.[3] Luka ėshtė shoku i Palit, nxėnėsi i tij si dhe mjeku i tij.[4] Nė ujdi me kėtė Pali duke iu drejtuar Lukės, nė Letrat Kolosianėve (Kol. 4:14) shprehet: i dashuri mjeku im, Lukė. Nw Anti-Marcionite Prologue i pėrpiluar nė sh.II-tė ER, pėrafėrsisht rreth v. 170, Luka definohet nė kėtė mėnyrė:
Luka ishte njė mjek nga Antiokia e Sirisė. Ka qenė nxėnės i Apostujve dhe pastaj deri nė vdekje iu ėshtė bashkuar Palit. I ka shėrbyer Zotit pa prituar; as ka patur bashkėshorte e as fėmijė dhe kur u bė tetėdhjėtė e katėr vjeē plotėsisht i mbushur me Shpirtin Shenjt vdiq nė Boetia. Pėrveē Ungjijve tė mėparshėm qė janė present
ka pėrpiluar kėtė Ungjill nė tėrėsi.
Dhe pastaj i njėjti Luka ka shkruar Veprat e Apostujve.[5]
Luka, miku dhe nxėnėsi i Palit ėshtė futur nė fé[6] nga ana e Palit nė Troas (nė gadishullin e Ēanakkale Turqi) dhe pas njė kohe tė caktuar iu ėshtė bashkėngjitur Palit nė udhėtimet e tija. Kėtė e kuptojmė ngase Luka pėrmend shoqėrinė e tij dhe Palin prej njė periudhe tė caktuar nė pjesėn e Vap ku spjegohet pėr udhėtimet e Palit. Prej Vap (16:10) e mė tutje, Luka vetveten e vė nė radhėn e atyre qė iu shoqėruan Palit.
Studijuesit nė pėrgjithėsi tėrheqin vėrejtjen se koha e pėrpilimit tė Vap, autori i tė cilit ėshtė Luka ėshtė diku afėr fundit tė sh.I-rė ER. P.sh. studijues si M. Krenkel, nė bazė tė studimit se tė dhėna tė ndryshme historike qė jepen nė Vap janė tė njėjta me tė dhėnat e librit Antiquities tė Jozefit dhe duke u nisur nga paralelizmat nga aspekti gjuhėsor qė hasen nė tė dy kėto vepra, pohojnė se Luka e ka parė kėtė vepėr tė Jozefit. Duke u nisur nga kjo, ata mbrojnė tezėn qė Vap nuk mund ti takojė periudhės sė para v. 93 ER sepse ky vit pėrputhet me kohėn e pėrpilimit tė veprės Antiquities. Megjithatė, disa sudijues tjerė kritikojnė kėtė mendim duke u bazuar nė tė dhėna tė ndryshme qė kalojnė nė Vap dhe janė tė qėndrimit se kjo vepėr ėshtė shkruar kah fundi i jetės sė Palit, mundėsisht rreth v. 62 ER.[7] Sipas shkrimtarėve tė periudhės sė hershme siē janė Eusebius dhe Jerome poashtu edhe sipas shumicės sė studijuesve tė kohėrave tona pranohet mendimi se Vap ėshtė pėrpiluar nė Romė nga ana e Lukės sė bashku me Palin.[8]
Njė pjesė tjetėr e BR edhe mė e rėndėsishme se Vap nė lidhje me Palin ėshtė kapitulli Letrat qė i mėveshet Palit. Barett mbron tezėn se edhe po tė mos ekzistonte fare kapitulli i Vap, vetėm nga Letrat mund tė nxirren tė dhėna tė mjaftueshme pėr jetėn Palit dhe misionet e tija.[9]
