| Fenomeni i shpifjeve rreth shumėsisė sė bashkėshortėve tė Pejgamberit a.s. |
Fenomeni i shpifjeve rreth shumėsisė sė bashkėshortėve tė Pejgamberit a.s.
Senad Maku
"Ata duan ta shuajnė dritėn e All-llahut me gojėt e tyre, po All-llahu e plotėson (e pėrhap) dritėn e vet, edhe pse e urrejnė jobesimtarėt. Ai (All-llahu) ėshtė qė e dėrgoi tė dėrguarin e vet me udhėzim tė qartė e fe tė vėrtetė pėr ta bėrė mbizotėrues mbi tė gjitha fetė, edhe pse idhujtarėt e urrejnė." (Kuran: Saff: 8-9)1
Shumė njerėz tė pandershėm thurin akuza tė rreme ndaj Muhamedit a.s., krijesės mė tė dashur dhe mė tė pėrsosur tė gjithėsisė. Kėta armiq tė sė vėrtetės Hyjnore janė pėrpjekur tė shpifin lloj-lloj tė pavėrtetash pėr njeriun mė fisnik tė mbarė gjinisė njerėzore. Njerėz tė pajisur me vese dhe cilėsi tė ulėta, argatė tė iblisit, satanait, pėr shkak tė zemrės sė tyre tė prishur janė munduar qė cilėsitė e tyre tė ulėta tia mveshin dhe atribuojnė shembullit mė tė pėrkryer tė njerėzimit.
Njė prej ēėshtjeve kryesore mbi tė cilėn kundėrshtarėt e Isla¬mit janė munduar tė hedhin baltė e tė hapin polemika e dyshime rreth saj, ėshtė ēėshtja e martesės sė Muhamedit a.s. me shumė bashkėshorte.
Shumė libra dhe revista Muhamedin a.s. e paraqesin si njė njeri tė dhėnė pas epshit, nė shkrime etiketuese me titujt si Muhamedi pedofil, Seksualiteti i Muhamedit, etj.. Shpifje dhe keqinterpretime tė tilla, pėr Muhamedin, Kuranin dhe nė pėrgjithėsi fenė islame hasim edhe nė literaturėn nė gjuhėn shqipe. Kohėt e fundit vijnė botime edhe nga shtėpia botuese Cakolli dhe Shtė¬pia botuese TENDA e cila luan rolin e tutorit nga njė garniturė antiislame dhe e cila ka botuar njė seri librash me pėrplot shpifje e tė pavėrteta rreth Kuranit dhe Muhamedit a.s.. Kėtyre u duhet shtuar edhe njė luftė kulturore antiislame nga medie tė ndryshme etj.
Ndėr shpifjet e tė krishterėve, jehudinjve dhe shumė e shumė tė tjerėve nga Perėndimi fanatik, ėshtė se ata thonė:
Muhamedi ka qenė i dhėnė pas epshit, shkonte pas dėshirės dhe kėnaqėsive tė tij dhe vepronte nėn ndikimin e epshit tė tij. Nuk i mjaftoi njė grua apo katra si ēdo pasuesi tė tij, por u ma¬rtua dhjetė e mė tepėr herė, sikur ia donte epshi dhe dėshira.2
Nė librin Muhamedi - A ėshtė profet? tė autorit Joseph Smith tė botuar nga shtėpia botuese Tenda e Prishtinės gjejmė shumė shpifje pėr Muhamedin a.s. dhe njėra ndėr to ėshtė me ti¬tull Seksualiteti i Muhamedit (faqe 67-68) ku thuhet, citoj: Apostulli i Allahut, qė Allahu ta bekojė atė, tha: Gabrieli solli njė kazan nga i cili hėngra dhe mua mu dha fuqia pėr marrėdhė¬nie seksuale e barabartė me 40 burra.3
Si pėrgjigje ndaj tyre, sė pari mund tė cekim Fjalėn e Allahut tė Lartmadhėruar nė Kuranin famėlartė:
Sa e madhe ėshtė ajo fjalė qė del nga gojėt e tyre, e ata nuk thonė tjetėr veēse gėnjeshtėr. (El-Kehf: 5)
Vėrtetė ata janė urrejtės dhe gėnjeshtarė, sepse Muhamedi a.s. nuk ka qenė i dhėnė pas epshit, por i dėrguar nga mesi njerėzor. Ėshtė martuar si ēdo njeri, qė tė jetė shembull nė ndjekjen e njė rruge tė njėjtė. Muhamedi a.s. ėshtė njeri sikur ata, por atė Allahu xh.sh. e veēoi me shpallje dhe pejgamberi.
Thuaj (O Muhamed): Unė jam vetėm njeri sikurse edhe ju, mua mė shpallet (mė ėshtė dėrguar shpallja).... (El-Kehf: 110)
Pejgamberi nuk ka qenė i veēuar nga pejgamberėt e tjerė, e as qė ka kundėrshtuar rrugėn e tyre, siē thonė tė krishterėt: Ekzi¬ston njė dallim i madh ndėrmjet Isait dhe Muhamedit, dallim mes atij qė zotėronte dhe luftonte epshin e vet si Isai, biri i Merjemes, dhe mes atij qė shkonte sipas dėshirės dhe epshit tė tij, si Muha¬medi.4
Kėto pohime hipokrite ndaj Muhamedit a.s. mund tė joshin disa jomyslimanė shkurtpamės. Edhe mė keq, disa myslimanė mund tė pranojnė pohime tė tilla tė rreme dhe ti pėrhapin ato, duke menduar se janė duke vepruar drejt.
Vallė, si mund tė trillohen kėso shpifjesh pėr pejgamberėt, sa fjalė e mirė ėshtė fjala e njė poeti:
Nuk ėshtė ēudi i verbri ta mohojė dritėn e diellit.
Nuk ėshtė ēudi i sėmuri ta mohojė shijen e ujit.
E vėrtetė ėshtė Fjala e Allahut xh.sh.:
Nė tė vėrtetė sytė nuk verbėrohen, po verbėrohen zemrat nė kraharorė. (El-Haxh: 46)
Prej mendimtarėve tė paanshėm perėndimorė, ėshtė Tomas Karlil (1795-1881), njė shkrimtar britanez i lindur nė Skoci, i cili, nė lidhje me kėtė, thotė (The Heroes, fq. 83): Muhamedi kurrė nuk ishte njeri i epsheve, pavarėsisht nga akuzat e rreme e tė padrejta ndaj tij. Ne kemi bėrė njė gabim tė tmerrshėm, kur e kemi konsideruar si njė beduin i cili nuk ka brengė tjetėr, pėrveē arritjes sė kėnaqėsive tė tij. Pa dyshim, ai ishte njeriu mė i largėt prej kėnaqėsive tė jetės.5
Fakti i parė ėshtė qė poligamia ishte e zakonshme nė shoqėrinė arabe dhe joarabe para Islamit. Shumė popuj tė tjerė arabė dhe joarabė e praktikuan poligaminė. Pse e trajtojnė tė Dėrguarin a.s. si rast tė veēantė dhe nuk i kushtojnė vėmendje poligamisė nė jetėt e profetėve izraelitė gjatė gjithė historisė?
Dr. Mustafa Sibai, nė librin e tij Gruaja mes fikhut dhe ligjit thotė: Kur isha nė Dablin (kryeqyteti i Irlandės) nė vitin 1956, vizitova Institutin e Jezuitėve atje dhe pata njė diskutim tė gjatė me drejtorin e Institutit. E pyeta, Pse e sulmoni Islamin dhe tė Dėrguarin e Tij, veēanėrisht nė librat tuaj shkollorė? Kjo nuk mė duket gjė e duhur pėr kėtė kohė, pėr kohėn e kuptimit nė mes njerėzve e kulturave tė ndryshme? Ai u pėrgjigj: Ne, pe¬rė¬ndimorėt nuk mund tė respektojmė njeriun qė ėshtė martuar me nėntė gra! Iu pėrgjigja: A i respektoni profetėt e Allahut, Davudin dhe Sulejmanin a.s.? U pėrgjigj: Po tė dy janė prej pro¬fetėve tė Tevratit.
