| A ėshtė Bibla kontradiktore? |
A ėshtė Bibla kontradiktore?
Fatmir Ēupi
Nė njė botim tjetėr tė Dėshmitarėve, drejtur ekskluziivsht muslimanėve, ka njė shkrim i cili tė habit shumė:
"Disa kritikė tė Biblės pohojnė se ajo ėshtė kontradiktore. A ėshtė e vėrtetė? Jo. Kur i pyet kėta kritikė se cilat pjesė tė Biblės janė kontradiktore, zakonisht nuk dinė tė pėrmendin asnjė shembull tė veēantė". (1)
(1- "Koha pėr nėnshtrimin e vėrtetė ndaj Perėndisė", Romė 1997 fq.34.)
Ashtu siē e dinė mjaft mirė edhe vetė Dėshmitarėt, kontradiktat e Biblės janė aq tė shumta dhe serioze saqė i kanė vėnė dhe vazhdojnė tė vėnė nė siklet tėrė harmonizuesit e saj. Nė kohėt e para tė kristianizmit ato ishin vėrejtur nga shumė etėr tė Kishės, si Eusebio, Krisostomi, Agustini dhe Teodoreti, tė cilėt shpesh herė, pėr tė harmonizuar kėto kontradikta fantazonin hipoteza jo fort serioze, dhe shembulli i tyre u ndoq edhe nga shumė autorė tė tjerė tė mėvonshėm (1).
(1- John W.Haley, nė librin e tij "An Examination of the Alleged Discrepancies of the Bible, 1874, mundi tė citojė dyzet e dy punime qė nga koha e Reformimit tė cilat u morėn me kėtė ēėshtje. (fq. 437-442) prej tė cilėve p.sh. atė tė Joannes Thaddaeus dhe Thomas Man, qė nė vitin 1662 publikuan nė Londėr njė libėr me titullin "The Reconciler of the Bible Inlarged", nė tė cilin pėrmendeshin dhe "pajtoheshin",mė shumė se tre mijė kontradikta nė tė tėrė Testamentin e Vjetėr dhe tė Ri.
Ky libėr e numėronte ēdo kontradiktė dy herė, kėshtuqė edicioni i mėhershėm kishte vetėm 1050 raste. Sipas Haleyt, ky botim pėrfshinte "shumė kontradikta tė parėndėsishme, dhe linte jashtė shumė nga tė rėndėsishmet".
Mund tė pėrmendin kėtu edhe librin e Andreas Althamer nė vitin 1527 (nė latinisht) nė tė cilėn bėhet fjalė pėr 160 kontradikta, dhe tė Oliver St. John Cooper, "Four Hundred Texts of the Holy Scripture, with their corresponding passages explained", i cili nė edicionin e vitit 1791, pėrfshinte vetėm 57 tė tilla, por lista mund tė vazhdojė gjatė edhe me emra tė tjerė shumė tė njohur si John Lightfoot (1602-1675), Johann Leohnard Hug (1765-1846) etj.etj, tė cilėt nė punimet e tyre mundoheshin tė pajtonin me anė tė hipotezave tė ndryshme kontradiktat e qarta tė Ungjijve.
Pėr tė pajtuar kontradiktat e shumta tė Biblės, Dėshmitarėt mbėshteten nė kėto hipoteza krejtėsisht tė pabaza, apo mė keq akoma, shpikin vetė tė reja, dhe shembuj prej tyre do tė pėrmendim mė pas.)
Eshtė mėse e qartė se pohimi i broshurės sė cituar mė parė se Bibla nuk pėrmban kontradikta ėshtė vetėm njė mashtrim i radhės, mbėshtetur padyshim nė moton se "qėllimi e justifikon mjetin".
Njė citim nga Shėn Agustini na e bėn mjaft tė qartė se priftėrinjtė janė pėrherė tė njėjtė (nė rastin tonė, udhėheqėsit e Dėshmitarėve tė cilat kanė marrė detyrat e priftėrinjve.) "Kryeprifti Scevola nuk donte qė popujt tė mėsonin tė vėrtetėn pėrsa i pėrket Zotave, qė besimi i tyre tė mos pakėsohej, dhe pėr kėtė arsye e gjykonte tė drejtė se nė ēėshtjet e fesė ishte e domosdoshme t'i mashtroje." (1)
(1- De Civitate Dei, IV,27. )
Por cila ėshtė arsyeja qė i detyroi Dėshmitarėt ta bėjnė kėtė gjė?
Dėshmitarėt besojnė se: "Nė ēdo rast, mund tė jemi tė sigurt se Jehovai ishte burimi i ēdo informacioni... dhe se ai i udhėhoqi shkrimtarėt, nė mėnyrė qė tregimet e tyre tė mos ishin tė molepsura nga pasaktėsia, fryrja dhe miti." (1)
(1- Kulla e Rojes, 15 qershor 1997, fq.5)
Tė njėjtėn gjė thonte edhe Leoni XIII nė Enciclia Providentissmus Deus: "Tė gjithė etėrit dhe doktorėt e (Kishės) kishin bindjen e plotė se Shkrimet hyjnore tė cilat dolėn nga pema e autorėve tė shenjtė janė tėrėsisht imune ndaj ēdo lloj gabimi."
Duke pranuar si tė vėrtetė bindjen e tėrė etėrve tė Kishės, tė Dėshmitarėve dhe tė tė gjithė kristianėve se prej shkrimtarėve tė Biblės nuk ka dalė asnjė gabim ose kontradiktė, kur sot ne gjejmė nė tekstin e saj plot tė tilla, atėherė duhet tė arrijmė nė pėrfundimin e pashmangshėm se ose e vėrteta nuk ėshtė ashtu si besojnė dhe propagandojnė kristianėt, ose se teksi i Shkrimeve nuk ka arritur tek ne nė pastėrtinė e tij primitive dhe se ai ka pėsuar ndryshime tė shumta.
Meqė kėto janė dy nga pikat kryesore pėr tė cilat Libri i Shenjtė i muslimanėve akuzon hapur tė krishterėt, Dėshmitarėt u detyruan qė me ēdo kusht t'ua paraqesin atyre Biblėn si jokontradiktore, por e vėrteta ashtu siē do tė shihni mė poshtė ėshtė krejt e kundėrt.
Padyshim se gjithashtu e pavėrtetė ėshtė edhe thėnia e tyre se kritikėt zakonisht nuk dinė tė pėrmendin shembuj kontradiktash. Nė ēdo studim kritik, kontradikat zėnė njė vend tė rėndėsishėm, e edhe pse ne nuk kemi mundėsi tė pėrmendim tė gjitha ato, vėrejmė se prej tyre janė nxjerrė shumė nga kėto qė do tė lexoni tani.