Krishterėt zakonisht 13 prej gjithsejt 21 Letrave qė gjinden nė BR ia mėveshin Palit. Kėtyre 13 Letrave duhet shtuar edhe Letrėn drejtuar Hebrenjve sepse zakonisht edhe ajo i ėshtė mėveshur Palit shekuj me radhė. Megjithkėtė, studijuesit e BR sadoqė kanė mendime tė ndryshme rreth asaj se cilat Letra i takojnė Palit, janė tė mendimit unanim se vetėm njė pjesė e Letrave i takojnė atij. P.sh. ende nė sh.II-tė Marcion ka pranuar se prej Letrave vetėm dhjetė sish i takojnė Palit, kurse pėr Letra e Parė dhe e Dytė Timoteut dhe Letra drejtuar Titit qė njihen me emrin Letrat baritore, ka thėnė se nuk i takojnė Palit.[10] Nė mėnyrė tė njėjtė, Cerdo, mėsuesi i Marcion-it nuk i ka pranuar tė gjitha Letrat e Palit.[11] Ndėrsa studijesit e sotshėm pohojnė se prej letrave vetėm shtatė janė tekste autentike tė Palit, kurse tė tjerat janė pėrpiluar mė vonė nė emėr tė tij nga ana e nxėnėsve tė tij. Kėto shtatė letra janė: Letra drejtuar Romakėve, Letra e Parė drejtuar Korintianėve, Letra e Dytė drejtuar Korintianėve, Gallatasve, Filipianėve, Letra e Parė drejtuar Selanikasve dhe Letra drejtuar Filemonit.[12] Nga ana tjetėr pėrfaqėsuesit e shkollės sė Tübingenit siē janė: F.C. Baur, A. Schėegler dhe E. Zeller duke u nisur nga analizat e bėra nė bazė tė botkuptimit tezė-antitezė-sintezė qė bazohet nė mėnyrėn Hegeliane dialektike tė komentimit tė historisė, pranojnė autenticitetin e vetėm kėtyre 4 letrave: Gallatasve, Romakėve, Letra e Parė dhe e Dytė Korintianėve.[13] Ndėrsa, A. Schweitzer, pėrveē Letrave drejtuar Selanikasve, Titit dhe Timoteut; tė gjitha letrat tjera i pranon ti kenė takuar Palit. Megjithėkėtė Schweitzer nė lidhje me pėrkatėsinė e Letrave Palit, tėrheq vrejtjen se ėshtė shumė vėshtirė tė vihet nė pah autenticiteti i Letrave drejtuar Efesianėve dhe Kolosianėve nė krahasim me tjerat.[14]
Nga njė anė tjetėr qysh nga periudhat e hershme spjegohet se Letra drejtuar Hebrenjėve qė zakonisht i mėveshet Palit nuk i takon atij sepse ajo ndryshon shumė nga letrat tjera qė i mėvishen atij nga aspekti gjuhėsor dhe stilistik. Derisa Tertulliani, njėri prej etėrve Kishtar, pohon se kjo Letėr i takon Barnaba-it, disa tjerė thonė se ajo ėshtė pėrpiluar nga sh.Clement-i qė ishte Rromak.[15] Ndėrsa disa studijues tjerė theksojnė se Letra drejtuar Hebrenjve ėshtė pėrpiluar nga Apollos-i i cili ka ushtruar misionin nė Efes para periudhės sė Palit dhe mė vonė ėshtė vendosur nė Korinth.[16]
A i ka shkruar Pali vetė kėto Letra?