I tregova se Davudi a.s. kishte njė mijė gra, siē e dimė tė gji¬thė. Ndėrsa, siē ėshtė cekur nė Tevrat, profeti i Zotit, Sulejmani a.s. kishte 700 gra tė lira edhe 300 robėresha, tė cilat ishin prej mė tė bukurave tė kohės. Atėherė, pse duhet tė keni respekt ndaj kėtyre profetėve, ndėrsa e sulmoni tė Dėrguarin a.s., i cili ėshtė martuar vetėm me nėntė gra? Heshti pėr njė kohė dhe pastaj mė tha: Mė vjen keq qė u shpreha keq. Kisha qėllim tė thosha qė perėndimorėt nuk e rekomandojnė martesėn me mė shumė se njė grua. Neve na duket qė personi qė praktikon poligaminė, ėshtė jonormal apo ka pasion tė jashtėzakonshėm. Pa¬staj e pyeta: Ēmendoni pėr Davudin e Sulejmanin dhe profetėt e tjerė, tė cilėt praktikuan poligaminė, duke filluar me gjyshin e tyre, Ibra-himin a.s.? Kėshtu, heshti dhe nuk mė dha pėrgjigje.6 Prandaj do tė flasim mė vonė rreth poligamisė nė Bibėl.
Do tė flas pėr urtėsinė dhe qėllimet e martesės sė Pejgamberit Muhamed a.s. me disa gra, duke sjell disa nga argumentet rreth kėsaj ēėshtjeje dhe duke shpresuar qė tė rinjtė tanė, meshkuj e fe-mra, tė mos bien pre e disa shpifjeve, dhe disa qė kanė qenė tė influencuar nga propaganda e gėnjeshtrat e qėllimshme kundėr Muhamedit a.s. dhe fesė Islame nė pėrgjithėsi, tė kthehen nė rru-gėn e drejtė dhe tė jenė thellė tė bindur qė Islami ėshtė fe e fuqi¬sė, e dinjitetit, dhe qė nė tė nuk ka kurrfarė dyshimi, pavėrtetėsie.
Ekzistojnė dy pika kryesore, pėr tė shmangur tė gjithė ata shpifės tė pashpirt tė cilėt dėshirojnė ta njollosin bartėsin e shpalljes, Muhamedin a.s., dhe duhet tė heqin ēdo lloj dyshimi pėr personalitetin e Muhamedit a.s., sidomos duhet tė jemi syēelė kur bisedojmė pėr nėnat e besimtarėve dhe urtėsinė e martesės me to. Zoti qoftė i kėnaqur me to.
Kėto dy pika, mė kryesoret janė:
Pejgamberi- nuk e shtoi numrin e grave, vetėm atėherė kur ai hyri nė moshėn e pleqėrisė- pra pas tė pesėdhjetave.
Tė gjitha gratė e tij tė pastra ishin tė veja, pėrveē Aishes r.a,. e cila ishte beqare.7
Pėrmes kėtyre dy pikave mund tė kuptojmė pabazueshmėrinė e kėsaj akuze qė ia mveshin apo ia etiketuan Pejgamberit Muha¬med s.a.v.s. shpifėsit e mjerė.
Mbi ēdo gjė, duhet tė dihet se ai individualiteti i lartė (Muhamedi a.s.) nuk u martua gjer njėzet e pesė vjeē. Po tė kemi pa¬rasysh klimėn posaēėrisht tė nxehtė tė atij vendi, njė jetesė e virtytshme gjer nė kėtė moshė, tregon se tek ai, virtyti ishte njė element bazė, se ai kishte njė vullnet tė jashtzakonshėm dhe se i zotėronte dėshirat trupore- tė gjitha kėto, tė pranuara pa kusht dje e sot. Po qe se nė kėtė moment do tė ekzistonte edhe shmangia mė e vogėl, dushmanėt e tij tė djeshėm e tė sotėm nuk do tė ngurronin qoftė edhe pėr njė ēast pėr tia njoftuar botės kėtė gjė. Mi¬rėpo armiqtė e tij tė vjetėr e tė rinj, ndėrsa i kanė ngarkuar gjėra tė paqena, kėtu nuk kanė pasur guxim tė thonė diēka.8
Ai jetoi nė njė klimė jashtėzakonisht tė nxehtė, ku dėshirat fizike bėjnė presion tė fortė mbi njeriun; ku njerėzit e zhvillojnė pjekurinė fizike shumė herėt dhe ku njė kėnaqje e lehtė ishte gjė e zakonshme pėr njerėzit e tė gjitha klasave. Megjithatė, Muhamedi a.s., asnjėherė nuk iu afrua grave derisa nuk i mbushė njėzet e pe¬sė vjet, atėherė kur u martua pėr herė tė parė. Nė mbarė Arabinė ai qe i njohur pėr karakterin e tij tė padyshimtė dhe e quanin El-Emin (Besnik), epitet qė ishte simbol pėr standardin mė tė lartė tė jetės morale.9
Pejgamberi ynė martesėn e parė e bėri nė moshėn 25 vjeēare. Kjo martesė zgjati 25 vjet, ndėrsa mosha i qe afruar tė pesėdhje¬tave. Ja pra tė gjitha martesat lidhur me tė cilat tentohet tė posh-tėrohet (Muhamedi a.s.), fillojnė pas kėsaj moshe.10
Tė theksojmė se praktika dėshmon se mosha 25-50 vjeēare ėshtė periudhė kur epshet e njeriut janė nė kulm, moshė kur nje¬riu mė sė shumti anon nga gjinia femėrore. Muhamedi a.s. e kaloi kėtė fazė tė jetės sė tij duke mos dominuar tek ai epshet dhe asnjė femėr tjetėr nuk ia bėri ortake zonjės Hatixhe.11
Po tė ishte qėllimi i martesave tė tij dhėnia pas epshit apo plotėsimit tė dėshirės ose vetėm kėnaqėsia me gra, ai me siguri do ti merrte ato nė moshėn e rinisė e jo nė pleqėri, dhe do tė martohej me beqaresha e jo me gra tė veja e tė moshuara.
Transmetohet se Pejgamberi a.s. i tha Xhabirit, tė birit tė Abdullahut, kur erdhi tek ai, e nė fytyrėn e tij vėrehej gėzimi: A u martove? Tha: Po. I tha: Beqare apo tė ve? I tha: Tė ve. Atėher Pejgamberi a.s. i tha: Po tė kishe marė njė beqareshė, do tė luaje me tė, e ajo do tė luante me ty, do tė qeshje me tė, e ajo do tė qeshej me ty.
Pejgamberi a.s. me kėtė rast i propozoi martesėn me beqareshė, meqė ai e dinte mirė mėnyrėn e kėnaqjes dhe rrugėn e dėshirės dhe a ėshtė e logjikshme qė dikush tė martohet me gra tė veja e ti lėrė beqareshat, tė martohet nė moshė tė shtyrė e ta lė mo¬shėn e re, nėse ka pėr qėllim kėnaqjen e epshit?
Shtrohet pyetja: Pse Pejgamberi a.s. nuk u martua me shumė gra nė moshė tė re dhe pse nuk u martua me beqaresha po me gra tė veja? Pa dyshim se ky qėndrim hedh poshtė ēdo thashetheme dhe shpifje nga njerėz, tė cilėt dėshirojnė ta njollosin autoritetin e pastėr tė Muhamedit a.s.12
Se Pejgamberi a.s. nuk ishte i dhėnė pas epsheve, siē e aku¬zojnė disa, e vėrteton fakti se, kur mushrikėt kurejshė ia ofruan vajzėn mė tė bukur vetėm e vetėm ta braktiste misionin e tij is¬lam. Muhamedi a.s. asaj oferte iu pėrgjigj negativisht. Sikur tė ishte i dhėnė pas epshit, mbase do ta kishte pranuar kėrkesėn e tyre.13
Martesat e Muhamedit a.s. nuk bėheshin pėr shkak tė epshit a dėshirės, por pėr arsye tė rėndėsishme, qėllime tė pastra dhe syni¬me tė larta, tė cilat armiqtė e Islamit do ti pranonin si tė pastra e tė larta, po qe se i lėnė anash fanatizmin dhe verbėrinė e tyre dhe gjykojnė me logjikė tė pastėr e arsye tė shėndoshė.