1. Nė librin e Zanafillės ekzistojnė dy tregime kontradiktore mbi krijimin
Kap.1 deri nė 2:3
1. Sipas tregimit tė parė Toka ėshtė kaos, e mbuluar me ujė. Uji duhet tė ndahet pėrpara se tė shfaqet bimėsia. (kap. 1)
2. Shpendėt, peshqit, kafshėt e detit u krijuan pėrnjėherė, kafshėt e tokės dhe rrėshqanorėt mė vonė (1:21 dhe 25)
3. Drurėt u krijuan pėrpara njeriut (1:12 dhe 27)
4. Shpendėt u krijuan para njeriut (1:21)
5. Njeriu u krijua pas kafshėve (1:24 dhe 27)
6. Burri dhe gruaja krijohen qė tė dy nė tė njėjtėn kohė (1:27)
7. Njeriu, pas krijimit tė tij, ha pemė dhe barishte si ushqim pėr tė jetuar (1:29)
8. Qielli, Toka dhe ēdo krijim u bė brenda gjashtė ditėve.
9. Perėndia lejon tė haen tė gjitha pemėt e tokės pa pėrjashtim (1:29)
10. Perėndia bėn pushim nė ditėn e shtatė (2:2)
11. Kopshti i Edenit nuk pėrmendet fare (kap 1)
12. Njeriu krijohet vetėm me forcėn e fjalės sė Perėndisė, e po kėshtu edhe ēdo krijim tjetėr
13. Njeriu ėshtė krijuar sipas shėmbėlltyrės sė Perėndisė (1:26)
Kap 2:4 deri nė fund tė kap. 3
1. Sipas atij tė dytit, Toka ėshtė njė pllajė e thatė. Bimėsia nuk mund tė rritet po tė mos fillojė shiu. (2:5)
2. Shpendėt dhe kafshėt e tokės u krijuan menjėherė, nė tė njėjtėn kohė. (2:19)
3. Drurėt u krijuan pas njeriut (2:7-8)
4. Shpendėt u krijuan pas njeriut (2:19)
5. Njeriu u krijua pėrpara kafshėve (2:7 dhe 19)
7. Gruaja u krijua mė vonė, pas burrit. (2:7 dhe 23)
8. Njeri ushqehej vetėm me pemė, dhe vetėm pasi bėri mėkatin dhe u mallkua, atė e urdhėruan tė ushqehej me barin e fushės si dėnim (3:8)
8. Qielli, Toka dhe ēdo krijim tjetėr krijohet nė njė kohė tė papėrcaktuar.
9. Perėndia ndalon duke kėrcėnuar me vdekje tė haet nga pema e njohjes (2:16-17)
1O. Pushimi i Perėndisė nuk pėrmendet.
11. Tė gjitha ngjarjet zhvillohen nė kopshtin e Edenit (kap. II dhe III)
12. Perėndia zbret nė Tokė, formon njeriun nga pluhuri i tokės, i fryn nė vrimat e hundės, mbjell drurė, mė pas bėn shpendėt dhe egėrsiart dhe i dėrgon tek Adami qė tė shohė si do ti quajė (2:7-19)
13. Njeriu i ngjan Perėndisė vetėm atėherė kur hėngri nga pema e ndaluar e njohjes (3:22)
2. Zanafilla 47:11 thotė se Jozefi i vendosi vėllezėrit dhe babain e tij nė Egjipt, dhe si pronė u dha njė vend tė mirė nė krahinėn e Ramasesit, por sipas Eksodit 1:11 Ramsesi ishte ndėrtuar mė vonė, pas vdekjes sė Jakobit dhe Jozefit.
3. Eksodi 1:5 thotė se pasardhėsit e Jakobit arrinin nė 7O vetė, ndėrsa Veprat e Apostujve 7:14 thonė se ishin 75.
4. Emri i vjehhrit tė Moisiut sipas Eksodit 2:18 ishte Ruel, sipas 3:1 Jethro e sipas Gjyqtarėve 1:16 Keneo.
5. Nė Eksodin 9:6 thuhet se nė plagėn e pestė ngordhi e tėrė bagėtia e Egjiptit, ndėrsa sipas 9:19-2O shihet se jo tė gjitha kishin ngordhur. Pėrsėri thuhet se bagėtia e Egjiptit do tė ngordhė dhe se breshėri i shkatėrroi ato (9:19-25), ndėrsa nė 12:29 flitet akoma pėr bagėti tė gjalla.
6. Sipas Eksodit 31:17, Perėndia pushon dhe ēlodhet, ndėrsa Isaia 40:28 thotė se Ai as mundohet e as lodhet.
7. Sipas Numrave 13:1 Perėndia i thotė Moisiut qė tė dėrgojė disa njerėz pėr tė parė vendin e Kanaanit, ndėrsa Ligji i Pėrėtėrirė 1:21 thotė se ishin Izraelitėt ata qė kėshilluan Moisiun tė dėrgojė njerėz.
8. Numrat 2O-27-28 thonė se Aroni vdiq dhe u varros nė malin Hor, ndėrsa ligji i Pėrtėrirė 1O:6 thotė se vdiq dhe u varros nė Moserah.
9. Ligji i Pėrtėrirė 2:18 tregon se Perėndia i tha Moisiut tė mos i sulmojė bijtė e Amonit, sepse ai nuk do t'i jepte asnjė pjesė nga toka e tyre, por kjo ėshtė kontradiktuar nga Jozeu 13:24-25.
1O. Sipas Ligjit tė Pėrtėrirė 15:4 Perėndia premton se mes bijve tė Izraelit nuk do tė ketė asnjė nevojtar, ndėrsa nė 15:11 thuhet se nevojtarėt nuk do tė mungojnė kurrė.
11. Sipas Jozeut 1O:36-39, Jozeu pushtoi Hebronin dhe Debirin, ndėrsa nė 15:13-17 thuhet se kėto dy qytete i ka pushtuar Kalebi, mė vonė. Sipas Gjyqtarėve 1:1O-15, pushtimi i kėtyre qyteteve ėshtė bėrė nga Juda.
12. Tek Jozeu 1O:4O thuhet se Jozeu pushtoi krahinėn malore, Negevin dhe ultėrsirėn, ndėrsa Gjyqtarėt 1:9 thonė se ato i pushtoi Juda pas vdekjes sė Jozeut.
13. Gjyqtarėt 1:8 thonė se Jeruzalemi ishte pushtuar nga bijtė e Judės, ndėrsa historikisht ai ėshtė pushtuar nga Davidi (shih 2 Samueli kap.5)
14. Teksti hebraik i 1 Samuelit 13:1 thotė se Sauli mbretėroi dy vjet mbi Izraelin, ndėrsa Veprat e Apostujve thonė se ai mbretėroi dyzet vjet. 13:21
15. Tek 1 Samueli 16:1O-11 thuhet se Isai kishte shtatė fėmijė plus Davidinj (=8), ndėrsa nė 1 Kronikat 2:13-15 i japin shtatė fėmijė pėrfshij Davidin.
16. Nė 1 Samueli 16:19 dhe 21 tregohet se Sauli e njihte Davidin dhe e dinte se ai ishte bir i Isait. Sauli e bėn atė armėmbajtėsin e tij. Nė 17:58 thuhet se Sauli nuk e njihte aspak Davidin dhe se nuk e dinte se bir i kujt ishte.
17. Sipas 1 Samuelit 28:6, Sauli kishte kėrkuar kėshillė prej Perėndisė, por ai nuk i ishte pėrgjigjur.
1 Kronikat 1O:13-14 thonė se Sauli nuk ishte kėshilluar me Perėndinė.
18. Nė 1 Samuelin 31:4-6 thuhet se Sauli vrau veten duke u hedhur nė shpatėn e shėrbėtorit tė tij, ndėrsa ky i fundit kur pa se ai kishte vdekur, vret menjėherė veten me shpatėn e tij. Tek 2 Samueli 1:6-16 tregohet se ishte shėrbėtori ai qė vrau Saulin, ndėrsa mė pas ai vritet me urdhėr tė Davidit, pasi ka treguar se si rodhi ngjarja.
19.Sipas 2 Samuelit 5:14-16, bijtė e Davidit qė i lindėn nė Jeruzalem ishin 11, ndėrsa sipas 1 Kronikave 14:4-7 ato ishin 12.
20.Nė 2 Samuelin 623 thuhet se Mikali, bija e Saulit, nuk pati fėmijė derisa vdiq, ndėrsa nė 21:8 thuhet se ajo kishte 5 fėmijė.
21.Nė 2 Samuel 8:4 tregohet se Davidi mori 1600 kalorės. ndėrsa tek 1 Kronikat 18:4 thuhet se ai mori 7000 kalorės.
22.Sipas 2 Samuelit 10:18, Davidi vrau 40 000 kalorės, ndėrsa sipas 1 Kronikave 19:18 ai vrau 7000 kalorės. Pastaj, Davidi vrau njerėzit e 700 qerreve dhe 40 000 kalorės apo 7000 kalorės dhe 40 000 kėmbėsor?