Nė Letra drejtuar Romakėve (Rom. 16:22) ceket se letrat i ka shkruar Terci (Tertius).* Prandaj sipas kėsaj ėshtė e logjikshme tė mendohet se Pali ia ka diktuar (lat. dictatio) dikujt Letrat dhe se kėta njerėz kanė ushtruar pozitėn e sekretarit tė tij. Pėrkundėr kėsaj nė disa letra nė fund kalon ky rresht: Tė fala (Pėrshėndetje) me dorėn time (tė) Pali(t) (1 Kor. 16:22; Kol. 4:18; 2 Sel. 3:17). Me kėtė theksohet se pėrshėndetjet qė kalojnė nė fundin e tekstit tė disa Letrave, sė paku janė shkruar nga ana e Palit. Letrat qė i mvishen Palit dhe qė janė nė BR sipas besimit tė zakonshėm janė shkruar nė kohėn kur ai ishte duke ushtruar misionet e tij dhe gjatė kohės sė burgimit. Letrat e Palit qė mendohet se janė tekste nga mė tė hershmet prej teksteve tė BR, sikuar kronologjikisht i biejnė ndesh periudhės ndėrmjet krucifikimit dhe pėrmbledhjes sė Ungjijve.[17] Diskutime tė ndryshme po bėhen rreth ēėshtjes se cilat nga kėto letra janė shkruar mė parė. Disa studijues sikur A.C. Deane dhe M. Grant pohojnė se nga Letrat qė i takojnė periudhave mė tė hershme janė Letra drejtuar Selanikasve dhe se janė shkruar afėr vitit 50. ER. Deane thotė se kjo Letėr ėshtė njė nga dokumentet mė tė lashta tė historisė Krishtere.[18] Ndėrsa disa studies tjerė si F.F. Bruce pohojnė se, shikuar historikisht Letra mė e lashtė ėhstė ajo drejtuar Gallatasve dhe mendojnė se ėshtė shkruar diku afro fundit tė misionit tė parė tė Palit, pėrafėrsisht nė v. 48/49 ER.[19] Prej Letrave tjera, Letra e Parė Korintianėve ėshtė shkruar nė v. 54, ajo Filipianėve nė v. 54 ose 55, Letra e Dytė Korintianėve nė v. 56 dhe Romakėve nė v. 57. Ndėrsa Letrat tjera janė shkruar gjtaė kohės sė burgimit tė Palit qė ka zgjatur prej pas Majit tė 57-ės e deri nė vdekjen e tij (v. 67. ER).[20]
Sado qė nga njė shumicė dėrmuese sė paku ėshtė pranuar se kėto letra i takojnė Palit, duke u bazuar nė fakte historike; edhe nėse i kishin takuar epokės sė tij, nė bazė tė asaj se me ēdisponojmė ne tani; ėshtė e vėshtirė tė thuhet diēka precize mbi ate se nė ēkohė dhe nga ana e kujt janė pėrmbledhur kėto letra. Nė pėrgjithėsi konsiderohet se letrat qė i takojnė Palit janė pėrmbledhur kah fundi i shekullit I-rė ER ose mundėsisht rreth viteve tė 90-ta ER nga ana e nxėnėsve ose ithtarėve tė tij.[21] Duke marrė parasysh kėtė, nga aspekti historik i burimeve qė kemi pranė, kėto letra mė sė hershmi i takojnė sh. II-tė ER. P.sh. Letra Romakėve, Gallatasve dhe Korintianėve I dhe II shėnohen se i pėrkasin fundit tė sh. II-tė ER.[22]
Kėto 13 letra qė i mvishen Palit ėshtė e mundur tė klasifikohen nė mėnyra tė ndryshme. P.sh. nga njė anė, letrat mund tė klasifikohen sipas asaj se a ishte apo sishte Pali nė liri kur i shkruante ato. Sipas kėsaj letrat siē janė: Kolosianėve, Efesianėve, Filipianėve dhe Letra drejtuar Filemonit emėrtohen si Letrat e burgimit. Sepse nė kohėn kur ishin nė shkrim kėto letra, Pali ishte i burgosur nė Rromė dhe prej burgut shkruante dhe ndjekėsve tė tij ia pėrcillte pėrmes nxėnėsve tė tij. Nga njė anė tjetėr, letrat mund tė klasifikohen edhe sipas pėrmbajtjes sė tyre. Duke u bazuar nė kėtė, tekstet siē ėshtė Letra Gallatasve ka karakter polemike, sepse Pali nė kėto letra parashtron njė polemikė voluminoze me tematikė ligji dhe tė ngjajshme; kundra mėsimeve tjera nga ato tė tijat qė mbronin persona dhe shkolla tjera aty ku ai ushtronte aktivitetet e misionit tė tij. Sipas kėsaj, Pali sulmon kundėrshtarėt e tij nė Letrat Gallatasve, kurse nė ato Romakėve ėshtė nė gjendje tė mbrojtėsit (tė mėsimeve tė tija)*. Si shembull tė fundit mund tė marrim kėtė: Letra Titit, Filemonit dhe Timoteut emėrtohen si Letra Priftėrore. Kėto letra pėrmbajnė rregulla dhe kėshilla nga Pali drejtuar nxėnėsve tė tij pėr tė udhėhequr ndjekėsit e tij nė vende tė ndryshme.