Abdullah Nasih Ulvan, kur flet pėr Martesėn e Muhamedit a.s. me mė shumė se njė grua i cek disa arsye dhe rrethana qė shpunė tek martesa e Muhamedit a.s. me shumė bashkėshorte. Disa prej kėtyre fakteve janė: 1. Pėrhapja e edukimit, 2. Arritja e pėrkrahjes sė Islamit, 3. Perfeksioni i legjislacionit, 4. Solidariteti shoqėror, 5. Forcimi i lidhjeve shoqėrore, 6. Forcimi i njė shembulli perfekt pėr myslimanėt.14
Dijetarėt islamė, duke analizuar thellė kėtė ēėshtje kaq tė ndjeshme, na bėnė me dije se urtėsitė dhe motivet e martesave tė Muhamedit a.s. ishin kryesisht nė katėr sfera:
Urtėsia e martesės pėr motive tė dijes.
Urtėsia e martesės pėr motive ligjsjellėse(ligjvėnės).
Urtėsia e martesės me motive politike.
Urtėsia e martesės me motive shoqėrore.
Urtėsia e martesės pėr motive tė dijes
Urtėsia e parė apo thelbėsore e martesės sė Muhamedit a.s. me shumė gra, ishte kualifikimi i njė grupi mėsuesesh tė grave, tė cilat do tua mėsonin grave rregullat themelore tė Sheriatit, sepse gratė pėrbėjnė gjysmėn e shoqėrisė. Atyre u ėshtė bėrė obligim ēka u ėshtė bėrė edhe burrave. Shumė prej tyre turpėroheshin ta pyesnin Muhamedin a.s. pėr disa rregulla islame, sidomos pėr ēėshtjet qė i pėrkasin natyrės sė tyre etj. Ato i kaplonte turpi kur dėshironin ta pyesnin Pejgamberin a.s. pėr kėto rregulla.
Transmetohet nga Aishja r.a. se njė grua prej ensarėve e pyeti Pejgamberin a.s. pėr pastrimin nga tė pėrmuajshmet (hajzi). Pejgamberi e mėsoj se si tė pastrohet dhe shtoi duke i thėnė: Merr njė copė pambuku tė parfumosur dhe pastrohu me tė. Ajo i tha: Si tė pastrohem me tė, O i dėrguar i Zotit. I tha: Pastro¬hu me tė. Ajo pėrsėri e pyeti: Si tė pastrohem me tė, O i dėrguar i Zotit. Ai i tha asaj: Subhanallah, pastrohu me tė. Thotė Ai¬shja: Ia mora asaj pambukun prej dore dhe i thashė: Vendo¬se nė kėtė vend dhe ki vėmendje ndaj njollave tė gjakut, dhe ia shpjegova vendin se ku duhej ta vinte atė. Me siguri, Pejgamberi a.s. turpėrohej tė shprehej haptazi, por gjithashtu edhe prej grave kishte shumė pak qė zotėronin vetveten dhe turpin e tia qartėso¬nin pyetjet lidhur me atė qė u interesonte, ashtu qė Pejgamberi a.s. detyrohej tė kėrkonte sqarim mė tė madh pėr pyetjen e shtruar.15
Transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi qė thonė: Erdhi Ummi Sulejmi (gruaja e Ebu Talhas) te Pejgamberi a.s. dhe i tha: O i dėrguar i Zotit, Allahu xh.sh. nuk turpėrohet nga e vėrteta. A duhet tė pastrohet gruaja nėse pėrjeton orgazėm nė ėndėrr? I tha: Po, nėse sheh lagėshti. Ummi Selemeja tha: Janė ēmend¬ur gratė, e mjera ti, a thua edhe gruaja pėrjeton orgazėm nė ėnd¬ėrr? Pejgamberi a.s. iu pėrgjigj: Posi, me se do ti pėrngjajė fėmija asaj?.
Pejgamberi kishte pėr qėllim tė thoshte se foshnja krijohet prej spermės sė burrit dhe vezores sė gruas, dhe prandaj ajo i pėr¬ngjet nėnės.16
Pėrgjigjet pėr kėso pyetjesh komplekse e tė ndjeshme, i morėn pėrsipėr gratė e tij tė pastra. Andaj edhe Aishja r.a. thotė: Allahu i mėshiroftė gratė e ensarėve, ngaqė nuk i pengonte turpi qė tė pasuroheshin me dituri fetare. Kishte prej tyre qė nė errėsirė vinin tek Aishja pėr ta pyetur pėr disa rregulla fetare dhe pėr ēėshtje tė hajzit, nifasit, papastėrtisė etj.. Kėshtu gratė e Pejgamberit a.s. ishin mėsueset dhe udhėzueset mė tė dobishme.
Prandaj Pejgamberi a.s. u martua me to, pėr ti arsimuar dhe edukuar, pėr tua mėsuar Islamin dhe dispozitat e Islamit, nė mėnyrė qė ato ti kushtoheshin edukimit tė beduinėve e qytetarėve, tė moshuareve e tė rejave dhe nė kėtė mėnyrė ato tė bartnin amanetin e mėsimit dhe arsimimit islam te bota femėrore. Nėpė¬rmjet tyre, gratė fituan dituri nė fenė e Allahut xh.sh..
Pra ky qe motivi qė gratė e Pejgamberit a.s. tė ishin nėna tė besimtarėve dhe mėsuese tė kėtij ymeti pas Pejgamberit a.s. nė ēėshtjet familjare dhe nė ato ēėshtje qė kishin tė bėnin me femrat. Qė ato tua transmetonin njerėzve gjėrat mė specifike tė jetės shtėpiake tė Pejgamberit a.s., nga fakti se nė jetėn e Pejgamberit a.s. nuk kishte gjėra tė fshehta pėr njerėzit. Nuk ka njeri nė histori tė cilit i ėshtė treguar i gjithė jetėshkrimi pa iu pasė fshehur diēka nga jeta e tij, me pėrjashtim tė Pejgamberit a.s.. Pejgamberi a.s. ka thėhė: Tregoni, transmetoni nga unė..., nė shenjė arsimimi tė ymetit dhe udhėzimi tė tij.17
Urtėsia e martesės pėr motive ligjvėnėse
Urtėsia apo qėllimi i dytė pėr tė cilin do tė flasim, ėshtė martesa me motive ligjvėnėse, qė ėshtė pjesė e qėllimeve tė martesės sė Pejgamberit a.s. me shumė gra. Ky qėllim erdhi pėr largimin e disa traditave paraislame dhe tė papėlqyera, si p.sh.: ēėshtja e bi¬rėsimit tė cilėt arabėt e aplikonin para ardhjes sė Islamit. Njė ve¬prim i tillė kishte marrė formėn e zakonit fetar qė trashėgohej brez pas brezi. Merrte ndokush njė fėmijė qė nuk ishte nga loza e tij, dhe e konsideronte si tė ishte fėmija i tij. E konsideronte djalė tė vet, sikur djalin nga gjaku nė ēdo pikėpamje, nė trashigimi, ku¬rorėzim, martesė, nė martesa tė ndaluara miqėsisht, e shumė za¬kone tė tjera qė ishin bėrė zakon fetar nė xhahilijet, para islamit.
Kur ndokush birėsonte fėmijėn e tjetrit, i thoshte: Ti je biri im, tė trashėgoj dhe tė mė trashėgosh.