23. Sipas 2 Samuelit 8:17, sekretar ishte Serojahu, ndrėsa sipas 1 Kronikave 18:16 ishte Shava.
24. Nė 2 Samuelin 23:8 thuhet se Josheb Bashshebethi kishte vrarė 8OO njerėz nė njė herė tė vetme, ndėrsa 1 Kronikat 11:11 thonė se ai kishte vrarė 3OO njerėz. (1)
(1- "Nė ēdo rast, mund tė jemi tė sigurt se Jehovai ishte burim i ēdo informacioni... dhe se Ai i udhėhoqi shkrimtarėt, nė mėnyrė qė tregimet e tyre tė mos ishin tė molepsura nga pasaktėsia, fryrja apo miti." Kulla e Rojes, 15 qershor 1997.f.5. )
25. Sipas 2 Samuelit 24:9 thuhet se pas rregjistrimit, nė Izrael kishte 8OO OOO burra tė aftė pėr tė pėrdorur shpatėn, dhe nė Jude 5OO OOO. Sipas 1 Kronikave 21:5 nė Izrael kishte 1 1OO OOO ndėrsa nė Jude 47O OOO.
26. Sipas 2 Samuelit 24:13, Davidi duhej tė zgjidhte 7 vjet zi buke, tre vjet arratisje ose 3 ditė murtajė. Nė 1 Kronikat 21:12 thuhet 3 vjet zi buke.
27. Nė 2 Samuel 24:24 thuhet se Davidi e bleu lėmin dhe qetė pėr 5O sikla argjendi, ndėrsa nė
1 Kronikat 21:25 thuhet se e bleu pėr 6OO sikla ari.
28. Nė 1 Mbretėrit 4:26 thuhet se Solomoni kishte 4O OOO stalla kuajsh, ndėrsa nė 2 Kronikat 9:25 thuhet se kishte 4 OOO.
29. Sipas 1 Mbretėrve 5:16, Solomoni kishte 3 3OO pėrgjegjės punimesh, ndėrsa sipas 2 Kronikave 2:2 ai kishte 3 6OO.
30. 1 Mbretėrit 7:26 thonė se deti i bronxtė mbante 2OO bate ujė, ose rreth 9O OOO litra ujė, ndėrsa nė 2 Kronikat 4:5 thuhet se ai mbante 3 OOO bate ujė, d.m.th. rreth 135OOO litra ujė (1)
(1- Eshtė e papranueshme hipoteza e Dėshmitarėve nė Ausiliario per capira la Bibbia, nr.29, fq.796 Italia, maj 1984. Fjala "mund" tė cilėn ata e shtojnė duke pranuar mes tė tjerash "njė far elasticiteti" nė pėrkthim, nuk rezulton nė asnjė dorėshkrim, dhe ėshtė adoptuar pėr tė tentuar harmonizimin e dy pasazheve kontradiktore.)
(1 bat = me rreth 45 litra).
31. Nė 1 Mbretėrve 1O:17 thuhet se pėr tė bėrė 3OO mburojat u pėrdorėn pėr secilėn prej tyre 3 mina ari (24 kg e 627 gr), ndėrsa nė 2 Kronikat 9:16 thuhet se u bėnė duke pėrdorur 3OO sikla ari (4 kg e 947 gr)
32. Sipas 1 Mbretėrve 15:33 dhe 16:6, nė vitin e tretė tė sundimit tė Asės, mbretit tė Judės, Basha, biri i Ahijahut, filloi tė mbretėroi nė Izrael, dhe mbretėroi 24 vjet, deri atėherė kur vdiq.
Duke pėrdorur pak matematikė, nėse Baasha e filloi sundimin e tij nė vitin e tretė tė Asės dhe nėse mbretėroi 24 vjet deri sa vdiq, pėr rrjedhojė ai vdiq nė vitin e 27 tė Asės.
Sipas 2 Kronikave 16:1, i njėjti Baasha, nė vitin e tridhjetėegjashtė tė Asės del nė luftė kundėr Judės, por nėse Baasha vdiq nė vitin e 27, atėherė si mund tė marshonte nė luftė kundėr Judės nė vitin e 36, d.m.th. rreth 1O vjet pas vdekjes sė vet? (1)
(1- Ausiliario per capire la Bibbia, nr 4, shtator 1981, fq.112, pėr tė zgjidhur konfuzionin e mėsipėrm, bazohet mbi njė hipotezė tė dalė nga imagjinata, por e cila ėshtė krejtėsisht e papranueshme. Pėr tė hedhur poshtė hipotezėn e tyre mjafton tė theksohet se pasazhi i 2 Kron, 15:9 flet me qartėsi tė plotė pėr vitin e tridhjetė e pestė tė mbretėrimit tė Asės". Vit ky i cili nuk mund tė transformohet nė tė "pesėmbėdhjetin" vetėm me supozime boshe dhe pa dhėnė prova tė vlefshme pėr tė. Nėse autori i librit ka dashur tė nėkuptojė "nė tė vėrtetė tė pesėmbėdhjetin", ashtu siē kėta shkruajnė, ai do ta kishte deklaruar vetė kėtė nė tekstin e tij, dhe jo tė priste sofizmat e Dėshmitarėve.)
33. Sipas 2 Mbretėrve 8:26, Ashaziahu kur filloi tė mbretėrojė ishte 22 vjeē, ndėrsa sipas 2 Kronikave 22:2 thuhet se ishte 42. Nė 1 Mbretėrve 22:51 thuhet se ai mbretėroi 2 vjet mbi Izraelin, ndėrsa nė 2 Kronikat 22:2 thuhet se mbretėroi 1 vit.
34. Nė 2 Mbretėrve 12:13 thuhet se me paratė e sjella nė shtėpinė e Zotit nuk u bėnė oriendi pėr atė, ndėrsa nė 2 Kronikat 24:14 thuhet se u bėnė.
35. Nė 2 Mbretėrve 23:29 thuhet se Faraoni Neko e vrau Josian nė Meghito, (1)
(1- Pėr ta kuptuar mė mirė lexo pėrkthimin e Simon Filipajt.)
ndėrsa nė 2 Kronikat 35:23 thuhet se Josian e plagosėn disa harkėtarė dhe se ai vdiq mė pas.
36. Sipas 2 Mbretėrve 24:8 Jehojakini ishte 18 vjeē kur filloi tė mbretėroi dhe mbretėroi 3 muaj e 1O ditė, ndėrsa sipas 2 kronikave 36:9 ai ishte 8 vjeē kur filloi tė mbretėrojė dhe mbretėroi 3 muaj e 10 ditė.
37. Sipas 2 Mbretėrve 24:17, Sedekia ishte xhaxhai i Jehojakinit, ndėrsa nė 2 Kronikat 36:1O (teksti herbraik) thonė se ai ishte vėllai i tij. (2)
(2- Nė pėrkthimin e Dėshmitarėve, Traduzione del Nuovo Mondo delle Sacre Scritture, fq.597, 2 Kronikat, 36:1O janė sjellė kėshtu: "... Sedechia fratello [di] suo [padre]...", por kėto duhet ta kuptojnė mirė njė herė e pėrgjithmonė, meqė fjalėt nė kllapa, tė dala prej imagjinatės sė tyre, nuk gjenden nė tekst, ato nuk mund tė merren pėr bazė.)