Nė Letrat e Palit tė B.R., Letrat Gallatasve dhe Romakėve si edhe Korintianėve I dhe II paraqesin njė rėndėsi tė veēantė tėrheqėse. Sipas disave, Letrat Gallatasve qė pranohen tė jenė ndėr tė parat qė u pėrpiluan nga Pali, duke qenė se janė shkruar nė njė periudhė kur aktivitetet e Palit ishin nė kulminacion janė dokumente qė pėrmbajnė debata dijalektike. Nė kėtė Letėr mund tė gjejmė mėsime tė ndryshme mbi Palin dhe kundėrshtarėt e tij, posaēėrisht ithtarėt e Jakobit, poashtu mund tė pėrcjellim akuzat qė ju bėnė personalisht Palit dhe mund tė dėshmojmė nė sulmimet e rrepta tė Palit kundra konkurencės sė tij. Ndėrsa Letra Romakėve, sipas thėnies sė Mansonit ėshtė: njėra ndėr shkrimet mė dogmatike tė Palit.[23] Nė kėtė Letėr pėrveē principeve themelore, ėshtė e mundur tė shihen shumė qartė botkuptimet e Palit tani banor i Romės mbi rregullimin shoqėror, shtetėror dhe mardhėniet me kėto autoritete. Pėr kėtė arsye disa shkrimtarė pohojnė se ky tekst ėshtė njėri ndėr dokumentet mė tė rėndėsishme tė historisė sė pėrendimit.[24] Sė fundi, Pali nė letrat Korintianėve, i jep pėrgjigjje dyshimeve dhe akuzave drejtuar vetes sė tij, me fjalė tjera spjegon vetveten.
Jashta kėtyre letrave, ka edhe letra tjera qė i takojnė Palit, por pohohet se shumica e tyre ende nuk ka mundur tė arrijė ditėt e sotme. P.sh. sipas Fitzmyerit, Pali ka shkruar sė paku pesė letra Korintianėve, por prej tyre vetėm dy sosh kanė mundur tė arrijnė ditėt tona.[25] Pėrsėri, fratėri Jerome pohon se disa njerėz tregojnė se Pali kishte shkruar njė letėr qė i flet Ladioceanėve, por tėrheq vėrejtjen se kjo ėshtė diskutabile.[26] Nga ana tjetėr, Marcion letrat Efesianėve i emėrton Letrat Laodiceanėve.[27]
Prej librave tjera tė BR qė po studijojmė kėtu, ėshtė e rėndėsishme tė cekim edhe disa shkrime apokrife lidhur me Palin qė bėjnė pjesė ndėr burimet e dorės sė parė qė kanė tė bėjnė me te. Veprat e Shėn Palit (Acts of Paul)[28] qė i takon shkrimeve tė periudhės ndėrmjet sh. II-tė dhe IV-ėrt ER ėshtė njė vepėr qė ėshtė pėrpiluar nga njė ithtar i Palit nė gjysmėn e dytė tė sh. II-tė ER afėrsisht nga viti 160 ER. Tertulliani shpreh mendimin se kjo vepėr ėshtė pėrpiluar pak para kohės sė tij nga ana e njė Aziatiku (Anadollian). Veprat e Shėn Palit, qė pėrveē kopjes nė gjuhėn Greke qė gjindet nė duart tona, ka edhe kopjen pjesėrisht nė latinishte dhe koptishte, spjegon veprimtarinė e Palit me njė gjuhė tė stilit tė romansės, i jep rėndėsi disa teksteve nga pėrmbajtja e saj. Njė prej kėtyre teksteve ėshtė edhe ai qė njihet me titullin Veprat e Shėn Palit the Thecla-s (Acts of Paul and Thecla). Nė kėtė tekst ka tregime mbi mardhėniet ndėrmjet Palit dhe virgjėreshės sė shenjtė Thecla; potencohet rėndėsia qė Pali i jep jetesės askete. Tekst i dytė qė ėshtė me rėndėsi nė veprėn Veprat e Shėn Palit ėshtė ai qė tregon mbi kohėn e fundit tė jetės sė Palit dhe Martirizimi i Shėn Palit (Martyrdom of Paul) qė pėrmblidhet nė debatet e tija kundra Perandorit Rromak Neronit dhe njerėzve tė tij dhe si pėrfundim nė ekzekutimin e tij me vdekje. Mė nė fund, mund tė shohim se Letra e Tretė Korintianėve (Third Epistle of Paul to the Corinthians) qė besohet se ėshtė shkruar nga Pali, ėshtė nė veprėn Veprat e Shėn Palit. Kjo vepėr ka rėndėsi tė veēantė nė pasqyrimin e botkuptimit tė bashkėsisė Krishtere mbi Palin.