Me ardhjen e Islamit, ai e ndaloj kėtė gjė qė ishte nė kundėr¬shtim me natyrėn njerėzore dhe nuk i la njerėzit tė hutuar nė errėsirėn e injorancės. Pejgamberi a.s. para Shpalljes kishte birė¬su¬ar Zejd bin Harithin, ashtu siē vepronin arabėt. Kėshtu, pra, Muhamedi e birėsoi Zejd bin Harithin dhe njerėzit filluan ta thirrnin Zejd bin Muhamed (Zejdi i biri i Muhamedit).
Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi prej Abdullah bin Omerit se ai ka thėnė: Me tė vėrtetė Zejdin, tė birin e Harithit, nuk e thirrnin ndryshe veēse Zejd bin Muhamed (Zejdi i biri i Muha-medit) derisa zbriti ajeti kuranor: Ju thirrni ata sipas etėrve tė tyre. Kjo ėshtė mė e drejtė tek Allahu. Atėherė Muhamedi a.s. i tha: Ti je Zejdi, i biri i Harithit.18
Pejgamberi a.s. e martoi Zejdin me vajzėn e hallės sė vet (Zejneben, tė bijėn e Xhahshul Esedijes).
Rasti mė i volitshėm qė gjetėn qėllimkėqijtė urrejtės dhe orie¬ntalistėt mashtrues, ishte martesa e Pejgamberit me Zejneben, pėr tė shpifur trillimet e veta pėr Pejgamberin e pastėr. Disa prej tri-llimeve qė shpifėn, janė: gjoja Pejgamberi a.s. e pa Zejneben, e dashuroi e i hyri nė zemėr, gjoja se Pejgamberi nuk pati turp dhe i mori nusen djalit tė Zejdit, e shumė tė tjera shpifje.
Muhamedi a.s. e njihte Zejneben qysh nga vegjėlia, sepse ajo ishte e bija e hallės sė tij. Kush do tė mund ta ndalonte Muhame¬din a.s. e tė mos martohej me tė? Si mundet qė dikujt ti jepet rasti qė tė martohej me njė beqareshė, e tė mos bėjė njė gjė tė ti¬llė, dhe pasi ajo tė martohet e tė bėhej e vejė, ta dashurojė?!!
Trillojnė pėr Pejgamberin a.s. gėnjeshtra, shpifje dhe tė pavėrteta. Me tė vėrtetė kėta janė njė popull qė nuk logjikojnė dhe thonė diēka qė pėr tė nuk dinė.
Urtėsia e Allahut xh.sh. ishte qė Zejdi tė shkurorėzohej nga Zejnebja dhe urdhėroi Muhamedin a.s. ta merrte atė, pėr ta asgjėsuar ēėshtjen e birėsimit, ti vendoste bazat e shėndosha tė Islamit dhe tė ērrėnjoste xhahilijetin.
Pejgamberi frikėsohej se hipokritėt dhe tė kėqijtė do tė flasin e do tė thonė: Muhamedi e mori gruan e birit tė vet, andaj edhe e zvarriti, e mbajti tė fshehur njė kohė, derisa erdhi urdhri i Allahut xh.sh. nė formė qortuese:
...E ti e mbaje fsheht nė veten tėnde atė qė All-llahu do ta zbulojė dhe u frikėsohesh njerėzve, por mė e drejtė ėshtė qė ti frikėsohesh All-llahut. E pasi qė Zejdi e kishte vendosur atė qė kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorėzojmė ty atė, e pėr tė mos pasur besimtarėt vėshtirėsi (mėkat) nė martesė me gratė e tė adoptuarve tė tyre, kur ata heqin dorė prej ty¬re. E vendimi i All-llahut ėshtė kryer. (El-Ahzab: 37)19
Ashtu siē thoshte Aishja r.a., sikur ti lejohej Pejgamberit tė fshihte diēka nga Revelacioni, do tė mbante tė fshehur ajetet qė urdhėronin martesėn e tij me Zejneben. Sigurisht, aq rėndė i ki¬shte ardhur kjo gjė individualitetit profetik.20
Kėshtu pra mori fund birėsimi dhe u flakėn shumė zakone qė ndiqnin xhahilijetin e qė ishin vetėm adete fetare tė tyre pa kurr¬farė baze. Pra, martesa e tė Dėrguarit a.s. me Zejneben ishte bėrė pėr njė qėllim juridik e shoqėror, qė ishte shfuqizimi i adoptimit. Zbriti fjala e Allahut xh.sh., qė e vėrtetoi edhe mė tepėr kėtė rre¬gull tė ri hyjnor nė ajetin 40 tė sures El-Ahzab:
Muhammedi nuk ka qenė babai i asnjėrit prej burrave tuaj por ai ishte i dėrguari i All-llahut dhe vulė e tė gjithė pejgamberėve, e All-llahu ėshtė i dijshėm pėr ēdo send.Transmeton Buhariu se Zejnebja r.a. shpeshherė krenohej para grave tė tjera tė Pejgamberit a.s. duke thėnė: Juve ju martuan prindėrit (familjet) tuaja, ndėrsa mua mė martoi Allahu xh.sh..
Ja, kėshtu kjo martesė u bė pėr shkaqe legjislative, ligjvėnėse dhe me Urdhrin e tė Urtit e tė Gjithėdijshmit. I lartėsuar qoftė Allahu xh.sh. nga ata qė pėrzihen nė qėllimet e Tij dhe e vėrtetė ėshtė fjala e Allahut xh.sh. kur thotė:
... E juve ju ėshtė dhėnė vetėm pak dije. (El-Isra: 85)
Urtėsia e martesės me motive politike
Urtėsia e tretė ėshtė qėllimi politik. Shkaku i kėtyre martesave ishte qė Pejgamberi a.s. tua zbuste zemrat disa kundėrshtarė¬ve tė tij dhe tė bėjė afrimin e disa fiseve rreth vetes. Natyrisht, kur dikush e marton njė vajzė tė njė fisi apo familjeje, atėherė nė mes tyre lidhet miqėsia dhe ata duhet ta ndihmojnė dhe ta mbro¬jnė atė. Nė vazhdim do tė japim disa shembuj, qė do ta bėjnė tė qartė shkakun e martesave tė Pejgamberit a.s. me disa prej tyre.
a) Shembulli i parė ėshtė se Pejgamberi a.s. u martua me Xhu¬vej¬rijen, tė bijėn e Harithit, kryetar i fisit Beni Mustalak. Ajo bashkė me popullin e saj, u zu rob nga ana e myslimanėve. Meqė u robėrua, ajo dėshironte ta paguante veten, erdhi te Pejgamberi a.s. dhe kėrkoi ti ndihmonte me pasuri. Pejga¬mb¬eri a.s. kėrkoi qė tia paguante ēmimin e lirimit e tė mar¬tohej me tė dhe ajo pranoi njė gjė tė tillė. Myslimanėt thanė: A i kemi robėruar miqtė e Resulullahut? I liruan tė gjithė tė ro¬bėruarit dhe, kur panė pjesėtarėt e fisit Beni Mustalak kėtė mirėsi dhe humanitet, tė gjithė e pranuan Islamin dhe u bėnė prej myslimanėve tė mirė.
Martesa e Pejgamberit a.s. me Xhuvejrijen ishte begati e ma¬dhe, sepse ajo ishte shkaktare qė fisi i saj pranoi Islamin dhe u lirua, dhe sidomos bujaria e saj nė mesin e popullit tė vet ishte faktori mė bindės. E gjithė kjo ngjarje ėshtė e pėrshkruar nė sahihun e Buhariut, tė pėrcjellė nga Aishja r.a.21
Kėshtu myslimanėt i liruan tė gjithė robėrit, dhe numri i tyre arriti nė njėqind familje qė pranuan Islamin pėr shkak tė martesės sė Pejgamberit a.s. me bijėn e kryetarit.
b) Gjithashtu nė shembullin e dytė Muhamedi a.s. u martua me Safijen, tė bijėn e Hujej bin Ahtabit. Ajo u robėrua pas vra¬sjes sė burrit tė saj nė luftėn e Hajberit dhe u ra hise disa myslimanėve. Pas njė konsultimi ata thanė: Kjo grua ėshtė e parisė sė fisit Beni Kurejdha dhe kėtė ēėshtje duhet tia para¬qesim Resulullahut.