38. Sipas 2 Mbretėrve 24:18, Sedekia kishte 21 vjeē kur filloi tė mbretėrojė, ndėrsa sipas 2 Kronikave 36:11 ai kish 2O.
39. Nė 2 Mbretėrve 25:8 thuhet se Nebuzaradani arriti nė Jeruzalem nė muajin e pestė, ditėn e shtatė, ndėrsa nė Jereminė 52:12 thuhet nė ditėn e dhjetė tė muajit tė pestė. (1)
(1- Zgjohuni! 22 Nėntor 1972, fq.27-29, thotė: "Ndonjėherė ndryshimi nė shifra mund tė ndodhė pėr faktin se secila prej tyre i referohet njė aspekti tė ndryshėm tė njė ngjarjeje tė veēantė. Kjo ka ndodhur me rastin e hyrjes sė Nebuzaradanit nė Jeruzalem nė vitin 607 para erės sonė. 2. Mbreėtrit 25:8 thotė: "Nė ditėn e shtatė tė muajit tė pestė,... Nebuzaradani, komandanti i truprojave, shėrbėtori i mbretit tė Babailonisė, erdhi nė Jeruzalem", ndėrsa Jeremia 52:12 tregon se Nebuzaradani "hyri" nė Jeruzalem ditėn e dhjetė tė muajit tė pestė. duke komentuar kėtė diferencė prej tre ditėsh, vepra "The Soncino Books of the Bible" (Volumi i Jeremisė, fq.353) thotė se: "Intervali prej tre ditėsh mund tė besohet se pėrfaqėson datėn e ardhjes se Nebuzaradanit nė skenė dhe fillimin e operacionit". Duket se Nebuzaradani arriti nė Jeruzalem nė ditėn e shtatė dhe se bėri inspektimin e vet nga kampi i tij jashtė mureve tė qytetit, e sė fundi, nė ditėn e dhjetė, ai hyri me tė vėrtetė nė qytet". Nė fakt nuk "duket" aspak kėshtu. Si 2 Mbretėrit 25:8 ashtu edhe Jeremia 52:12 flasin vetėm pėr "mbėrritjen" e Nebuzaradanit nė Jeruzalem. Shih Diodati i Ri, ECM, pėrkthimi i Simon Filipajt etj, etj., madje edhe Holy Bible, New International Version, e cila si tekst bazė pėr pėrkthimin e Dhjatės sė Vjetėr ka edicionet e fundit tė Biblia Hebraica tė Rudolph Kittelit, ashtu si edhe pėrkthimi i Dėshmitarėve, thotė nė dy tregimet se Nebuzaradani "erdhi" nė Jeruzalem. Pėr kėtė arsye, hipoteza dhe pėrkthimi jo i saktė i Dėshmitarėve, janė tė papranueshme.)
40.Nė 2 Mretėrit 25:17 thuhet se lartėsia e kapitelit ishte 3 kubitė, ndėrsa Jeremia 52:22 thotė se ai ishte 5 kubitė.
41. Sipas 2 Mbretėrve 25:19, kapiteni i rojeve mori pesė kėshilltarė, ndėrsa sipas Jeremisė 52:25 mori shtatė.
42. Sipas 2 Mbretėrve 25:27, Evilmerodaku e nxorri nga burgu Jehojakinin nė ditėn e 27 tė muajit, ndėrsa sipas Jeremisė 52:31 nė tė pestėn.
43. Sipas 1 Kronikave 7:6, Beniamini kishtė 3 fėmijė, ndėrsa sipas 1 Kronikave 8:1-2, ai kishte 5. Sipas 7:6, emrat e fėmijėve tė tij ishin Belahu, Bekeri dhe Jediaeli, ndėrsa sipas 8:1-2 ato quheshin Balahu, Ashbeli, Anbarahu, Noahu, Rafa.
44. Sipas 2 Kronikave 8:1O shefat e nėpunėsve tė Solomonit ishin 25O, ndėrsa sipas 1 Mbretėrve 9:23 ata ishin 55O.
45. Ezdra, kap. II dhe Nehemia, kap.VII.
Nė kėto dy kapituj paralelė qė flasin pėr njerėzit e riatdhesuar sė bashku mė Zorobabelin, ekzistojnė mjaft kontradikta.
1. Ezdra 2:5 me Neheminė 7:1O (Sa vetė ishin? 775 apo 652?)
2. 2:6 me 7:11 (2812 apo 2818)
3. 2:8 me 7:13 (945 apo 845)
4. 2:10 me 7:15 (642 apo 648)
5. 2:11 me 7:17 (623 apo 628)
6. 2:12 me 7:17 (1222 apo 2322)
7. 2:13 me 7:18 (666 apo 667)
8. 2:14 me 7:19 (2O56 apo 2O67)
9. 2:15 me 7:2O (454 apo 655)
10. 2:17 me 7:23 (323 apo 324)
11. 2:12 dhe 22 me 7:26 (123+56 apo 188)
12. 2:28 me 7:32 (223 apo 123)
13. 2:33 me 7:37 (725 apo 721)
14. 2:35 me 7:38 (363O apo 393O)
15. 2:36 me 7:39 (973 apo 963)
16. 2:41 me 7:44 (128 apo 148)
17. 2:42 me 7:45 (139 apo 138)
18. 2:60 me 7:62 (652 apo 642)
46. Sipas Ezdrės 2:64, tė gjithė tė rregjistruarit, duke mbledhur shifrat e dhėna nga verseti 3-6O, ishin 29828, ndėrsa sipas Nehemisė, ata ishin 31O89. (1)
(1- Pėr tė zgjidhur kėto kontradikta, Dėshmitarėt supozojnė se: "Ka mundėsi qė Ezdra dhe Nehemia ti kenė bazuar listat e tyre mbi burime tė ndryshme. Pėr shembull, Ezdra mund tė ketė pėrdorur njė dokument i cili pėrfshinte ata tė cilėt ishin rregjistruar pėr tu riatdhesuar, ndėrsa Nehemia mund tė ketė kopjuar njė rregjistrim i cili pėrfshinte tė tėrė ata qė u kthyen nė tė vėrtetė". Zgjohuni! 22 Nėntor 1972, fq. 27-29; Ausiliario per capire la Bibbia, nr.32, gusht 1984, fq.876.
Duke u nisur pikė sė pari nga ajo frazaa "ka mundėsi", e cila e bėnė tėrė kėtė njė hipotezė krejtėsisht tė pabazė sepse ekziston gjithashtu mundėsia e njė "nuk ka mundėsi", tė lind pyetja se ēfarė do tė thotė me saktėsi ajo se autorėt biblikė bazohen "mbi burime tė ndryshme"?
A nuk duhej tė ishte unik burimi i autorėve tė skrimit, ashtu siē ata vetė besojnė dhe predikojnė? (Kulla e Rojes, 15 qershor 1997, f.5) Sė dyti, Ezdra 2:1-2 "Kėta janė njerėzit... qė u kthyen nga robėria.... dhe qė u kthyen nė Jeruzalem dhe nė Judė, secili nė qytetin e tij", tregon mjaft qartė se ai ka ndėrmend tė tregojė dhe tregon ato persona tė cilėt u kthyen e jo qė kishin ndėrmend tė kthehen, kėshtuqė hipoteza e Dėshmitarėve, ashtu siē vėrejtėm dhe mė parė, ėshtė krejtėsisht e pabazė.)
47. Ezdra 2:65 thotė se mes shėrbėtorėve kishte 2OO kėngėtarė, ndėrsa nė Neheminė 7:67 thuhet se ishin 245.
48. Sipas Ezdrės 2:69, tė parėt e shtėpive atėrore dhanė pėr rindėrtimin e tempullit 61 OOO darikė ari dhe 5 OOO mina argjendi, ndėrsa sipas Nehemisė 7:71 ato dhanė 2O OOO darikė ari dhe 2 OOO mina argjendi.
49. Sipas Mateut 1:6, Jezusi rridhte nga Solomoni, biri i Davidit, ndėrsa sipas Lukės 3:31 ai rridhte nga Natani, djali tjetėr i Davidit.
50. Sipas Mateut 1:16, Jozefi, babai i supozuar i Jezusit, ishte bir i Jakobit, ndėrsa sipas Lukės 3:23 ai ėshtė biri i Elit.