Njė shkresė tjetėr apokrife me rėndėsi mban titullin Veprat e Apostujve tė Shenjtė Sh.Pjetri dhe Sh.Pali (Acts of the Holy Apostles Peter and Paul).[29] Kjo vepėr shtjellon veprimtarinė e Palit dhe sh.Pjetrit nė Rromė dhe posaēėrisht debatet e tyre me Simon Magus, me njė gjhuė tė stilit tė romansės. Nė fund tė veprės tregohet mbi ekzekutimin e Palit dhe sh.Pjetrit me vdekje nė Rromė.
Njė shkresė tjetėr e periudhave tė hershme nė lidhje me Palin mban titullin Vizioni i Palit ose Revelata [Shpallja Zbulesa] * e Palit (Revelation of Paul si dhe Vision of Paul). Kopjet e ndryshme nė gjuhėn Greke, Latine dhe Asiriane tė kėsaj vepre kanė arritur ditėt tona. Ndėrmjet kėtyre veprave kohė pas kohe bien nė sy ca ndryshime qė na e tėrheqin vėrejtjen. [30] Ky tekst Apokaliptik qė ėshtė pėrpiluar afėrsisht kah fundi sh. IV-ėrt ER, mundėsisht rreth vitit 388 ER, duke u bazuar nė thėniet e letrės sė Dytė Korintianėve 12:1-5, shtjellon temėn e ngritjes sė Palit nė Qiellin e Tretė dhe gjėrat qė ai ka parė ose i janė treguar atij aty. Pėrjetimet e Palit qė janė temė e kėsaj vepre mund tė vlerėsohen si njė pėrshkrim i ngritjes qiellore. Nė kėtė udhėtim qiellor Pali sheh: botėrat e amshueshme, parajsėn, pemėn e jetės, engjujt, krye-engjullin Gabriel (isl. Xhibrīl ose Xhebraīl)*, skenat e dėnimit dhe shpėrblimit, profetėt: Noah (isl. Nūh), Abraham (isl. Ibrāhīm), Izaak (isl. Is-hāk), Jozef (isl. Jūsuf), Mozes (isl. Mūsā), Ishaiah (isl. Eljesā), Ezekiel (isl. Dhul-kifl), Jeremiah (isl. Uzeir), Elias (isl. Iljās) dhe Henok (isl. ???), bile edhe tė ashtuquajturin Birin e Zotit Jezus Mesinė (isl. Mesīhu Īsā) dhe Shėn Marinė (Virgjėresha dhe Nėna Shenjtė) [isl. Merjemu-l-Mukaddeseh]. Tė treguarit e kėtyre ndodhive vetė me gojėn e Palit ta tėrheq vėrejtjen (zgjon dyshim).*
Prej burimeve Apokrife tė dorės sė parė rreth Palit, pėrfundimisht mund tė numėrojmė shkresat qė gjinden nė veprėn Literatura e Nag Hammadit, dhe Apokalipsa e Palit (The Apocalypse of Paul) qė pėrsėri shtjellon temėn e udhėtimit tė amshueshėm tė Palit sikur tek tekstet qė pėrmendėm mė lart.[31] Ky tekst ėshtė i pari prej katėr teksteve Apokaliptike qė gjindet nė Literaturėn e Nag Hammadit nė pjesėn e 5-tė nė faqet 17-24. Apokalipsa e Palit qė ėshtė njė kapitull i Literaturės sė Nag Hammadit prej 13 pjesėsh tė pėrbėrė prej 52 kapitujve (librave) tė armuar nė dhé rreth vitit 400 ER, mendohet qė ėshtė pėrmbledhur rreth sh. II-tė ER. Nė kėtė tekst shtjellohet tema e marrjes sė Palit nga ana e njė engjulli prej malit Jericho nė afėrsi tė Jerusalemit dhe prej aty ngritja e tij nė qiej dhe udhėtimi i tij me rresht deri tek Qielli i Dhjetė i botės sė amshueshme dhe ndodhirat qė atij i janė treguar aty.[32]
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Megjithėkėtė Rudolph Bultmann shpreh mendimin se krahas literaturės Krishtere, disa tekste Hebreje poashtu mund tė kenė lidhje me sh.Palin. Shk. Bultmann, R., Paul, (pėrmblodhi dhe pėrktheu nė anglisht) S.M., Ogden, Existence and Faith: Shorter Writings of Rudolph Bultmann, London: Collins 1973, fq. 130.