Pejgamberi a.s. e thirri atė dhe i ofroi dy zgjidhje:
1. Ta lirojė dhe tė martohet me tė, ose
2. Ta lirojė dhe tė kthehet tek familja.
Ajo, kur e pa sjelljen e Muhamedit a.s. dhe shėmbėlltyrėn e tij, e pranoi lirimin dhe martesėn me tė. Me kalimin e saj nė Islam, shumė njerėz nga populli i saj pranuan kėtė fe.
c) Shembulli i tretė po ashtu lidhet me njė qėllim politik. Kur Pe¬jgamberi a.s. u martua me Ummi Habiben (Remle bint Ebu Sufjan), Ebu Sufjani ishte bartės i flamurit tė shirkut dhe ar¬miku mė i pėrbetuar i Muhamedit a.s.. Vajza e tij e pranoi Is¬lamin qysh nė Mekė. Mė vonė, ajo bashkė me burrin e saj, bėri hixhret nė Abisini pėr ta ruajtur fenė e vet. Atje asaj i vdiq burri dhe mbeti e vetme, pa shoqėrues dhe ndihmės. Kur mori vesh Pejgamberi a.s. pėr kėtė, kėrkoi nga mbreti i Abi¬sinisė, Nexhashiu, qė ta merrte pėr grua. Kur e lajmėroi Ne¬xhashiu, ajo u gėzua pa masė sa qė gėzimin e saj nuk mund ta vlerėsonte askush tjetėr pos Allahut xh.sh.. U gėzua, sepse, nėse kthehej te familja e vet, ata do ta detyronin ta braktiste Islamin e tė kthehej nė kufėr, apo do ta dėnonin rreptė. Pėr tė, Pejgamberi a.s. dha 400 dinarė sadaka (mehr) po edhe disa dhurata tė tjera. Kur u khye nė Medine, e mori pėr grua Pej¬gamberi a.s.
Kur i shkoi lajmi Ebu Sufjanit, ai sikur pėlqeu njė gjė tė tillė dhe tha: Sėshtė punė tė mashtrohet ky djalė. Bile ai u krenua me Pejgamberin a.s. dhe nuk mohoi njė gjė tė tillė, derisa Allahu xh.sh. e udhėzoi nė Islam.
Kėtu pra shihet rėndėsia e qėllimit tė martesės sė Pejgamberit a.s. me bijėn e Ebu Sufjanit. Sidomos kjo martesė ndikoi shumė nė zbutjen e mundimeve ndaj myslimanėve, posaēėrisht kur midis kėtyre tė dyve u lidhėn miqėsia dhe afėrsia. Edhe pse Ebu Sufjani atėbotė ishte armiku mė i pėrbetuar i Muhamedit a.s. dhe i mysli¬manėve nga familja Beni Umejėve, martesa me bijėn e tij e zbuti zemrėn e tij, tė fisit dhe tė tė afėrmeve tė tij. Sidomos martesa e saj me Pejgamberin a.s. ishte nderim i madh ndaj Ummi Habibes pėr imanin e saj, sepse ajo braktisi shtėpinė pėr hir tė Fesė Isla¬me. A thua mund tė ketė veprime mė tė drejta dhe urtėsi mė tė madhe?!!22
4. Urtėsia e martesės me motive shoqėrore
Qėllimi i katėrt ėshtė me motive shoqėrorė. Ky qėllim vėrehet qartė nė martesėn e Pejgamberit a.s. me bijėn e Ebu Bekrit r.a. dhe me tė bijėn e Omerit r.a.. Gjithashtu edhe lidhja e Pejgambe¬rit a.s. me kurejshitėt fisėrisht dhe miqėsisht , me anė tė martesės me disa nga bijat e tyre, u bė njė lidhje shumė e fortė. Kjo miqėsi bėri qė shumė zemra tė bashkoheshin rreth tij dhe thirrjes sė tij pėr Islam, me plot bindje dhe krenari.
Transmeton Tirmidhiu, kur Muhamedi a.s. tregon vlerėn nje¬rėzore tė Ebu Bekrit, qė pati thėnė: Ēdokush qė shtrin dorėn (e ndihmės), atė do tia kompensojė Allahu xh.sh. Ditėn e Kijametit. Nuk kam pasur dobi prej asnjė pasurie, si prej asaj tė Ebu Bekrit. Nuk ia kam paraqitur Islamin askujt e tė mos ketė pasur rezervė, pėrveē Ebu Bekrit, i cili pa u hamendur, e pranoi atė. Po ta kisha marrė si tė dashur ndokėnd, do ta merrja Ebu Bekrin si tė da¬shur. Dijeni se ky shok juaji ėshtė i dashur i Zotit.23
Dhurata mė e madhe qė i dha Pejgamberi a.s. Ebu Bekrit nė kėtė botė dhe qė e qetėsoi shpirtėrisht, ishte martesa me tė bijėn e tij, Aishen r.a.. Kjo martesė ndėrmjet tyre lidhi njė miqėsi dhe afrim qė edhe mė tepėr ua forcoi dashurinė dhe lidhjen qė kishin mė pėrpara.
Poashtu Pejgamberi a.s. mori pėr grua Hafsen, tė bijėn e Om¬erit r.a., dhe kjo martesė ishte qetėsi shpirtėrore pėr babanė e saj, pėr shkak tė Islamit tė tij, drejtėsisė, sinqeritetit dhe sakrifikimit tė tij pėr kėtė fe. Omeri r.a. ishte hero i Islamit dhe me tė Allahu xh.sh. forcoi edhe mė tepėr Islamin dhe myslimanėt, dhe kėshtu u ngrit lart flamuri i Fesė Islame.
Gjithashtu Pejgamberi a.s. u bėri nder Uthmanit dhe Aliut r.a. kur i martoi me ta bijat e veta.
Kėta tė katėr janė shokėt mė tė ngushtė tė Pejgamberit a.s. dhe halifėt pas tij nė pėrhapjen e fesė dhe thirrjes Islame. Sa ur¬tėsi e mirė dhe qėllim fisnik!24
Kėto ishin disa qėllime tė Muhamedit a.s. tė martesės sė tij me shumė gra, e jo siē thoshin shpifėsit dhe gėnjeshtarėt nė trilli¬met e tyre!
Hatixhe bint Huvejlid ishte gruaja e parė e Muhamedit a.s., tė cilėn e mori para Shpalljes. Kur u martua, Muhamedi a.s. ishte 25 vjeē, kurse Hatixheja 40 vjeē. Ajo qe e para qė inicoi marrėveshj-en e martesės, ndėrsa Pejgamberi a.s. e pranoi propozimin e mar¬tesės.25
Para se tė martohej me Pejgamberin a.s., ajo kishte qenė e martuar dy herė. Herėn e parė me Ebu Hale bin Zeraren, e herėn tjetėr me Atik bin Aidhin.26
Muhamedi a.s. kishte 25 vjetė martesė me gruan e tij tė parė Hatixhen, e jo 5 vjet siē shkruan nė librin Muhamedi- A ėshtė profet?, tė autorit Josef Smith, citoj: Muhamedi kishte 5 vjet martesė me gruan e tij tė parė Hatixhen.27
Nė kėtė libėr po ashtu do tė gjeni shumė shpifje tė tjera rreth Muhamedit a.s., e njėra ėshtė rreth grave tė Muhamedit a.s..
Hatixheja me Pejgamberin jetoi 25 vjet, 15 para shpalljes dhe 10 pas saj. Pejgamberi a.s. nuk u martua me ndonjė grua tjetėr de¬risa e kishte Hatixhen.