51. Sipas Mateut kap.2. Jezusi lindi nėn mbretėrinė e Herodit, nė vitin 2 para erės sonė, ndėrsa sipas Lukės 2:1-2, ai lindi kur Kuirini, guvernatori i Sirisė, bėri rregjistrimin e tij tė parė, d.m.th. nė vitin 7 tė erės sonė. (1)
(1- Shumė kritikė ngrihen kundėr kėtij fragmenti (d.m.th. Luka 2:1-3) duke e quajtur njė gabim, apo mė keq akoma, njė trillim. Ata ngulin kėmbė se ky rregjistrim i popullsisė dhe qeverisja e Kuirinit ndodhėn nė vitin 6 ose 7 tė e.s. Nėse kanė tė drejtė, kjo gjė do tė ngjallte dyshime serioze mbi tregimin e Lukės, pasi dėshmitė tregojnė se Jezusi lindi nė vitin 2 p.e.s. Por kėta kritikė shpėrfillin dy fakte thelbėsore.
Sė pari, Luka pranon se pati mė shumė se njė regjistrim, nė fakt vėre se ai i referohet "kėtij regjistrimi tė parė". Ai ishte fare mirė nė dijeni tė njė regjistrimi tjetėr tė mėvonshėm. (Veprat 5:37) Ky regjistrim, i mėvonshėm i popullsisė ėshtė i njėjti qė pėrshkruhet nga historiani Jozef, regjistrim qė u bė nė vitin 6. tė e.s.
Sė dyti, qeverisja e Kuirinit nuk na detyron ta shtyjmė lindjen e Jezusit nė atė datė tė vonė. Pse? Sepse me sa duket Kuirini shėrbeu dy herė nė atė pozitė. Shumė dijetarė pranojnė se qeverisja e tij e parė ndodhi rreth vitit 2 p.e.s. "Kulla e Rojes, 15 Dhjetor 1998, fq.7.
Dėshmitarėt duhet ta kuptojnė njė herė e mirė se me fjalėt "me sa duket", "ka tė ngjarė" e tė tjera tė po kėtij lloji, nuk mund tė formohet kurrė njė argument i qėndrueshėm. Pastaj prej nga iu duket atyre?
Asnjė burim historik nuk thotė, apo tė paktėn tė lėrė tė nėkuptohet, se Kuirini ka shėrbyer dy herė nė atė pozitė, ndėrsa pėrsa i pėrket atyre "shumė dijetarėve", (psh. Bergmann, Mommsen, Zumpt etj) edhe ata si Dėshmitarėt, nė kėtė rast mendojnė se "ka mundėsi". Vėrejmė edhe njė herė se nuk "ka mundėsi", por edhe duke e pranuar si tė mundshme, mbetet pėrsėri fakt i pabesueshėm se njė guvernator romak ka bėrė rregjistrimin e popullsisė tė njė qyteti apo grup qytetesh qė nuk hynin nė kategorinė e provincave romake. Sipas Jozef Flavit, historianit tė mirėnjohur hebre dhe bashkėkohėsit tė apostujve, kur Augusti dėrgoi nė mėrgim Arkelaun, birin e Herodit, ai e bėri Judenė provincė romake dhe dėrgoi Publio Sulpicio Kuirinin pėr tė bėrė regjistrimin e popullsisė, tė cilit i kishte dhėnė qeverisjen e tėrė Sirisė.
Kjo ngjarje ndodhi 35 vjet pas betejės sė Azios, ose 7 vjet pas lindjes sė Jezusit. (Antiquitates Judaicae, XVIII,1,2) Pra regjistrimi i Kuirinit ndodhi vetėm kur Judea u bė provincė romake, d.m.th. pas vdekjes sė Herodit tė Madh, nė kohėn e tė cilit Siria guvernohej nga Sencio Saturnini, dhe jo nga Kuirini siē dėshirojnė ta paraqesin Dėshmitarėt e apolegjetė tė tjerė tė kristianizmit. Pėr tė hequr kėtė anakronizėm tė dukshėm, Tertuliani (rreth 160-230) largohet nga teksti i Lukės dhe ia atribuon regjistrimin Saturninit (Adversus Marcionem, IV,19)
Pėrsa i pėrket asaj se Luka ishte nė dijeni tė njė regjistrimi tė dytė sepse nė tekstin e Ungjillit tė tij flet pėr njė regjistrim "tė parė" tė Kuirinit, kjo nuk ėshtė gjithashtu e vėrtetė sepse aty, fjalėt "rregjistrim i parė" i pėrkasin judejve, tė cilėt mė parė i kishin paguar taksė romakėve pa u regjistruar, dhe jo Kuirinit. (shih Johann Albrecht Bengel, Gnomon of the New Testament, Edinburgh 1860, vėll. II fq.27)
52. Sipas Mateut 4:5-8, kur djalli tundoi Jezusin ai e dėrgoi nė fillim nė majė tė tempullit pastaj nė njė mal tė lartė, ndėrsa sipas Lukės 4:5-7 ai ka bėrė tė kundėrtėn.
53. Sipas Mateut 5:1, Predikimi i Jezusit u mbajt kur ai u ngjit nė mal, ndėrsa sipas Lukės 6:17 dhe 2O ai u mbajt kur Jezusi po zbriste.
54. Sipas Mateut 8:5-6, njė centurion vjen personalisht tek Jezusi dhe i lutet t'i shėrojė shėrbėtorin e sėmurė, ndėrsa sipas Lukės 7:3, ai dėrgon disa pleq qė tė lutin Jezusin. Kjo kontradiktė ėshtė e njohur edhe pėr Dėshmitarėt, por sipas tyre ajo nuk mund tė quhet e tillė.
"A ekziston ndonjė kontradiktė nė qoftė se njė tregim thotė se ishte oficeri i ushtrisė ai qė i bėri kėrkesėn Jezusit, ndėrsa tjetri thotė se dėrgoi disa eprorė tė judejve pėr ta pėrfaqėsuar atė?
Kush ka logjikė, nuk mund ta marrė kėtė pėr mospėrputhje. Ky ėshtė njė shembull tipik qė tregon se ē'ndodh kur dy njerėz tė sinqertė tregojnė tė njėjtėn ngjarje. Pėr Mateun, e rėndėsishme ėshtė qė oficeri i ushtrisė i bėri kėtė kėrkesė Jezusit. Ndėrsa Luka thjesht shton njė hollėsi se kėrkesėn nuk ia bėri personalisht, por me anėn e disa judejve. Shpesh ne vetė flasim nė kėtė mėnyrė.
Pėr shembull themi se kryetari i komitetit tė kėtij qyteti ndėrtoi njė rrugė tė re. Por, mos vetė kryetari e ndėrtoi kėtė rrugė personalisht?
Apo e ka ndėrtuar njė ndėrrmarrje e pėrbėrė nga shumė punėtorė e inxhinierė?
Eshtė e qartė se punėt kanė ndodhur si nė rastin e dytė.