[2] Pėrkundėr faktit se Luka ėshtė autori i Vap sipas shumicės, studijues tė ndryshėm shprehin mendimin se ka ca dyshime rreth kėsaj mundėsie. Shk. Bowden, Jesus: The Unanswered Questions, fq. 41. Nė tė njėjtėn mėnyrė diskutohet edhe rreth asaj se a ėshtė Luka autori i tekstit qė ėshtė i njohur me emrin Ungjilli i Lukės apo jo. Kėto diskutime kanė zgjatur edhe prej periudhave tė hershme. P.sh. Marcion qė jetonte nė sh. 2-tė kundėrshonte ashpėr qė Ungjilli i Mesiait qė predikonte sh.Pali - qė ai e pranonte pėr tė vetmen kopje tė Ungjillit - tė emėrtohet me emin e Lukės. Shk. Tertullian, Adversus Marcionem, IV.1, II.
[3] Shk. Bruce, The Acts of the Apostles, fq. 2. Nė tekste tė ndryshme qė i takojnė periudhave tė hershme emri i Lukės kalon edhe si Lucanus. Bruce pohon se emri Luka (Lucas) ėshtė shkurtesė e emrave Lucanus dhe Lucius. Shk. poaty, fq. 6.
[4] Schofield pohon se Luka i ėshtė bashkangjitur grupit (xhemaatit) tė sh.Palit pasiqė i pru besim mėsimeve tė tija gjatė njė misioni nė Troas. Schofield, J.N., The Historical Background of the Bible, London: Thomas Nelson and Sons Ltd. 1938, fq. 295.
[5] Bruce, The Acts of the Apostles, cituar nga faqet 6-7.
[6] Schofield, The Historical Background of the Bible, fq. 295
[7] Bruce, The Acts of the Apostles, fq. 10-11, 14, 24 etj.
[8] Shk. Eusebius, Church History, II, XXII, http://newadvent.org/father/250102.htm (12.12.1999); Bruce, The Acts of the Apostles, fq. 11.
[9] Shk. Barett, C.K., From First Adam to Last: A Study in Pauline Theology, London: Adam & Charles Black 1962, fq. 2.
[10] Bollough, S.O.B., Saint Paul and Apostolic Writings, London 1950, fq. 194. Nė anėn tjetėr, Marcion edhepse i ka pranuar 10 Letra ti takojnė sh.Palit, pėrsėri kėto i ka kulluar mirė nė kritikė. Räisanen, H., Marcion, Muhammad and the Mahatma, London: SCM Press 1997, fq. 72-73.
[11] Tertullian, Against All Heresies, VI, http://www.ccel.org/fathers2/ANF-03/anf03-46.htm#P11123_3158868 (The Christian Classic Ethereal Library at Calvin College. Last updated on March 23, 2000)
[12] Lüdemann, Heretics: The Other Side of Early Christianity, fq. 61; Reumann, Variety and Unity in New Testament Thought, fq. 72.
[13] Bruce, The Acts of the Apostles, fq. 34.
[14] Shk. Seaver, G., Albert Schweitzer: The Man and His Mind, London: Adam & Charles Black 1969, fq. 232.
[15] Shk. Jerome, Lives of Illustrious Men, V, http://www.ccel.org/fathers2/NPNF2-03/Npnf2-03-27.htm#P7098_1824928, (27.05.1999)
[16] Shk. Davis dhe Gehman, The Westminster Dictionary of the Bible, fq. 35.