Kur Pejgamberi a.s. u martua me Zejneb bint Huzejmen, ajo kishte tė kaluar tė gjashtėdhjetat. Nuk jetoi me Muhamedin a.s. mė tepėr se dy vjet.28
Ndėrsa pėr aspektin social tė poligamisė, ėshtė e njohur qė prej arsyeve pėr lejimin e saj, ėshtė mėshira pėr gratė qė nuk mu¬nd tė gjenin kujdesje apo strehė, pasi kishin humbur bashkė¬sho¬rtėt e tyre.
P.sh., Muhamedi u martua me Ummi Seleme Hind el Mahzu¬mijen, sepse burri i saj ra shehid nė luftėn e Uhudit. Ajo mbeti me katėr jetimė, pa kujdestar dhe pa mbrojtės. Pejgamberi a.s. nuk pa rrugėdalje tjetėr pėr tė dhe pėr fėmijėt e saj, pėrveē tė martohej me tė. Kur i ofroi fejesė, ajo u shqetėsua pak dhe i tha Pejgambe¬rit a.s.: Unė jam shumė e moshuar jam nėnė e katėr jetimėve dhe jam shumė xheloze. Pejgamberi a.s. iu pėrgjigj: Sa u pėrket je¬timėve mi lėr mua dhe e lus Allahun xh.sh. tė ta largojė nga zem¬ra jote xhelozinė, dhe aspak nuk i pėrmendi vjetėt. Pas pėlqimit tė saj, e mori Pejgamberi a.s.. Ai kujdesej pėr edukimin e fėmijė¬ve tė saj, ua hapi zemrėn e tij tė madhe, sa qė nuk mendonin fare pėr humbjen e babait, sepse ata u kompensuan me njė baba qė ishte edhe mė i mėshirshėm se babai i tyre.29
A thua ka vend pėr tė thėnė diēka shpifėsit e poshtėr? A mund tė ketė kėtu vend epshi dhe dėshire? Apo, mos vallė, edhe kėtu nuk gjejnė bujarinė, butėsinė, krenarinė, mėshirėn, vlerėn dhe bamirėsinė e Pejgamberit tė madh tė njerėzimit, i cili erdhi si mėshirė pėr botėt.
Njė polemikė e tillė jo e ndershme e misionarėve tė krishterė ėshtė akuza pėr pedofili ndaj Profetit Muhamed lidhur me ma¬rtesėn e tij me Aishen, derisa ajo ishte e re.
Akuzave tė misionarėve tė krishterė kundrejt Muhamedit dhe martesės sė tij me Aishen, u mungojnė dėshmitė themelore. Po tė ishte martesa e tij me Aishen diēka e pazakontė dhe e dyshimtė, do tė kishte mospajtime nga ithtarėt e tij dhe aq mė tepėr nga kundėrshtarėt e tij.
Po tė ishte kjo martesė diēka e jashtėligjshme dhe abuzive, siē duan ta paraqesin disa tė krishterė, atėherė kundėrshtarėt e tij do ta pėrdornin kėtė me gjithė qejf nė luftėn e tyre propaganduese kundėr tij. Por diēka e tillė nuk ėshtė regjistruar asnjėherė.
Kulturat fetare e lejojnė qartė martesėn nėse personat kanė mbėrritur pjekurinė seksuale. Ėshtė irelevante mosha e caktuar legalisht nė vende tė ndryshme se kur u lejohet tė rinjve ligjėrisht qė tė kenė lidhje seksuale. Edhe kėtu ka dallime tė shumta. Nė Ja¬poni p.sh. mosha prej kur njerėzit ligjėrisht mund tė kenė lidhje seksuale ėshtė 13 vjeē, kurse nė Spanjė mosha 12 vjeē. Kjo gjith¬mo-nė varet nga pjekuria seksuale dhe relacioni i dyanshėm.30
Sidoqoftė, Aishja ishte mė e reja prej grave fisnike tė Pejga¬mberit a.s. dhe pa dyshim mė e zgjuara prej tyre. Me zgjuarsinė dhe dijen e saj, ajo ua kishte kaluar edhe shumė burrave. Shumė prej ashabėve tė Pejgamberit a.s. shkonin dhe kėrkonin prej Ai¬shes, qė tua shpjegonte shumė prej dispozitave fetare.
Urvete bin Zubejri thotė: Nuk kam parė grua mė tė dijshme nė lėmin e fikhut, mjekėsisė dhe poezisė se Aishja r.a.. Kjo nuk ėshtė aspak e ēuditshme, ngase tė gjitha koleksionet e Hadithit dėshmojnė pėr njė gjė tė tillė. Vetėm dy prej ashabėve kanė trans¬metuar hadithe mė shumė se Aishja: Abdullah ibn Amri dhe Ebu Hurejra.
Transmetuesit kanė pėrmendur qė numri i haditheve tė trans¬metuara nga gratė e Muhamedit a.s. ėshtė mė shumė se dy mijė. Aisheja ėshtė transmetuesja e numrit mė tė madh tė hadithe¬ve nga gratė e Muhamedit a.s. Ajo transmetoi afėrsisht 2210 hadithe. Pastaj Umu Seleme r.a., e cila transmetoi rreth 378 hadithe, ndė¬rsa tė tjerat transmetuan rreth 11 hadithe. Ky ndryshim nė trans-metimin e haditheve ndodhi ose pėr shkak tė vigjilencės, zgjatjes sė jetės familjare apo gjatėsisė sė jetės pas vdekjes sė Muhamedit a.s. Tė gjitha kėto arsye kanė qenė privilegje tė Aishes r.a., pasi ajo ishte mė e talentuara prej tyre. Pėr tė pėrmbledhur, njė prej arsyeve tė poligamisė sė Muhamedit a.s., mund tė jetė bashkė¬pu¬ni¬mi i vėrtetė nė transmetimin e haditheve, pra pjesėmarrja nė ndėrtimin dhe ruajtjen e Sheriatit e Synetit.31
Roli i Aishes r.a. nuk kufizohej vetėm nė transmetimin e haditheve. Ajo u mor edhe me jurisprudencė. Dituria e saj pėr ju¬ris¬prudencė ishte e tillė, saqė imam Zarkashi thotė: Ēereku i rre¬gullave juridike janė transmetuar nga Aisheja". Nė tė vėrtetė, Aisheja ishte njė juriste e madhe. Ajo jepte mendimet e saj pėr ēėshtjet fetare gjatė halifatit tė Ebu Bekrit, Omerit dhe Othmanit r.a. Njerėzit e pyesnin pėr shumė gjėra derisa vdiq; dhe gjykatėsit shkonin tek ajo qė tė zgjidhnin disa nga problemet e tyre.32
Pra, gratė me tė cilat qe martuar Pejgamberi a.s., qė tė gjitha ishin vejusha apo gra tė ndara, me pėrjashtim tė Aishes. Asnjėra nga ato gra tė ndara e vejusha nuk ishte posaēėrisht e njohur pėr bukurinė dhe sharmin e vet. Disa ishin mė tė moshuara se ai.33
Ai u martua me njė femėr kopte nga Egjipti, me njė hebreje tė religjionit dhe tė racės sė ndryshme, me njė vajzė zezake nga Abisinia. Ai nuk ishte i kėnaqur vetėm qė ti mėsonte njerėzit pėr vėllazėrinė dhe barazinė, por ai atė qė ua mėsonte, njėkohėsisht edhe e mendonte dhe e zbatonte nė praktikė.34
Allahu xh.sh. nė Kuran thotė:
Ne dėrguam edhe para teje tė dėrguar dhe atyre u mundėsuam tė kishin gra dhe fėmijė.