Megjithatė nuk ėshtė e gabuar tė thuhet se rrugėn e ndėrtoi kryetari, sepse ai ishte qė dha urdhėr pėr t'u bėrė kjo punė. Nė tė njėjtėn mėnyrė edhe nė rastin tonė oficeri i bėri njė kėrkesė Jezusit, por ia bėri nėnpėrmjet disa pėrfaqėsuesve." (1)
(1- Koha pėr nėnshtrimin e vėrtetė ndaj Perėndisė, fq.35. )
Edhe pse ky shpjegim duket sikur e zgjidh kėtė problem, pėr atė qė ka "logjikė" nuk ėshtė ashtu, jo vetėm pėr faktin se si pėrherė hipoteza e Dėshmitarėve ėshtė e papranueshme, por edhe pėr atė se ky tregim ofron edhe shumė kontradita tė tjera. Sipas Mateut ngjarja ndodhi pak pėrpara shėrimit tė vjehrrės sė Pjetrit, ndėrsa sipas Lukės ajo ndodhi kohė mė pas. Sipas Mateut, centurioni kishte njė shėrbėtor tė paralizuar dhe qė vuante shumė, ndėrsa sipas Lukės, shėrbėtori, (2)
(2-Teksti greqisht i Lukės mund tė pėrkthehet fare mirė me fjalėn "djali", sepse fjala greke tė cilėn e pėrdor autori dhe qė ėshtė njė term i ndryshėm nė atė qė pėrdor Mateu, e lejon kėtė. )
ishte shumė i sėmurė, gati nė tė vdekur. Sipas Mateut shihet qartė se centurioni vjen personalisht tek Jezusi duke iu lutur qė ti shėrojė shėrbėtorin, ndėrsa sipas Lukės ai dėrgon tek Jezusi disa pleq qė ta lusin atė. Kjo nuk ėshtė thjesht njė mėnyrė tė shprehuri siē shkruajnė Dėshmitarėt.
Nė tregimin e tij Mateu ėshtė mjaft i qartė se sipas tij centurioni takohet vetė me Jezusin dhe flet me tė, Ndėrsa sipas Lukės Jezusi dhe centurioni nuk ėshtė takuar dhe nuk ka folur kurrė, e pėr rrjedhojė, fjalėt tė cilat Mateu ia atribuon centurionit, Luka ia atribuon tė dėrguarve tė tij. (3)
(3- Mateu 8:6, 8-9; Luka 7:6-8)
Dėshmitarėt duhet tė kuptojnė se qė nė momentin qė Mateu flet pėr takimin dhe bisedimin e centurionit me Jezusin, nuk mund tė pranohet aspak hipoteza e tyre. Sipas Mateut, takimi me centurionin, ndarja me tė dhe shėrimi i shėrbėtorit tė tij bėhet nė po tė njėjtin vend, pa lėvizur qė aty, ndėrsa sipas Lukės Jezusi niset sė bashku me tė dėrguarit e centurionit drejt shtėpisė sė tij, dhe ndėrsa ishin pranė saj ai dėrgon sėrish disa miq tė tij tė flasin me tė. njė tjetėr ndryshim jo i parėndėsishėm ėshtė ajo se Luka nuk flet pėr sa thotė Jezusi tek Mateu 8:11-12.
Gjoni 4:46 e mėposhtė tregon se njė nėnpunės vjen ti lutet Jezusit qė tė shėrojė birin e tij tė sėmurė me ethe qė ishte nė prag tė vdekjes. Harmonizuesit besojnė se kjo ngjarje qė tregon Gjoni nuk ėshtė e njėjtė me atė qė tregon Mateu dhe Luka, por heshtja e Gjonit mbi atė sa tregojnė dy prej Sinoptikėve, dhe heshtja e Sinoptikėve mbi atė sa tregon Gjoni, si dhe anologjia e madhe mes tregimit tė Gjonit dhe shėrimit tė shėrbėtorit tė centurionit janė argumente tė cilat na ēojnė tė besojmė se ėshtė e njėjta ngjarje, treguar nė mėnyra tė ndryshme. Qė nė kohėn e Ireneut, dijetarėt kanė sugjeruar se tregimi i Gjonit mbi djalin e nėnpunėsit ėshtė njė variant i tretė i historisė sė djalit apo shėrbėtorit tė centurionit. (4)
(4- Raymond E.Brown, The Gospel Accordin to John nė vėll. 29 tė The Anchor Bible, Neė York 1971, fq. 192-193. Pėr ngjashmėritė ndėrmjet dy tregimeve shih po aty. Pėrkthimi nė gjuhėn shqipe i Simon Filipajt, fq. 1470, LA Bibbia in lingua corrente, Netherland 1992, fq. 104 tė Testamentit tė Ri. Holy Bible, Easy to Read Version, U.S.A. 1994, fq.1201 etj. etj. tregimin e Lukės 7:2-10 mbi shėrimin e shėrbėtorit tė centurionit e japin si tė njėjtėn ngjarje me Mateun 8:5-13 dhe Gjonin 4:46-54.)
55. Sipas Mateut 8:28, kur Jezusi arriti nė krahinėn e Gergesenasve, atij i dolėn pėrpara dy tė demonizuar. Sipas Markut 5:1-2, Jezusit i del pėrpara vetėm njė i demonizuar, por nė krahinėn e Gadarenasve (1)
(po kėshtu edhe Luka 8:26)
56. Sipas Mateut 9:18, njė nga krerėt e sinagogės vjen tek Jezusi dhe i lutet tė ngjallė vajzėn qė sapo i kishte vdekur, ndėrsa sipas Markut 5:23, ai i lutet ta shėrojė atė sepse ajo ishte duke dhėnė shpirt (shih dhe Luka 8:41-42).
57. Nė Mateun 10:10, Jezusi i urdhėron dishepujt tė mos marrin me vete as trasta pėr udhė, as dy palė tunika, as sandale as shkop, ndėrsa sipas Markut 6:8-9 i urdhėron qė pėrveē njė shkopi, pėr udhė tė mos marrin as trasta, as bukė, as denar nė brez, por tė mbathin vetėm sandalet dhe tė mos veshin dy palė tunika.
58. Sipas Mateut 11:14, Jezusi thotė se Gjon Pagėzori ėshtė Elia, ndėrsa sipas Gjonit 1:21, Pagėzori pranon se ai nuk ėshtė Elia.
59. Sipas Mateut 15:21, gruaja e kėtij tregimi ėshtė kananease, ndėrsa sipas Markut 7:26 ajo ėshtė greke, me prejardhje sirofenikase.
60. Sipas Mateut 15:39, pasi bėri shumimin e dytė tė bukėve, Jezusi hipi nė barkė dhe u drejtua pėr nė krahinėn e Magdalasė, ndėrsa sipas Markut 8:10 ai shkoi nė krahinėn e Dalmamutės.
61. Sipas Mateut 19:26, Jezusi thotė se pėr Perėndinė ēdo gjė ėshtė e mundur, ndėrsa nė Gjyqtarėve 1:19 Juda, anėn e tė cilit mbante Perėndia, nuk mund t'i dėbojė banorėt e fushės sepse ata kishin qerre tė hekurta.
62. Sipas Mateut 20:20-21, ishte nėna e bijve tė Zebedeut ajo qė iu lut Jezusit qė tė dy bijtė e saj tė uleshin njėri nė tė djathtė e tjetri nė tė majtė, ndėrsa sipas Markut 10:35-37 iu lutėn vetė bijtė e saj. (1)
(1- Sipas Dėshmitarėve (La Bibbia.. fq.89) kjo nuk ėshtė njė kontradiktė sepse: "ėshtė e qartė se ishin dy bijtė e Zebedeut qė e bėnė kėrkesėn, ashtu siē konfirmon Marku, por ata e bėnė nėpėrmjet nėnės sė vet, e cila foli nga ana e tyre. Kjo ėshtė konfirmuar nga tregimi i Mateut sipas tė cilit kur apostujt dėgjuan atė ēfarė kishte thėnė nėna e bijėve tė Zebedeut, nuk u indinjuan kundėr nėnės, por "kundėr dy vėllezėrve".