* Vėn re komentin qė ipet rreth kėtij rreshti nė fusnotė! BIBLA, fq. 1607; (shnm. prk. A.T)
[17] Bowden, Jesus: The Unanswered Questions, fq. 47.
[18] Deane, A.C., St. Paul and His Letters, London: Hodder and Stoughton 1942, fq. 71, 89; Grant, M., Saint Paul, London: Wiedenfeld and Nicholson 1976, fq. 4.
[19] Bruce, The Acts of Apostles, fq. 55. M. Grant mbron mendimin se Letra Gallatasve ka mundėsi se ėshtė shkruar menjėherė pas Letrės Dytė drejtuar Korintianėve. Grant, Saint Paul, fq. 4.
[20] Ekzistojnė edhe mendime tjera rreth ēėshtjes se nė ēdatė i ka shkruar Pali letrat e tija. P.sh. sipas Fitzmeyer-it Letra Gallatasve ėshtė shkruar pėrafėrsisht nė v. 54 kurse Letra Romakėve nė v. 58. Shk. Fitzmeyer, Paul, R.E., Brown, J.A. Fitzmeter, R.E. Murphy (ed.), The New Jerome BiblicalCommentary, Student Edition, Cassel 1998, fq. 1336.
[21] Sanders, E.P., Paul, Oxford University Press, 1991, fq. 17. Kurse O. Chadwik pohon se kjo ka ndodhur rreth vitit 100 ER. Chadwik, O., A History of Christianity, London: Weidenfeld & Nicolson, 1995, fq. 286
[22] Shk. Seaver, Albert Schweitzer: The Man and His Mind, fq. 232
*Teksti ndėr kllapa: shėnim prk. A.T.
[23] Manson, T.W., On Paul and John, London: SCM Press 1963, fq. 11
[24] Shk. Sanders, Paul, fq. 2
[25] Fitzmyer, Paul, fq. 1336. Prej letrave Korintianėve njė tekst Apokrif (Letra e Tretė Korintianėve) me titullin Veprat e Shėn Palit ka arritur ditėt e sotme ndėr shkrimet apokrife.
[26] Jerome, Lives of Illustrious Men, V. (num. rom)
[27] Tertullian, Against All Heresies, VI.
[28] Acts of Paul, (The Apocryphal New Testament, prkth. M. R. James, Oxford: Claredon Press 1924) http://www.gnosis.org/library/actpaul.htm (17.12.1999)
[29] Acts of the Holy Apostles Peter and Paul, http://www.ccel.org/fathers2/ANF-08/anf08-87.htm#P7429-2259968, (27.10.1999)
*Teksti ndėr kllapa: shėnim prk. A.T.
[30] Shk. The Vision of Paul, , http://www.ccel.org/fathers2/ANF-10/anf10-13.htm (27.10.1999); Revelation of Paul, http://www.ccel.org/fathers2/ANF-08/anf08-107.htm#P8492_2739033 (27.10.1999).
*Teksti ndėr kllapa: Termi fetar islamik pėr engjullin e lartpėrmendur. Nė terminologjinė islame ky ėshtė njė nga engjujt (Melaiket) tė ashtuquajtur Ulul-Adhmi qė d.t.th Engjujt e Madhėrisė ose Engjujt e Mėdhenj Krye-Engjujt, (eng. Archangel). shėnim prk. A.T.
*Teksti ndėr kllapa: shėnim prk. A.T.
[31] The Apocalypse of Paul, D.M. Parrot (ed.), W.G. MacRae, W.R. Murdock (prkth.), The Nag Hammadi Library in English, J.M. Robinson (ed.) Leiden: E.J. Brill 1988, fq. 256-259
[32] Pėr pėrkthimin e kėtij teksti nė gjuhėn Turke shih Gündüz, Ş., E. Sarıkēıoğlu, Y. Ünal, Dinlerde Yükseliş Motifleri ve İslamda Miraē [Motivet e Ngritjes nė Religjione dhe Miraxhi nė Islam] prk. A.T.
Vijon.....
|
|