Citati kuranor tregon qartazi se edhe pejgamberėt e tjerė para Muhamedit a.s. kanė pasur gra dhe fėmijė. Kėtė e dėshmon edhe Bibla qė tregon nė shumė vende poligaminė- martesėn mė tepėr se me njė grua:35
a)Por Sarai, gruaja e Abramit, nuk i kishte dhėnė asnjė fėmijė. Ajo kishte njė shėrbyese egjiptase qė quhej Agar. Kėshtu Sa¬raj i tha Abramit: "Ja, Zoti mė ka ndaluar tė kem fėmijė; oh, futu te shėrbyesja ime, ndofta mund tė kem fėmijė prej saj". Dhe Abrami dėgjoi zėrin e Sarajt
mori shėrbyesen e saj Agarin, egjiptasen, dhe ia dha pėr grua burrit tė saj Abramit. Dhe ai u fut tek Agari, qė mbeti me barrė
.(Zanafilla 16:1-5)
b) Dhe Jakobi hyri gjithashtu te Rakela dhe e dashuroi atė mė tepėr se Lean. (Zanafilla 29:30)
c) Atėherė Jakobi u ngrit dhe i vuri bijtė e tij dhe gratė e tij mbi devetė (Zanafilla 31:17)
d) Por mbreti Salomon, veē bijės sė Faraonit, dashuroi shumė gra tė huaja, moabite, amonite, idumeje, sidonie dhe hiteje
. Ai pati si bashkėshorte shtatėqind princesha dhe treqind ko-nkubina. (Mbretėrve, 1,11:1,3)
e) Ata qė do tė mbijetojnė pas tij, do tė varrosen nga vdekja dhe tė vejat e tyre nuk do tė qajnė. (Jobi 27:15)36
Martesa me mė shumė gra ishte e lejuar nė ligjet e mėparsh¬me. Ibrahimi a.s. u martua me Sarėn e pastaj me Haxherėn. Ja¬kubi u martua me katėr gra: Zelhen, Belhin, Rakelen dhe Lean, pastaj Gedeoni, i biri i Joashit, u martua me shumė gra. Nė librin Gjykatėsit (8:30) thuhet: Ai kishte 70 meshkuj qė kishin dalė prej kurrizit tė tij, sepse ai kishte shumė gra.37
Pėrsėri nė Dhjatėn e Vjetėr pėrmendet se Davudi a.s. ishte martuar me shumė gra (shih: 2 Samuelit 12:8). Emrat e grave tė Davudit a.s. janė tė pėrmendura nė librin Samueli, 2, 3:2-5).38 Gjithashtu, duke folur pėr bazat e rregullimit tė ndarjes sė pasu¬risė sė babait midis djemve, flitet pėr dy gra si diēka normale, pa u quajtur turp (shih: Ligji i Pėrtėrirė, 21: 15-17). Pėr pasojė, tek feja ēifute pėrfshihet martesa me shumė gra.39 Mė tepėr, shih edhe citatet kur flasin pėr Poligamin tek: Zanafilla 4;19/ 25:6/ 26:34/; 1 Samuelit 1:1-2; 2 Samueli 12:7-8; 1 Kronikave 4:5; 2 Kroni¬kave 11:21/ 13:21/ 24:3; Mateu 25:1, etj.
Gjatė kohės sė shpalljeve biblike, poligamia u pranua nė pikėpamje religjioze, sociale dhe morale, pa kurrfarė vėrejtjeje. Ndoshta kjo ėshtė edhe arsyeja pse vetė Bibla nuk merret me kėtė ēėshtje, pra, pėr arsye se kjo nė atė kohė ishte gjė e zakonshme. Bibla kėtė as nuk e ndalon, nuk e rregullon, e madje as nuk e ku¬fizon.40
Nė besimin hebre njė njeri mund tė kishte disa qindra gra. Ungjilli nuk sjell asnjė dispozitė lidhur me kėtė ēėshtje, ndėrsa Tevrati lejon haptazi poligaminė. Gjithnjė deri nga gjysma e shekullit tetė dhe koha e Charlemagneit, poligamia ishte fenomen i zakonshėm nė Evropė dhe kisha kėtė nuk e gjykonte.41
Hebraizmi lejoi poligaminė e pakufizuar. Tė gjithė profetėt e pėrmendur nė Tevrat, pa pėrjashtim, patėn shumė gra.
Mendimtari egjiptian, Abas Mahmud el-Akadi, nė librin e tij Tė vėrtetat e Islamit dhe tė pavėrtetat e armiqve tė tij thotė: Nuk ka poligami tė kufizuar nė Tevrat ose nė Bibėl; ajo ėshtė e lejuar dhe u atribuohet vetė profetėve, duke filluar nga profeti Ibrahim e deri tek lindja e Isait.42
Pėr sa i pėrket Krishterimit; nuk ka tekst tė qartė, qė ta ndalo¬jė poligaminė. Por nė disa nga Letrat e Palit, ka dėshmi qė tregon se poligamia ėshtė e lejuar. Ai thotė:
ėshtė e obligueshme pėr peshkopin tė ketė vetėm njė grua.
Ėshtė vėrtetuar historikisht qė disa tė krishterė tė hershėm martoheshin me mė shumė se njė grua, dhe nė mesin e themelu¬esve tė hershėm tė kishės, kishte prej atyre qė kishin disa gra.43
Askush nuk ka tė drejtė tė thotė se Krishterimi ėshtė ai qė i detyroi botės qytetare perėndimore vetėm me njė grua. Pėrveē statusit tė peshkopėve dhe dhjakėve, Krishterimi nuk e ka ndaluar haptazi martesėn me shumė gra. (shih: Timoteut 1, 3:2,12)... Asnjėri nga Koncilėt e shekujve tė parė tė Krishterimit nuk i pati dalė kundėr martesės me shumė gra.
Nė mjaft raste, vetė Luteri (themelues i Protestantizmit) flet pėr martesėn me shumė gra me mjaft tolerancė: kjo gjė (martesa me shumė gra) nuk ėshtė e ndaluar nga Zoti... Pa dyshim martesa me shumė gra parapėlqehėt ndaj divorcit. (Koestlin, Martin Lu¬ther, I, fq.347, dhe II, fq. 693)44
Nėse, pra, qenka kėshtu, atėherė pėrse gojėkėqijtė ngritėn kaq pluhur pėr Muhamedin a.s. dhe pėr numrin e bashkėshorteve tė tij dhe folėn fjalė aq tė ndyta?!
Allahu i Plotfuqishėm (nė kaptinėn El-Haxh, ajeti 46), pėr tė tillėt tha: Nė tė vėrtetė sytė nuk verbėrohen, por verbėrohen ze¬mrat nė kraharor. Nė tė gjitha gratė e Pejgamberit a.s., nėse studiohet qėllimi i martesės i ēdonjėrės prej tyre, do tė gjejmė urtėsi, nga tė cilat Pejgamberi a.s. ka synuar tė arrinte diēka. Pejgamberi a.s. nuk ėshtė martuar me to pėr shkak tė epshit, kėnaqėsisė ose pėr shkak tė tė mirave tė kėsaj bote, por filozofia e martesės sė tij me ato, ka qe¬nė interesi qė i ka lidhur njerėzit me kėtė fe.
Ky ishte synimi i Pejgamberit a.s., sepse deshi ti bashkonte ato familjet e bashkėshorteve tė tij dhe ti nxiste nė Islam, tė bėnte lidhjen e tyre me kėtė fe, e tė zgjidhte problemet e shumta shoqėrore e njerėzore me anė tė martesave.
Siē dihet, Pejgamberi a.s. ishte shembull pėr myslimanėt nė tė gjitha segmentet, qė kanė tė bėjnė me kėtė jetė, pa marrė parasysh a bėhet fjalė pėr ēėshtje fetare apo jetėsore. Nė mesin e atyre ēė-shtjeve ishte mėnyra e sjelljes sė bashkėshortit me bashkėshorten dhe familjen e tij.