Edhe pse kjo tentativė duket si i pranueshme, nė fakt nuk ėshtė ashtu. Edhe pse Mateu e pėrmend nėnėn e Jakobit dhe Gjonit, ajo nuk do tė ketė qėnė aty sepse vetė Ungjilltari kur thotė se.. "Jezusi... i mori mėnjanė dymbėdhjetė dishepujt"... e pėrjashton mundėsinė e ēdo personi tjetėr sė bashku me ta, dhe pėr mė tepėr nėse Jezusi ishte sė bashku me tė dymbėdhjetėt qė mes tyre ishin edhe vetė bijtė e Zebedeut, atėherė si ka mundėsi qė: ..."nėna e bijve tė Zebedeut iu afrua bashkė me bijtė e vet"? (20:20)
Kėshtu pra, historia e Mateut vuan defektet e njė tregimi johistorik, ndėrsa ai i Markut mund tė jetė mė autentik sepse nuk e pėrmend fare nėnėn e Gjonit dhe Jakobit, dhe sipas tij, pasi Jezusi i mbledh mėnjanė dymbėdhjetė dishepujt dhe u profetizon mbi fatin e tij, pa lėnė fare mundėsi pėr tė vendosur hipotezėn e Dėshmitarėve se kėrkesėn ia bėnė bijtė e Zebedeut me anė tė nėnės sė tyre, ai duke thėnė mjaft qartė se: "Atėherė Jakobi dhe Gjoni, bij tė Zebedeut, iu afruan dhe i thanė"... lė tė kuptohet mjaft qartė se ka ndėrmend tė thotė vetėm atė qė ėshtė duke thėnė. Pastaj, nėse Marku ishte nė dijeni tė asaj se kėrkesa i ishte Jezusit nėpėrmjet nėnės sė Jakobit dhe Gjonit, pėrse nuk e kishte thėnė tamam ashtu por tė priste qė mendimi i tij tė dilte nga njė hipotezė e Dėshmitarėve?)
63. Sipas Mateut 20:30, tė verbėrit e Jerikos ishin dy, ndėrsa sipas Markut 10:46 ai ishte vetėm njė.
64. Sipas Mateut 21:12-16, Jezusi pastroi tempullin para mrekullisė sė fikut tė tharė, ndėrsa sipas Markut 11:12-15, pas mrekullisė sė fikut.
65. Sipas Mateut 21:12-16, Markut 11:12-15, Lukės 19:45-48, pastrimin e tempullit Jezusi e bėri rreth fundit tė misionit tė tij, ndėrsa sipas Gjonit 2:13-21, Jezusi kėtė e bėri nė fillim tė misionit tė tij.
66. Sipas Mateut 26:6, ngjarja ndodhi nė shtėpinė e Simon lebrozit, ndėrsa sipas Gjonit 21:1-8 ajo ndodhi nė shtėpinė e Llazarit.
67. Sipas Mateut 26:57, ata qė arrestuan Jezusin e dėrguan tek Kaifa, kryeprifti aktual, ndėrsa sipas Gjonit 18:13 dhe 24 ata e dėrguan tek Ana, ish-kryeprift, dhe mė pas Ana e dergoi tek Kaifa.
68. Sipas Mateut 26:57-69 dhe sipas Markut 14:53-66, mohimi i Pjetrit ndodhi pasi sinedri e dha dėnimin pėr Jezusin, ndėrsa sipas Lukės 22:54-66 kjo ngjarje ndodhi para se Jezusi tė ēohej pėrpara sinedrit dhe pėrpara se ai ta dėnonte.
69. Sipas Mateut 26:69-73, Pjetrin e pyesin dy shėrbėtore tė ndryshme, sipas Markut 14:66-70 e pyet e njėjta shėrbėtore pėr dy herė rresht, sipas Lukės 22:56-59, Pjetrin e pyet sė pari njė shėrbėtore dhe mė pas dy shėrbėtorė, ndėrsa sipas Gjonit 18:17-26, ajo qė e pyeti e para ishte njė portiere, ndėrsa sė fundi njė nga shėrbėtorėt.
70. Sipas Markut 14:66-67, dhe Lukės 22:55-56, pėr herė tė parė Pjetri e mohon Jezusin kur ishte poshtė nė oborr (greqisht, k'ato en t'e avule) ose nė mes tė oborrit (greqisht, mesos) tė shtėpisė sė kryepriftit Ana, kur ai po ngrihej pranė zjarrit, ndėrsa sipas Gjonit 18:16-17, Pjetri e mohon Jezusin sapo hyri nė oborrin e shtėpisė sė Anės, ndėrkohė qė zjarri po ndizej.
71. Sipas Mateut 27:5 Juda, vdes duke u vetėvarur, ndėrsa sipas Veprave tė Apostujve 1:18 ai vdiq duke rėnė kokėposhte nga njė lartėsi dhe se tė brendshmet e tij i dolėn jashtė.
(1- Mbi hipotezat e ndryshme qė janė bėrė pėr tė pajtuar kėtė kontradiktė ndėrmjet tė cilave edhe ajo e Dėshmitarėve, dhe mosvlefshmėrinė e tyre shih A.Smith, Un Dio mai crocifisso, fq. 61 e mė poshtė.)
72. Sipas Mateut 27:7, ara e poēarit ishte blerė nga krerėt e priftėrinjve, ndėrsa sipas Veprave tė Apostujve 1:18 ajo u ble nga vetė Juda.
73. Sipas Mateut 28:7, pėr shkak se paratė me tė cilat u ble ara ishin ēmim gjaku, ajo arė u quajt "Ara e gjakut", ndėrsa sipas Veprave tė Apostujve ajo u quajt "Ara e gjakut" sepse ajo ishte pėrlyer me gjakun e Judės.
74. Sipas Mateut 27:44, qė tė dy cubat e kryqėzuar sė bashku me Jezusin e fyenin atė, ndėrsa sipas Lukės 23:39-43, vetėm njeri e fyente, ndėrsa ai tjetri e qortoi shokun e tij.
75. Sipas Mateut 27:50-51, pasi Jezusi dha shpirt, veli i tempullit u shqye mė dysh, ndėrsa sipas Lukės 23:44-45, nė fillim u shqye veli i tempullit e pastaj Jezusi dha shpirt.
76. Sipas Mateut 28:1, gratė qė shkuan pėr tė parė varin e Jezusit ishin dy. Sipas Markut 16:1 ishin tre. Sipas Lukės 24:1 mė shumė tre, ndėrsa sipas Gjonit 20:1 ishte vetėm njė grua.
77. Sipas Mateut 28:2, dhe Markut 16:5, grave iu shfaq vetėm njė engjėll, ndėrsa sipas dy Ungjilltarėve tė tjerė, Luka 24:4 dhe Gjoni 20:12 ėngjėjt te vari i Jezusit ishin dy.
78. Mateu 28:2 thotė se ėngjėlli ishte ulur mė tė djathtė tė varrit, Gjoni 20:11 thotė se engjėjt ishin brenda varrit, por njėri qėndronte tek koka ndėrsa tjetri tek kėmbėt e vendit ku qe trupi i Jezusit, ndėrsa Luka nuk thekson nėse ato ishin brėnda apo jashtė varrit.
79. Edhe fjalėt e engjėjve ose tė engjėllit janė me mospajtueshmėri tek tė katėr Ungjilltarėt. Krahaso Mateu 28:5-7, Marku 16:6:7, Luka 24:5-7 dhe Gjoni 20:13.
80. Sipas Markut 2:26, Jezusi thotė se Davidi hyri nė shtėpinė e Perėndisė dhe hėngri nga bukėt e paraqitjes nė kohėn e kryepriftit Abiathar, ndėrsa sipas 1 Samuelit 21:2-7 nė kohėn e kėsaj ndodhie ishte kryeprift Ahimeleku, babai i Abiatharit dhe jo vetė Abiathari (1)
(1- Nė pėrkthimin e Dėshmitarėve, "Shkrimet e Krishtere Greke, Pėrkthimi Bota e Re", Marku 2:26 sillet kėshtu: "se si hyri nė shtėpinė e Perėndisė, nė tregimin pėr Abiartin"...etj.
Bruce M.Metzger, njė nga dijetarėt mė kopetentė nė fushėn e kritikės tekstuale, vėren se duke qenė se ky varg ishte nė kontradiktė me 1 Samuelin 21, kodeksi Bezae, kodeksi Washingtonianus, si dhe disa dorėshkrime tė tjera, e lėnė jashtė frazėn "nė kohėn e kryepriftit Abiathar", ndėrsa disa dorėshkrime tė tjera, shkruesit e tė cilave nuk e lėnė jashtė kėtė frazė, bėnė njė interpolim sipas tė cilit mund tė interpretohej se kjo ngjarje ndodhi nė kohėn e Abiatharit, por jo domosdoshmėrisht gjatė kryepriftėrimit tė tij. A Textual Commentary on the Greek New Testament, London 1971, fq. 79. Pra ėshtė e qartė se leximi i Dėshmitarėve ėshtė mbėshtetur mbi kėto dorėshkrime tė cilat vetėm sa janė pėrpjekur tė heqin kėtė kontradiktė, por kundėr tyre ėshtė dėshmia e kodekseve mė tė mira dhe mė tė vjetra. Nė fakt, asnjė nga kėto dy variante nuk ėshtė pranuar nga Metzger.)
81. Sipas Markut 15:23, Jezusit i dhanė pėr tė pirė verė tė pėrzier mė mirrė, ndėrsa sipas Mateut 27:34 atij i dhanė uthull tė pėrzier me vrer.
82. Sipas Markut 15:25, kur u kryqėzua Jezusi ishte ora e tretė, ndėrsa sipas Gjonit 19:14 ishte ora e gjashtė. (1)
(1-Mbi hipotezėn e Dėshmitarėve si dhe mbi disa hipoteza tė jtera qė janė bėrė pėr tė pajtuar kėtė kontradiktė, shih A.Smith, Un Dio mai... fq.201 e mė poshtė.)
83. Sipas Gjonit 5:31, Jezusi thotė se nėse ai dėshmon pėr vetėn e tij, dėshmia e tij nuk ėshtė e vėrtetė, ndėrsa sipas Gjonit 8:14, ai thotė se nėse dėshmon pėr veten e tij, dėshmia e tij ėshtė e vėrtetė.
84. Sipas Veprave tė Apostujve 7:2, Perėndia iu shfaq Abrahamit kur ky ishte nė Mesopotami, pėrpara se tė banonte nė Haran, ndėrsa sipas Zanafillės 11:31 Abrahami ishte vendosur nė Haran, dhe mė pas (12:1) Perėndia i urdhėron qė tė largohet.
85. Sipas veprave tė Apostujve 7:16, eshtart e Jakobit u varrosėn nė varrin qė Abrahami kishte blerė nga bijtė e Emorit, ati i Sikemit, ndėrsa nė Zanafillėn 50:13 thuhet se Abrahami e bleu atė pėr arė pėr varr nga Efron Hiteu. Nga bijtė e Emorit kishte blerė tokė vetė Jakobi pėr tė ngritur njė altar (Zanafilla 33:18-2O).
86. Sipas Veprave tė Apostujve 9:4-7, Pali ra pėrtokė ndėrsa njerėzit qė udhėtonin me tė ndaluan tė habitur. Sipas Veprave 26:14-18 tė gjithė ranė pėrtokė.
87. Sipas Veprave tė Apostujve 9:7, kur Jezusi iu shfaq Palit, njerėzit qė udhėtonin me tė dėgjuan tingullin e zėrit por nuk panė njeri, ndėrsa sipas Veprave 22:9 thuhet se ata shihnin njė dritė por nuk e dėgjonin zėrin.
88. Veprat e Apostujve 20:22 thonė se i shtyrė nga Fryma, Pali po shkonte nė Jeruzalem, ndėrsa Veprat 21:4 thonė se dishepujt e shtyrė nga Fryma i thonin Palit tė mos shkonte nė Jeruzalem.
89. Sipas Romakėve 3:10, "Nuk ka asnjeri tė drejtė, as edhe njė", ndėrsa sipas Zanafillės 7:1 Noah ishte njeri i drejtė. Sipas Jobit 1:1, Jobi ishte njeri i drejtė, e sipas Lukės 1:6 Zakaria dhe Elizabeta ishin njerėz tė drejtė.
90. Sipas Romakėve 3:28, "Ne,pra, konkludojmė se njeriu ėshtė i shfajėsuar nėpėrmjet besimit pa veprat e ligjit...", ndėrsa nė Jakobin 2:14 dhe 20 lexojmė se "ē'dobi ka, vėllezėr tė mi, nėse dikush thotė se ka besim, por nuk ka vepra? A mund ta shpėtojė atė besimi?" apo
"Po, a dėshiron tė kuptosh, o njeri i kotė, se besimi pa vepra ėshtė i vdekur?"
91. Nė 1 Korintasve 15:5 thuhet se Jezusi pas ringjalljes iu shfaq Kefės dhe pastaj tė dymbėdhjetėve, ndėrsa sipas Mateut 28:16 ai iu shfaq tė njėmbėdhjetėve. Nė tė vėrtetė Apostujt ishin 11 sepse Juda kish vdekur.
92. Sipas Efesianėve 4:8, Perėndia u ka dhėnė dhurata njerėzve, ndėrsa Psalmi 68:18 thotė se Ai u mori dhurata njerėzve.
93. Tek Kolosianėve 2:16,21,2 dhe Titit 1:14 Pali thotė se ato janė urdhėrime njerėzish dhe pėrralla judejsh, tė cilat nuk duhen tė praktikohen, ndėrsa Levitiku 11:1-46 dhe 20:1,22,25,26 thotė se ato janė urdhėrime prej Perėndisė dhe se duhet tė praktikohen patjetėr.
94. Sipas 1 Timoteut 2:6, Jezusi e dha veten si ēmim pėr tė gjithė, ndėrsa tek Fjalėt e Urta 21:18 thuhet se i pabesi do t'i shėrbejė si shpėrblim tė drejtit, ndėrsa i paudhi nė vend tė njerėzve tė drejtė.
95. Nė 1 Timoteun 6:16 Pali thotė se Perėndia qėndron nė njė dritė tė paafrueshme, ndėrsa nė 1 Mbretėrve 8:12 thuhet se Perėndia do tė banojė nė njė re tė dendur. (1)
(1- Pėrkthimi nė italisht i Dėshmitarėve thotė: ..."nė errėsirė tė dendur")
96. Tek Hebrejve 2:7 thuhet se Perėndia e ka krijuar njeriun mė tė vogėl se engjėjt, ndėrsa nė Psalmin 8:5-7 thuhet se njeriu ėshtė krijuar mė i vogėl se Perėndia.
97. Tek Hebrejve 9:19, Pali thotė se Moisiu mori gjak viēash dhe cjepėsh, ndėrsa tek Eksodi 24:5-6 thuhet se ishin therur vetėm dema tė rinj. Mė pas Pali thotė se gjaku ishte pėrzier me ujė, lesh tė kuq dhe hisop, ndėrsa sipas Eksodit 24:6 gjaku ishte i pastėr, i papėrzier. Ai thotė se Moisiu spėrkati me gjak librin dhe popullin, ndėrsa Eksodi 24:6-8 thotė se Moisiu librin ia lexoi popullit, ndėrsa pėr tė spėrkatur me gjak ai spėrkati vetėm popullin.
98. Nė Hebrejve 9:21 Pali thotė se Moisiu spėrkati me gjak edhe tabernakullin dhe tė gjitha orienditė e shėrbesės hyjnore, por nė atė kohė tabernakulli nuk ishte ndėrtuar akoma.
99. Sipas Jakobit 1:13, Perėndia vetė nuk tundon njeri, ndėrsa Zanafilla 22:1 thotė se Perėndia e vuri nė prove Abrahamin.
100. Nė 1 Korinatsve 10:8 thuhet se nė atė ditė vdiqėn 23000 vetė, ndėrsa Numrat 25:9 thonė se vdiqėn 24000.
Shkėputur nga libri: A ėshtė Bibla me tė vėrtet fjalė e Perėndisė?- Fatmir Ēupi
|
|