Myslimani ka shembullin e tij tė mirė nė Pejgamberin a.s., kur ėshtė si bashkėshort i gruas sė ve, beqare, tė re ose nė moshė, e bukur qoftė ose jo, arabe qoftė ose jo, bijė e shokut apo e armikut.45
Kushdo qė tė jetė, mik a armik, qė dyshon nė integritetin mo¬ral apo nė shkelqėsinė shpirtėrore tė Muhamedit a.s. lidhur me martesat e tij, duhet tu gjejė pėrgjigje adekuate pyetjeve qė vijo¬jnė:
Pse e bėri martesėn e parė nė moshėn njėzetepesėvjeēare, pa pasur kurrfarė kontakti me ndonjė femėr mė parė? Pse zgjodhi njė grua qė ishte dy herė vejushė dhe pesėmbėdhjetė vjet mė e moshuar se ai? Pse mbeti vetėm me tė deri nė vdekjen e saj, duke marrė parasysh se kishte mbi pesėdhjetė vjet? Pse i mori tė gjitha kėto vejusha dhe gra tė ndara tė pandihmuara, tė cilat nuk pose¬donin kurrfarė vlerash pėrkatėse? Pse bėri njė jetė tė tillė tė vra¬zhdė dhe tė rėndė, kur pati mundėsi tė jetonte njė jetė tė lehtė dhe konfore? Pse shumicėn e martesave tė tij i lidhi nė pesė vitet mė tė zėna tė jetės sė tij, kur misioni dhe karriera e tij ishin nė rrezik? Si ia arriti tė ishte ai qė ishte, po ta kishte kapluar jeta e haremit dhe epshet? Ka edhe shumė pyetje tė kėtilla. Kjo ēėshtje nuk ėshtė aq e thjeshtė sa tė mund tė interpretohet vetėm me anė tė dashurisė mashkullore dhe dėshirės pėr gra. Kjo ėshtė njė thirrje pėr mendim dhe analizė mė tė thellė.46
Pa dyshim, vetėm njerėzit pa cilėsi tė mira mund tė flasin dhe tė shpifin kundėr Muhamedit a.s.. Prandaj akuzat dhe shpifjet gji¬thnjė i janė bėrė Muhamedit a.s. nga njerėz tė njė lloji dhe soji tė ulėt.
Po e pėrfundoj me fjalėt e Allahut xh.sh.:
Pėrkundrazi, Ne tė pavėrtetėn e godasim me tė vėrtetėn dhe ajo (e vėrteta) triumfon mbi tė, ndėrsa ajo (gėnjeshtra) zhduket. (Enbija: 18)
Ata duan ta shuajnė dritėn e All-llahut me gojėt e tyre, po All-llahu e plotėson (e pėrhap) dritėn e Vet, edhe pse e urrejnė jobesimtarėt. Ai (All-llahu) ėshtė qė e dėrgoi tė dėrgu¬arin e vet me udhėzim tė qartė e fe tė vėrtetė, pėr ta bėrė mbizotėrues mbi tė gjitha fetė, edhe pse idhujtarėt e urrejnė. (Saff: 8-9)
Prandaj, kėrkesa jonė e fundit ėshtė: Gjithė falėnderimet dhe lavdėrimet qofshin pėr Allahun, Zotin e botėve!.
________________________
Literatura e shfrytėzuar:
Kurani- Pėrkthim me komentin i H. Sherif Ahmetit.
Bibla- Diodati i Ri, pėrkthim 1991-94.
Lėkundjet qė solli shekulli, M. Fethullah Gylen, Tiranė 1998
Dyshimet dhe tė pavėrtetat rreth shumėsisė sė grave tė Pejgamberit a.s., Muhamed Ali Sabuni, Tiranė 2000.
Muhamedi- A ėshtė Profet?, Joseph Smith, Prishtinė 2001.
www.islamidhekrishterimi.com
Nėn hijen e Besimit-2, M. Fethullah Gylen, Tiranė 2004.
Nektari i vulosur i Xhennetit, Saffijurrahman El-Mubarekkfuri, Pri¬shtinė 2001.
Besueshmėria e citateve Kuranore dhe atyre Biblike, Tahir Kukaj, Prishtinė 2005
200+ ways the Quran corrects the Bible, Mohamed Ghonem, Brooklyn NY.
Edukata Islame, viti XXXV, nr. 77, Prishtinė 2005
Islami nė Fokus, Hamude Abdulati, Shkup 2000
Fetva Bashkohore II, Dr. Jusuf Kardavi, Prishtinė 2002
Islami dhe Civilizimi Perėndimorė, Sejjid Muxhteba Musavi Llari, Gjilan 2004
E drejta familjare nė Islam, Irfan Abazi, Taxhedin Beslimi, Faredin Ebibi, Jusuf Zimeri, Shkup 1996
Gruaja nė Islam, prof. Dr. Beqir Topallogllu, Stamboll 2000
Edukata Islame, nr. 78, Prishtinė 2006
Triumfi i tė Vėrtetės, Rahmetullah El-Hindi.
Fusnotat:
1 Citimet janė marrė nga Kurani- Pėrkthim me komentin i H. Sherif Ahmetit.
2 Dyshimet dhe tė pavėrtetat rreth shumėsisė sė grave tė Pejgamberit a.s., Muha¬med Ali Sabuni, fq. 7-8.
3 Muhamedi- A ėshtė Profet?, Joseph Smith, fq. 67-68
4 Muhamed Ali Sabuni, fq. 8
5 Edukata Islame, nr. 78, fq. 51-52
6 Po aty, fq. 52-53
7 Muhamed Ali Sabuni, fq. 9
8 Nėn hijen e Besimit-2, M. Fethullah Gylen, fq. 108-109
9 Islami nė Fokus, fq. 338
10 Shih, Nektari i vulosur i Xhennetit, Saffijurrahman El-Mubarekkfuri, fq. 136, dhe Lėkundjet qė solli shekulli, M. Fethullah Gylen, fq. 50
11 E drejta Familjare nė Islam, fq. 157
12 Muhamed Ali Sabuni, fq. 10
13 E drejta Familjare nė Islam, fq. 156-157
14 Edukata Islame, nr. 78, fq. 55
15 Muhamed Ali Sabuni, fq. 13, shih edhe tek Edukata Islame, nr. 78, fq. 55
16 Po aty, fq. 13-14
17 Fetva Bashkohore II, fq. 198
18 Muhamed Ali Sabuni, fq. 15-16
19 Po aty, fq. 16, poashtu shih Nektari i vulosur i xhennetit, fq. 557-558
20 Lėkundjet qė solli shekulli, M. Fethullah Gylen, fq. 58-59
21 Muhamed Ali Sabuni, fq. 20, shih edhe tek Edukata Islame, nr. 78, fq. 56-57.
22 Po aty, fq. 22-23.
23 Po aty, fq. 18.
24 Po aty, fq. 19.
25 Islami nė Fokus, fq. 339, dhe Nektari i vulosur i xhennetit, fq. 68.
26 Muhamed Ali Sabuni, fq. 25, dhe shih Nektari i vulosur i Xhennetit.
27 Muhamedi- A ėshtė Profet?, Joseph Smith, fq. 65
28 Muhamed Ali Sabuni, fq. 31.
29 Po aty, fq. 35.
30 Po aty.
31 Edukata Islame, nr. 78, fq. 61.
32 Po aty, fq. 71.
33 Islami nė Fokus, fq. 341.
34 Po aty, fq. 345.
35 Citimet janė marrė nga Bibla- Diodati i Ri, pėrkthim 1991-94.
36 Pėr mė tepėr rreth Poligamisė nė Bibėl, shih tek: Besueshmėria e citateve Kuranore dhe atyre Biblike, fq. 147-150, dhe 200+ ways the Quran corrects the Bible, fq. 76-77.
37 Triumfi i tė vėrtetės, fq. 154
38 Po aty, fq. 154
39 Gruaja nė Islam, fq. 102
40 Islami nė Fokus, fq. 320
41 Islami dhe civilizimi perendimor, fq. 172
42 Edukata Islame, nr. 77, fq. 142
43 Po aty, fq. 142
44 Gruaja nė Islam, fq. 107-108
45 Fetva Bashkohore II, fq. 199
46 Islami nė Fokus, fq. 341-342
|
|